LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta kundër ambasadës amerikane dhe ndërkombëtarëve/ Palaço dhe hipokritë

21 Nëntor 2019, 12:22, Politikë CNA
Meta kundër ambasadës amerikane dhe ndërkombëtarëve/

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër ndërkombëtarët duke i quajtuar ata palaço.
Meta u shpreh se nuk është surprizuar aspak nga shkarkimi i Muçit nga ?vettingu politik? siç e quan ai.

?Zero surprizë nga vettingu i politikës. Vettingun e bllokoi Rama me disa palaço ndërkombëtarë.
Shtetet e Bashkuara janë si yll, janë si shpirt se me ato e kemi bërë Kushtetutën.
Ata e kanë bërë të qartë që punojnë me Kushtetutën që ka ndryshuar Rama dhe Agaçi.
Kam ftuar ekspertët e tyre t?i tregoj Kushtetutën e Shqipërisë?, u shpreh Meta.

Sipas Metës, ?Rama dhe palaçot ndërkombëtarët po e përdhosin dhe dhunojnë përditë Kushtetutën?.

“Larg duart nga Kushtetuta. Hiportikët që duan të çojnë këto akte në Venecia janë hipokritë se duhet të çonin çështjen e Arta Markut. Por tani duan ta çojnë sepse duan të mbrojnë Dvoranin sepse nuk është fajtori i vetëm dhe ka pasur garanci të disa palacove ndërkombëtarë për të përdhosur gjithë procesin?, u shpreh Meta.

Lajmet e fundit nga