LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish shefja e kabinetit të Ina Ramës, “çmend” me pasuri/ Zbulohet një tjetër prokurore milionere 

21 Nëntor 2019, 12:11, Vetingu CNA
Ish shefja e kabinetit të Ina Ramës, “çmend” me

Ish kancelarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Miranda Bushi që në vitin 2008, drejtoi kabinetin e Prokurores se Përgjithshme, të asaj kohe, Ina Rama, bën pjesë në listën e milionerëve.

Sot, Miranda Bushi, e cila është prokurore në shkallën e parë të Prokurorisë së Tiranës,  ia faturon pasurinë emigracionit nga vitet 1997, 1998 dhe deri në vitin 2004.

Të ardhurat ndër vite i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit si pedagog, por nga një biznes që deklarohet nga bashkëshorti si pronë e tij.

Llogaritë e prokurores janë të  ?çmendura?, por ne si media kemi për detyrë ti pasqyrojmë pasi sa i përket hetimit janë organet si ILDKPKI apo edhe Vettingu që do t?i filtrojnë në mënyrë të detajuar.

Si patundshmëri ajo deklaron në vitin 2008 një apartament banimi me sipërfaqe  118 m2, të pahipotekuar dhe të regjistruar në emër të bashkëshortit me vlerë 62 540 euro. Për blerjen e këtij apartamenti në Tiranë, prokurorja deklaron se ka marrë kredi në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj.

Gjithashtu ajo deklaron një lokal tregtie me sipërfaqe ndërtimi 390 m2 dhe me sip totale 1214 m2, në emër të bashkëshortit, blerë nga asetet e firmës piramidë Vefa në vitin 2001 me vlerë 7 500 000 lekë.

Kjo pronë deklarohet se i është lënë vëllait të prokurores, i cili e ka vënë në emër të tij dhe së motrës ijep 1 200 000 lekë në vit. Në fakt, sipas asaj që prokurorja ka deklaruar këtë shumë e kanë marrë deri në vitin 2012, më pas nuk jepet asnjë sqarim se çfarë ka ndodhur më këtë pronë.

Në vitin 2008, bashkëshorti i saj ka blerë, automjetin tip Golf 4, në me vlerë 8 000 euro dhe se për të mobiluar shtëpinë ka shpenzuar 30 000 euro.

Një vit më pas, prokurorja ka blerë edhe një apartament banimi në Vlorë, me sip 68 m2, me vlerë 35 000 euro. Shpezimet miliona lekë vijojnë më tej me shkollimin e vajzës dhe më vonë të djalit në Angli.

Në vitin 2016, bashkëshorti i prokurores sërish ka blerë një automjet, Audi Q3, vlerë 38 300 euro. Paguar 23 677 euro. Në deklaratë thuhet se është blerë me të ardhurat e kursyera ndër vite dhe me paratë që ka dërguar vajza nga Londra.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e prokurores Miranda Bushi.

Viti 2008 (Deklarata fillestare)

Ap banimi me sip 118 m2, i pahipotekuar dhe i regjistruar në emër të bashkëshortit me vlerë 62 540 euro. Ap është blerë me të ardhurat e krijuara në emigracion në Itali  përgjatë viteve 1998-2004 dhe me kredi bankare.

Lokal tregtie me sip ndërtimi 390 m2dhe me sip totale 1214 m2, e regjistruar në hipotekë në emër të bashkëshortit. Ëështë blerë nga asetet e firmës piramidë Vefa në vitin 2001 me vlerë 7 500 000 lekë.

Autoveturë tip Benz, blerë në vitin 2002, në emër të bashkëshortit, me vlerë 500 000 lekë.

Gjendje cash në banesë 100 000 euro.

Të ardhura nga puna në emigracion në Itali  përgjatë viteve 1998-2004, në shumën 40 000 euro.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në emigracion përgjatë viteve 1997-2004, në shumën 150 000 euro.

Të ardhura nga lokali në qytetin e Burrelit, në shumën 24 milion lekë.

Të ardhura nga paga si kancelare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, gjatë periudhësshkurt 2004-janar 2008, në shumën  5 000 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj.

Viti 2008 (Deklarata vjetore)

Blerje automjeti tip Golf 4, në emër të bashkëshortit me vlerë 8 000 euro.

Prokurorja thotë se ka deklaruar gabimisht, autoveturë tip Benz, blerë në vitin 2002, në emër të bashkëshortit, me vlerë 500 000 lekë. Sipas saj ajo është e vëllait, Helidon Bushi.

Depozitë bankare me afat 6 mujor, me vlerë 52 000 dollarë. Duke pakësuar gjendjen cash të deklaruar më parë.

Shpenzime për mobilimin e shtëpisë me vlerë 30 000 euro.

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, në shumën 1 367 165 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, në shumën 671 455 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm në dy universitete private, në shumat 84 400 lekë dhe 55 800 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 404 euro, ndërsa e pashlyer është 12 000 euro.

Pakësuar gjendja cash prej 100 000 euro.

Shtuar 10 000 euro të ardhurat vjetore nga pagat ku bën pjesë dhe vëllai.

Gjendje cash në banesë 33 000 euro.

Bashkëshorti Osman Hysa deklaron se nga data 31 dhjetor 2007, , lokalin me sip 390 m2 në qytetin e Burrelit, ia ka lënë vëllait të bashkëshortes Helidon Bushi, i cili e ka regjistruar në emrin e tij. Për këtë ai paguan shuman 1 000 000 lekë të vjetra në muaj.

Viti 2009

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, në shumën 1 419 824 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, në shumën 673 200 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm në tre universitete private, në shumat 97 200 lekë dhe 259 200 lekë dhe 1 600 euro.

Të ardhura nga lokali në Burrel lënë në përdorim të vëllait, në shumën 1 200 000 lekë.

Blerje ap banimi me sip 68 m2, në Vlorë, me vlerë 35 000 euro.

Depozita më afat 6 mujor, është pakësuar me 6 000 USD. Ishte 52 000 USD dhe është bërë 46 996 USD, pas blerjes së ap.

Pakësuar në zero gjendja cash prej 33 000 euro për blerjë ap.

Shtuar gjendja cash nga kursimet dhe të ardhurat vjetore në shumën 2 200 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 519 euro, ndërsa e pashlyer është 9 500 euro.

Viti 2010

Shtuar depozita bankare me afat 6 mujor me shumën 1 627 dollarë. Ishte 46 996 USD dhe është bërë 48 623 USD.

Shtuar gjendja cash nga kursimet dhe të ardhurat me vlerë 1 200 000 lekë.

Ngurtësuar për llogari të një kolegji të huaj, si garanci për frekuentimin e studimeve deri në fund, shuma 2 500 paund.

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, në shumën 1 514 876 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, në shumën 642 705 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm në një universitet privat, në shumën 152 000 lekë.

Të ardhura nga lokali në Burrel lënë në përdorim të vëllait, në shumën 1 200 000 lekë.

Interesi i depozitës në USD, në vlerën 10 333 USD.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 450 euro, ndërsa e pashlyer është 6 980 euro.

Shpenzime për shkollimin e vajzës në Angli në shumën 5 200 paund.

Gjendja e akumuluar e kursimeve ndër vite në shumën 3 400 000 lekë.

Viti 2011

Pakësuar depozita bankare me afat 6 mujor me shumën 8 598 dollarë. Ishte 48 623 USD dhe është bërë 40 025 USD.

Depozitë me afat 6 mujor, nga kursimet e akumuluara në shumën 19 500 USD.

Depozitë me afat 6 mujor, në shumën 3 mijë paund.

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, në shumën 1 513 584 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, në shumën 922 279 lekë.

Të ardhura nga lokali në Burrel lënë në përdorim të vëllait, në shumën 1 200 000 lekë.

Interesi i depozitës në USD, në vlerën 875 USD.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 424 euro, ndërsa e pashlyer është 6 000 euro.

Shpenzime për shkollimin e vajzës në Angli në shumën 6 000 paund.

Viti 2012

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, shtuar me 688 USD. Vlera është 40 713 USD.

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, pakësuar me 1 234 USD për shpenzime familjare. Vlera e mbetur është 18 266 USD.

Depozitë me afat 6 mujor në emër të subjektit deklarues, shtuar me 1540 paund. Vlera është 4 540 paund.

Depozitë bankare në emër të djalit, 300 USD.

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe më pas si prokurore në shkallën e parë, Tiranë  në shumën 1 127 883 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 724 417 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 49 680 lekë.

Të ardhura nga lokali në Burrel lënë në përdorim të vëllait, në shumën 1 200 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 424 euro, ndërsa e pashlyer është 8 665 euro.

Viti 2013

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, pakësuar me 404 USD. Vlera e mbetur është 40 309 USD.

Bashkëshorti ka tërhequr nga depozita e tij bankare shumën 18 266 USD, për shkollimin e vajzës në Angli.

Subjekti deklarues ka tërhequr nga depozita e saj bankare shumën 4 540 USD, për shkollimin e vajzës në Angli.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 006 554 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 118 088 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 52 920 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 400 euro, ndërsa e pashlyer është 6 779 euro.

Viti 2014

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, pakësuar me 8 097 USD. Vlera e mbetur është 32 212 USD.

Pakësuar gjendja cash me vlerë 2 000 000 lekë, për shkak të shpenzimeve të shkollës së vajzës në Angli dhe shpenzimeve të tjera familjare.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 228 114 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 030 985 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 112 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 400 euro, ndërsa e pashlyer është 5 054 euro.

Viti 2015

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, pakësuar me 30 205 USD, për shkak të kthimit të depozitës në lekë.

Pakësuar gjendja cash me vlerë 1 500 000 lekë, për shkak të shpenzimeve familjare.

Krijimi i depozitës nga keshi i akumuluar në vite në shumën 950 000 lekë.

Krijimi i depozitës, krijuar nga konvertimi i depozitës në dollar si dhe nga kursimet në shumën 5 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 195 403 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 124 342 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 49 109 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 160 euro, ndërsa e pashlyer është 3 004 euro.

Vajza, Keisi Hysa, të ardhura nga puna në bankën amerikane ?Mery Lynch?, në Londër dhe të shpenzuar për shkollim në universitetin UCL si dhe për jetesë në shumën 21 883 paund.

Viti 2016

Depozitë bankare sëbashku me interesat në 5 076 500 lekë.

Shpenzim i depozitës në shumën 950 000 lekë, për blerje e një Audi Q3 nga bashkëshorti.

Audi Q3, blerë nga bashkëshorti me vlerë 38 300 euro. Paguar 23 677 euro. Në deklaratë thuhet se është blerë me të ardhurat e kursyera ndër vite dhe me paratë që ka dërguar vajza nga Londra.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 152 711 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 012 180 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 108 819 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës në bankën amerikane në Londër në shumën 10 471 paund, të cilat 7 471 paund i ka transferuar në llogarinë e babait të saj, ndërsa shumën 3 000 paund e ka sjellë kur ka ardhur me pushime.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Ka përfunduar.

Kredi me vlerë 14 623 euro, me këst mujor 300 euro me shlyerje afati 5 vjet, për llogari të ?Porche lising Albania?. Shuma e shlyer është 1 800 euro, ndërsa pashlyer janë 16 200 euro.

Vajza, Keisi Hysa, të ardhura nga puna në bankën amerikane ?Mery Lynch?, në Londër, në shumën 68 000 paund.

Viti 2017

Depozitë me afat maturimi 3 mujor  prej 25 052 19 paund

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 918 159 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 151 253 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 113 084 lekë.

Kredi me vlerë 14 623 euro, me këst mujor 300 euro me shlyerje afati 5 vjet, për llogari të ?Porche lising Albania?. Shuma e shlyer është 3 600 euro, ndërsa pashlyer janë 12 600 euro.

Vajza, Keisi Hysa, të ardhura nga puna në bankën amerikane ?Mery Lynch?, në Londër, në shumën 90 000 paund.

Viti 2018

Depozitë me afat maturimi 3 mujor  prej 11 372 19 paund. Kjo depozitë u krijuar nga konvertimi i një pjesë të depozitës ekzistuese në lekë, ndërsa pjesë tjetër është përdorur për shkollimin e djalit në Angli.

Depozitë prej 7 700 paund.

Pakësim me 5 980 paund i depozitës ekzistuese, për shkak të shkollimit të djalit në Angli.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 163 592 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 114 352 lekë.

Kredi me vlerë 14 623 euro, me këst mujor 300 euro me shlyerje afati 5 vjet, për llogari të ?Porche lising Albania?. Shuma e shlyer është 3 600  euro, ndërsa pashlyer janë 9 000 euro.

Vajza, Keisi Hysa, të ardhura nga puna në bankën amerikane ?Mery Lynch?, në Londër, në shumën 88 333 paund.

Ngurtësuar për llogari të një kolegji në Londër, si garanci për frekuentim deri në fund të kolegjit, për vëllain Klaus Hysa, shuma 3 000 paund./CNA.al

Lajmet e fundit nga