Pse ndjehemi të trishtuar dhe të lodhur gjatë stinës së dimrit?
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, thuhet në një studim. Në Evropë kjo ka vetëm pjesërisht sukses. Çdo vit në vendet e BE futen ilegalisht me mijëra njerëz. Si duhet të zgjidhet statusi i tyre?
Nevoja ka për punonjës sanitarë, pastrues apo punëtorë në ndërtimtari. Migrantët legalë pa kualifikime mund të punojnë në fusha të ndryshme. Por kjo nuk po ndodh pothuajse në Gjermani dhe në vendet e tjera evropiane, thuhet në studimin “Rrugët legale drejt Evropës”, të kryer nga Këshilli i Fondacionit për Integrim dhe Migrim (SVR). Në studim janë hulumtuar rrugët legale të ardhjes në Gjermani, Spanjë, Itali, Francë dhe Suedi.
Në pritje të autoriteteve -refugjatë në Gjermani
Në fokus të studimit janë shanset për ardhjen në këto vende të punëtorëve me kualifikime të ulta apo të mesme nga vendet e Afrikës, në të cilat nuk ka luftë, pra për migrantët, të cilët nuk kanë të drejtë azili. “Pyetja jonë është: A ka alternativa legale për këta njerëz që të punojnë në Evropë dhe të kryejnë ndonjë përgatitje profesionale, në vend të ardhjes së fuqisë ilegale punëtore?”, thotë Karoline Popp, bashkautore e studimit. Përgjigja më e shkurtër është: Vetëm në raste të posaçme.
Puna sezonale
Një nga këto raste është puna sezonale. Përderisa Gjermania për shembull më së shumti rekruton fuqi punëtore sezonale nga vendet e tjera të BE, në Francë, Spanjë dhe Itali vijnë punëtorë nga vendet e treta. Vitin e kaluar vetëm në Spanjë ka pasur rreth 14.000 punëtorë sezonalë nga vendet e treta.
Në Itali ky numër ka qenë zyrtarisht mbi 5500. Por mendohet, se shifra është shumë më e lartë, sepse Italia angazhon punëtorë – sipas kontigjenteve. Në vend të përdorimit të kësaj procedure legale, punëmarrësit shpesh angazhojnë edhe migrantë ilegalë – ndonëse nuk kanë dokumente legale për punë. Në këtë mënyrë humbet një nga mundësitë e pakta për punësim legal të migrantëve.
Kampi boshnjak i refugjatëve, Vucjak
Politika e dështuar
Jashtë kohës së punës sezonale ka shumë pak mundësi për punësime të migrantëve në këto vende. Studimi ofron edhe shkaqet pse: “Ka shumë shkaqe pse migrimi legal është i arsyeshëm. Por nuk dihet pse kjo rrugë nuk po ndiqet”, thotë Popp. Vendet duhet të jenë shumë më transparetne lidhur me fuqinë punëtore që ju duhet. Kjo mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave të tregut të punës. Një nga qëllimet duhet të jetë analizimi i fuqisë punëtore që gjendet në vend, para se të kërkohen punëtorë nga vendet e origjinës së tyre. Ekspertët thonë, se këtu ka nevojë për një bashkëveprim mes vendeve dhe një analizë më të thellë të nevojave në treg.
Lufta kundër migrimeve ilegale
Migrimi legal ka përparësi shumë më të mëdha nga ardhja ilegale. Kryetarja e ardhshme e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar mundësinë e ndryshimeve dhe reformën e fushës së migrimeve legale. Që në vitin 2016 është vendosur në kuadër të kornizave për partneritete në çështjen e migrantëve, që të hartohen masat me prioritet. Por nuk dihet, nëse ardhja legale vërtet e ka zvogëluar numrin e migrantëve ilegalë në këto vende, thuhet në Studimin SVR.
Disa të dhëna dëshmojnë efektet pozitive – si për shembull masat që ka marrë Gjermania për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas ardhjes masive ilegale të shumë njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2014 – 2015, ndonëse ishte e qartë, se ata nuk kanë shanse për azil, Gjermania ka vendosur që të hartojë një varg masash për ardhje legale. Një prej masave ishte futja e këtyre vendeve në listën e vendeve të sigurta të origjinës dhe hapja e mundësisë për punësime legale të shtetasve të këtyre vendeve. Në analizat e para thuhet se këto masa vërtet kanë dhënë rezultate. Kjo ka rezultuar me rritjen e numrit të ardhjeve legale dhe zvogëlimin e ardhjeve ilegale.
Rrugët e ndryshme – rezultati i njëjtë
Gjermania ka marrë shembull nga Suedia, për të hartuar masat për migrantët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në dallim nga vendet e tjera të përfshira në këtë studim, Suedia tek çështja e migrantëve orientohet tek nevojat e tregut. Në Suedi mund të vijë secili – nëse Suedia ka nevojë për të. Kushti është kontrata e punës. Punëdhënësit janë pra ata, të cilët vendosin, se kush mund të futet në tregun suedez të punës.
Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca kanë përdorur kritere të tjera. Kontigjente, studime të tregut të punës dhe marrëveshje bilaterale më vendet e treta kanë vendosur se për çfarë migrantësh legalë ka nevojë. Por studimi në të gjitha këto raste vjen tek konkludimi: “Në shumicën e vendeve i jepet më shumë përparësi fuqisë së kualifikuar punëtore ndaj asaj me kualifikime të mesme.” Por janë pikërisht njerëzit me kualifikime më të ulëta, ata të cilët kërkojnë më shpesh një perspektivë më të mirë përmes migrimeve ilegale./ DW
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Nga Elise Lobbedez “The Conversation”* Shpesh e perceptuar s...
Para samitit për Ukrainën Lindore që zhvillohet në Paris, ka...
Më 18 nëntor 1978, udhëheqësi i Tempullit të Popullit, Xhim ...
Kur Genghis Khan i hyri aventurës për të sunduar botën në vi...
Nga Katarina Panic “Fair Planet”Pasi dështuan të anëtarësohe...
Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bl...
Mafia italiane “Cosa Nostra”, është e më famshmja sot në bot...
Ne i duam ëmbëlsirat. Por sheqeri i tepërt në dietat tona us...
Në Kinë, dy pacientë të diagnostikuar me sëmundjen e Murtajë...
Leh Valesa, udhëheqësi legjendar i sindikatës polake “Solida...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”Moria, në ishullin grek Les...
Protesta të shumta antiqeveritare, kanë paralizuar prej muaj...
Në vitin 1873, shkrimtari francez Zhyl Vern botoi librin “Rr...
Nga Jayati Ghosh “Project Syndicate”Rreziqet e ndotjes së mj...
I lindur në një familje aristokrate, konti Klaus von Shtaufe...
Nga Peter Kellner “Carnegie Europe”*Analistët bëjnë shpesh k...
Ne jetojmë sot më gjatë, por jo shumë më mirë. Jetëgjatësia ...
Nga Daniel Pipe “National Interest”* Sundimi i Rexhep Taip E...
Tensionet aktuale midis Rusisë dhe NATO-s, kanë bërë që shum...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...