Connect with Us

Kriza politike/ Matthew Palmer bisedë telefonike me Presidentin Meta

Politikë

Kriza politike/ Matthew Palmer bisedë telefonike me Presidentin Meta

Publikuar

-

I dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Sipas News 24, biseda telefonike mes Metës dhe Palmer është zhvilluar pasditen e djeshme.

Ndërkohë nuk ka shumë detaje rreth bisedës midis tyre por mendohet se situata politike në vend dhe rrugët për një zgjedhje të saj të kenë qenë në fokus të saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëveshja për “Zgjedhoren”/ Biberaj: Nuk kemi bërë llogari

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, e ka konsiderua si një vendim për tu përshëndetur, uljen e opozitës me pozitën në një tryezë për Reformën Zgjedhore.

Megjithëse militantët e PD mbeten të zhgënjyer nga tradhëtia e kryedemokratit Basha, për Biberaj kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas tij, vendimi është mirëpritur.

“Nuk mendoj se janë zhgënjyer, të paktën nga kontaktet që kemi patur ne, është mirëpritur. Janë zhvillime krejt normale. Është vendim për tu përshëndetur.

Ne kemi patur dhe kemi një marrëdhenie shumë të mirë me ndërkombëtarët, qoftë SHBA qoftë BE. Unë mendoj se ne morëm vendimet  e duhura në kohën e duhur. Kemi dokumentin e bundestagut që është një udhërrëfyes.

Faktori ndërkombëtarë është me qytetarët shqiptar. Nuk është se favorizon një parti apo një tjetër.”

LEXO EDHE:  KLGJ zbulon skandalet e Ilir Metës/ KLD shmangu ligjin dhe futi në kaos drejtësinë

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews- Rama, Basha apo Meta/ Ja kush është më i korruptuari

Sa i përket aleancës me LSI, dhe nëse jemi në një pikë ku PD nuk mund të vijë në pushtet pa ta, Biberaj tha se ende nuk i kanë bërë këto llogari, por theksoi se janë në aleacë me çdo qytetar që don ti bashkohet PD.

“Ne kemi aleanacë me çdo qytetar. Nuk kemi bërë llogari vijmë apo nuk vijmë në pushtet me LSI apo pa LSI. PD është parti e madhe, ka pasur rotacion elitash, por është parti e hapur.  Unë i bej thirrje kujdo, le ti bashkohet opozitës. ” theksoi Biberaj më tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

116 mijë euro koncension të fshehtë/ Vokshi denoncon kontratën korruptive

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja demokrate Albana Vokshi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë që ai drejton.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi, ka thënë se qeveria e Edi Ramës vazhdon të punojë për të pasuruar Vilma Nushin dhe të ngjashmit e saj, duke vjedhur shqiptarët.

“Rasti i check up nuk është sukses, siç pretendon ministrja e Ramës, por është hajdutëri, është babëzi.

Mijëra analiza check up nuk ka dyshim që janë fiktive. Partia Demokratike ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up.

Më e rëndësishmja është që duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019”, ka shkruar Vokshi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  25 minuta “kokë më kokë” me Metën/ Nishani: Kushtetuta mbi gjithçka

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews- Rama, Basha apo Meta/ Ja kush është më i korruptuari

Sipas saj, përpara shëndetit të shqiptarëve janë paratë, është pasurimi i paligjshëm i qeveritarëve, Vilma Nushit dhe veglave të tyre.

“Vjedhja e hajdutëve të qeverisë dhe klientëve të tyre, lë pa pagesa shtresat e varfra, personat më të pamundur, ata me aftësi ndryshe dhe invalidët. Koncesioni korruptiv i check up, njësoj si gjithë koncesionët e tjerë në shëndetësi duhet të hetohet nga SPAK.Edi Rama dhe kushdo që ka përfituar prej vendimeve të tij abuzive duhen hetuar dhe të çohet para drejtësisë. Paratë e vjedhura duhet t’u kthehen shqiptarëve”, ka shkruar më tej ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë”/ Murrizi: E dinë veten pjesë të pushtetit

Publikuar

-

Nga

Deputeti Myslym Murrizi ka folur lidhur me marrëveshjen e firmosur mes pozitës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Murrizi shprehet se sheh një mazhorancë ku Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë siç janë mësuar dhe e dinë veten pjesë të pushtetit.

“Shoh një mazhorancë ku Rama, Basha dhe Kryemadhi janë të gjithë bashkë e sic janë mësuar e dinë veten pjesë të pushtetit.
Ata 39 deputetë që janë në parlament kërkojnë diçka ndryshe nga ata të tre”, u shpreh Murrizi në “Top Talk”.

Sipas tij, Rama, Basha dhe Kryemadhi kanë qenë bashkë edhe fizikisht edhe në ide.

LEXO EDHE:  “Presidenti dhe qeveria në luftë”/ Luan Rama: “Paradoksalisht qesharakë”

LEXO EDHE:  Një ditë para seancës plenare/ Rama i shkon në zyrë Metës

“Rama, Basha e Kryemadhi kanë qenë bashkë edhe fizikisht edhe në ide edhe pse herë pas here i paraqiteshin shqiptarëve sikur hedhin molotov. Nga largimi i Ramës shkuan tek largimi i Damianit.
Rama i çoi tek Damiani në bunkerin e pallatit të Kongreseve”, tha me tej Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE