LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me dy paga, 15 000 euro kursime/ Gjyqtarja e Tiranës, e pastrehë dhe me kredi

21 Nëntor 2019, 12:28, Vetingu CNA
Me dy paga, 15 000 euro kursime/ Gjyqtarja e Tiranës, e pastrehë dhe

Gjyqtarët dhe prokurorë shpeshherë çudisin me pasuritë që deklarojnë.

CNA.al, ashtu siç e kemi thënë edhe më herët, po hedh dritë mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, paralelisht me hetimet që po kryen Vettingu.

Këtë radhë në focus do të jetë gjyqtarja e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku, e cila është bërë pjesë e sistemit gjyqësor në vitin 2010.

Burimet e saj të të ardhurave, sipas të dhënave të ILDKPKI-së, burojnë nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Që në deklaratën  e parë atë të vititn 2010, gjyqtarja Plaku deklaron kursime.

Si patundshmëri deklaron një tokë me sipërfaqe 3 dynym, në fshatin Gradishtë, Lushnje, përfituar sipas ligjit 7501, nga bashkëshorti.

Në vitin 2015,bashkëshorti i gjyqtares deklaron kontratë huaje me vlerë 15 000 euro. Po në të njëjtin vit ai deklaron një kontratë për kalim të drejtash, por nuk e sqaron se për cfarë. Por, si shumë të shlyer ai deklaron  30 000 euro, 15 000 euro rrjedhin nga kontrata e huasë dhe 15 000 euro nga kursimet, ndërsa si shumë të pashlyer deklaron 29 878 euro .

Për disa vite radhazi ajo deklaron se ka paguar qira për banesën ku ka jetuar, ndërkohë nëse iu referohemi asaj  çfarë deklaron rezulton e pastrehë.

Në vitin 2017 deklarohet edhe një kredi bankare në shumën 1 000 000 lekë, ndërsa në vitin 2018, kursimet i deklarojnë në shumat 40 067 26 lekë në llogarinë rrjedhëse, 30 000 lekë të padepozituara dhe 259 389 83 lekë, kursime nga paga e bashkëshortit.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Irena Plaku.

Viti 2010 (Deklarata fillestare)

Të ardhura nga paga mujore në shumën 65 300 lekë.

Detyrim mujor për qira banese në shumën 20 000 lekë.

Bashkëshorti deklaron, tokë me sip 3 dynym, në fshatin Gradishtë, Lushnje, përfituar sipas ligjit 7501.

Paga e bashkëshortit nga Ministria e Brendshme, Garda e Republikës në shumën 68 000 lekë.

Viti 2010 (Deklarata vjetore)

Kursime nga të ardhurat, nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj në shumën 200 000 lekë. Nga kjo shumë 100 000 lekë cash në shtëpi dhe 100 000 lekë në llogari.

Viti 2011

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 310 000 lekë.

Kursime në shpi nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë, në shumën 65 300 lekë.

Detyrim mujor për qira banese në shumën 12 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 69 500 lekë në muaj.

Viti 2012

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 100 000 lekë.

Kursime në shpi nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare në Korcë, në shumën 871 767 lekë dhe 587 767 lekë.

Të ardhura nga leje-lindja në shumën 284 000 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 625 812 lekë.

Bashkëshorti, deklaron automjet tip ford focus, vit prodhimi 2001, me vlerë 300 000 lekë.

Viti 2013

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 160 251 lekë.

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, te depozituara në bankë, në shumën 1 000 000 lekë.

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, të padepozituara në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga kompesimi për barrëlindje, në shumën 57 760 00 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë, për 11 muaj në shumën 726 158 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 611 307 lekë.

Viti 2014

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 893 339 lekë.

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, te depozituara në bankë, në shumën 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga kompesimi për barrëlindje, në shumën 285 437 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë, në shumën lekë 603 964 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 645 190 6 lekë.

Viti 2015

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 671 819 56 lekë.

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, te depozituara në bankë, në shumën 1 100 000 lekë. Kjo depozitë ka përfunduar me datë13.10.2015.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë, në shumën lekë 1 075 993 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 669 330 lekë.

Bashkëshorti, kontratë huaje me vlerë 15 000 euro.

Bashkëshorti, kontratë për kalim të drejtash, (nuk e sqaron se për cfarë). Tek kategoria e shumës së shlyer shkruan 30 000 euro , 15 000 euro rrjedhin nga kontrata e huasë dhe 15 000 euro nga kursimet. Ndërsa në kategorinë e shumës së pashlyer shkruan 29 878 euro .

Viti 2016

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 236 177 lekë.

Kursime nga paga të padepozituara në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë dhe mëpas në Tiranë,  në shumën lekë 1 025 965 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si efektiv tek Garda e Republikës, në shumën 697 436 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Kontratë huaje me vlerë 15 000 euro.

Kontratë për kalim të drejtash. Shuma e shlyer 7 500 euro, që rrjedh nga kursimet dhe paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit. Shuma e pashlyer është 22 378 euro.

Viti 2017

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 10 646 lekë.

Kursime nga paga të padepozituara në shumën 20 000 lekë.

Kursime nga paga e bashkëshortit në shumën 224 979 33 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë,  në shumën lekë 1 003 756 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si efektiv tek Garda e Republikës, në shumën 795 665 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 220 000 lekë.

Kontratë huaje me vlerë 15 000 euro.

Kontratë për kalim të drejtash. Shuma e shlyer 10 000 euro, që rrjedh nga kursimet dhe paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit. Shuma e pashlyer është 12 378 euro.

Kontratë kredie bankare në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2018

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 40 067 26 lekë.

Kursime nga paga të padepozituara në shumën 30 000 lekë.

Kursime nga paga e bashkëshortit në shumën 259 389 83 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë,  në shumën lekë 1 061 978 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si efektiv tek Garda e Republikës, në shumën 883 905 lekë.

Kontratë huaje me vlerë 15 000 euro.

Kontratë për kalim të drejtash. Shuma e shlyer 2 000 euro. Shuma e pashlyer është 8 378 euro.

Kontratë kredie bankare në shumën 1 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 243 177 6 lekë dhe  pashlyer është shuma 676 934 47 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga