LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilva Tare: “Do të bëhemi zëri i qytetarëve përmes ndershmërisë dhe paanshmërisë”

21 Nëntor 2019, 21:50, Sociale CNA
Ilva Tare: “Do të bëhemi zëri i qytetarëve përmes

Ilva Tare prezanton misionin e “Euro News Albania”

Misioni i medias në ditët e sotme nuk është kryerja e rolit të përçuesit të zhurmës dhe kaosit informativ, që shkaktohet nga axhendat e politikës dhe grupeve të interesit. Media sot është përballë sfidave për të raportuar të gjitha anët e një ngjarjeje, pa mbajtur qëndrim, duke qenë të pavarur si gazetarë.

Ky është misioni i Euronews Albania. Fuqizimi i audiencës me lajme të sakta, të pandikuara dhe me raportime, me integritet profesional.

Rrugëtimi i shqiptarëve drejt Evropës ka qenë e mbetet delikat e plot pengesa dhe gabime historike. Herë prej nesh, herë prej tyre, ne në Euronews Albania ne jemi të angazhuar t?i tregojmë Evropës, Shqipërinë dhe historinë e shqiptarëve, evropianë dhe që me Skënderbeun, dhe tani edhe me cilësi mediatike evropiane.

E dëshirojmë dhe e besojmë dhe për këtë kemi bekimin, mbështetjen dhe gjithë ekspertizën e grupit Euronews, se përmes Euronews Albania kemi transformuar mënyrën e të bërit televizion informativ në Shqipëri. Për këtë jemi në sprovë të përditshme, sfida të shumta, të cilat jemi të vetëdijshëm që duhet t?i përballojmë.  Ndryshimi është i domosdoshëm, përndryshe bëhesh i panevojshëm. Dhe media shqiptare e ka provuar në kurriz ç?do të thotë të bëhesh i panevojshëm dhe i pabesueshëm.

Por ndryshimi i gjendjeve statike, i status-quos është i vështirë, shpeshherë dekurajues. Jo për ne. Me një investim kurajoz dhe të pazakontë në rajon, si në teknologji ashtu edhe në burime njerëzore, Euronews Albania, synon të jetë pararojë e një revolucioni mediatik, i shumëkërkuar nga qytetarët dhe investitorët.

Në një vend si Shqipëria, ku qasjet ekstreme përjashtojnë gjithëpërfshirjen, Euronews Albania është i angazhuar me përkushtim për të qenë përçuesi i një demokracie të shëndetshme, të një shoqërie normale, sepse jemi të tillë.

Ne do ta sfidojmë axhenden ekzistuese të lajmeve duke u bërë zëri i qytetarëve përmes ndershmërisë, paanshmërisë. Ne nuk do të ndjekim lajmet, që i servirin palë të interesuara, ne do t?i kthejmë çështjet tuaja në lajm.

Le të bëjmë më të mirën, së bashku! Na priftë e mbara!

Lajmet e fundit nga