Connect with Us

“Ia ka borxh popullit shqiptarë”/ Manjani këshillë Metës

Politikë

“Ia ka borxh popullit shqiptarë”/ Manjani këshillë Metës

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar tryezën e thirrur nga presidenti Meta me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, mbajtur dy ditë më parë.

Sipas Manjanit, Presidenti si kryetar shteti ka detyrimin të marrë nismën dhe ta thërrasë tryezën ndërpartiake, pasi secili duhet të shpalosë pikpamjet e veta për daljen nga kriza në tryezë dhe jo në zëdhënie populiste. “Kush nuk e do Shqipërinë nuk dialogon. Por tryeza duhet thirrur”, vijon Manjani më tej.

“Presidenti i Republikës është institucioni publik legjitim që të thërrasë një tryezë të hapur të dialogut politik ndërpartiak në vend.

Vetëm dialogu do të shënonte fillimin e zgjidhjes së krizës në vend.

Çdo gjë tjetër vetëm e thellon krizën dhe kaosin.

Ky sugjerim vlen vetëm nëse kuptohet si detyrim institucionesh publike si Presidenti dhe partitë dhe jo detyrimisht si emra të përveçëm.

Ne nuk na duhet të pajtojmë personat njëri me tjetrin (pajtohen kollaj jo për gjë), por të vendoset dialogu ndërmjet institucioneve publike që janë pronë e popullit shqiptar. Personat këto janë, pavarsisht detyrave që mbajnë. Ata nuk e përjashtojnë dot njëri-tjetrin sepse po nuk janë në këto detyra që janë sot do jenë në detyra të tjera, por po aty janë.

LEXO EDHE:  Trondit ish-ministri Ramës/ Prokuroria bashkëpunon me kriminelët

Prandaj dialogu është i rëndësishëm të kuptohet si institucion dhe jo si kredo personale e askujt. Presidenti si kryetar shteti ka detyrimin të marrë nismën dhe ta thërrasë tryezën ndërpartiake.

Këtë detyrë ja kanë borxh popullit shqiptar si Presidenti, Kryeministri e partitë politike në vend. Secili duhet të shpalosë pikpamjet e veta për daljen nga kriza në tryezë dhe jo në zëdhënie populiste. Edhe nëse nuk arrihet zgjidhje, dialogu bën veç mirë. Ai duhet të vazhdojë në shqip e prej Shqiptarësh që presupozohet që e duan Shqipërinë njësoj. E duan shqipërinë shumë më shumë sesa çdo i huaj që jeton këtu.

Kush nuk e do Shqipërinë nuk dialogon. Por tryeza duhet thirrur.

Asnjë ambasadë apo negociator nuk e zëvendëson dot tryezën zyrtare të dialogut!?

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjuha Italiane në dokumentet zyrtare/ Kuvendi reflekton pas raportit kritik të ISP

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Shqiperise, seancat plenare

Instituti për Studimet Politike bën të ditur se Kuvendi I Shqipërisë ka reflektuar pas raportit kritik të muajit të kaluar.

Sipas ISP, deri në janar 2020 Kuvendi vijonte të përdorë gjuhën italiane në disa dokumente, përfshirë cilësimin e grupeve të deputetëve në deklarimet e fletëve të votimit.

ISP në raportin monitorues në janar 2020 e konsideroi këtë një shkelje dhe rekomandoi korrektimin e praktikës, për të përdorur gjuhën shqipe në çdo dokument zyrtar që prodhon parlamenti, përfshirë dokumentacionin e votimit.

Por, sikurse bën të ditur ISP, në shkurt 2020 Kuvendi e ka reflektuar kritikën dhe tashmë të gjitha deklarimet e votimit bëhen në gjuhën shqipe!

LEXO EDHE:  Trondit ish-ministri Ramës/ Prokuroria bashkëpunon me kriminelët

LEXO EDHE:  Trondit ish-ministri Ramës/ Prokuroria bashkëpunon me kriminelët

Në foto janë ilustruar dy rastet e deklarimit, ai në janar dhe ai aktual, në të parin me emërtime në gjuhën italiane dhe në të dytin vetëm në gjuhën shqipe, si dhe pjesë të raportit kritik të ISP mbi këtë çështje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Faktet/ Lulzim Basha një vit pas diegies së mandateve

Publikuar

-

Nga

Një vit më parë në mesditë, Lulzim Basha, pas një vendimi të pakonsultuar, totalisht i nxituar dhe me pasoja katastrofike për opozitën dhe Shqipërinë, shkoi si një kalama i llastuar dhe i inatosur dhe dogji mandatet e deputetëve.

Hyri në kryesinë e Kuvedit, si triumfator. Dorëzoi letrat dhe tha se kishte djegur mandatet. Me këtë rast mbajti dhe një fjalim përpara Partisë Demokratike, në selinë e Republikës së re tek ish-godina e SHQUP.

Lulzim Basha tha se Edi Rama kishte rënë, qeveria ishte rrëzuar, kryeministër vendi nuk kishte, fitorja ishte e sigurtë. Atë e kishin bërë demokratët me protestën e tyre dhe deputetët e Republikës së re të Lulit, me djegien e mandateve.

Sot jemi një vit më pas. Basha është më qesharak se kurrë. Ende nuk ka dalë të kërkojë të falur për atë jo gabim, por veprim skandaloz politik. Por, publikon foto për të dielë të mbarë me bashkëshorten e tij, a thua se në një vit nuk ka ndodhur asgjë dhe Lulzim Basha nuk ka asnjë përgjegjësi.

Përgjegjës për situatën e krimit, ekonominë dhe korrupsionin në vend, pa dyshim është kryeministri dhe qeveria e tij. Por, përgjegjës për vrasjen e shpresës dhe gjendjen ku ndodhet opozita është edhe Lulzim Basha.

Pra, kreu i Republikës së re, i cili një vit më parë me djegien e mandateve i fali Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese. Luli kishte luftuar që Reforma në Drejtësi të kishte votat për t’u ndryshuar, vetëm nga një shumicë kushtetuese.

Dhe kështu ndodhi. Por, me djegien e mandateve, Luli i dha në dorë Ramës Reformën në Drejtësi. Ky i fundit po ndryshon ligjet kushtetuese me deputetët që hynë në parlament nga lista e Bashës, të cilët na zbuluan një skandal tjetër në lidhje me kryetarin e Republikës së re. Cilësinë e listave, ku nuk mungonin lloj e soj injorantësh dhe të paaftësh, të cilët ishin kandiduar për deputetë.

Por, le të kthehemi tek 16 shkurti, atje ku filloi.

Lista e PD-së nuk i dorëzoi e gjitha mandatet, ashtu si edhe ajo e LSI-së. Disa deputetë qëndruan. Lefter Koka, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, dhe gati pesëdhjetë të tjerë u futën në parlament. Pra, nga lista vazhduese e Republikës së re dhe LSI-së.

Parlamenti është i cunguar, nuk ka 140 deputetë. Por, ka një mazhoranë kushtetuese që Luli ia dorëzoi Edi Ramës, që ky i fundit të bënte çfarë të donte.

Më pas filloi protestat. Dhunë, gaz lotsjellës, molotov mbi institucione dhe një përplasje e ashpër me ndërkombëtarët. Lulzim Basha u “tregoi dhëmbët” amerikanëve dhe Bashkimit Europian. Tha se nuk do t’i njihte ata. Se ata ishin të korruptuar.

Filluan sulmet ndaj zyrtarëve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ndaj ambasadave dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë.

Për rreth tre apo katër muaj, në të paktën 12 protesta tha se qeveria kishte rënë dhe çdo mbyllje proteste këndonte himnin në një mënyrë të shëmtuar dhe duke gënjyer. Por, shpejt i dolën të palarat.

Në 30 qershor nuk hyri në zgjedhje, megjithëse ndërkombëtarët i kërkonin të hynte.

Zgjedhjet u zhvilluan të cunguara, por Lulzim Basha sërish i fali Edi Ramës 61 bashki në tavolinë.

Pra, me djegien e mandateve një vit më parë, Rama mori nga Luli mazhorancën kushtetuese dhe 61 bashki dhuratë. Nuk patën fushatë, patën një palë zgjedhje të qeta, pa asnjë problem, ku Rilindja nuk hoqi dot dorë nga kandidatët e inkriminuar, me të shkuar të errët dhe ku Republika e re nuk bëri asnjë garë. Megjithëse Luli premtoi se do të kishte përballje në çdo qendër votimi dhe se Shqipëria do të ishte flakë e zjarr, zgjedhjet ishin si në kohën e diktaturës. “Sa të lumtur votojmë për partinë”.

Më tej, Lulzim Basha i harroi protestat dhe përplasjet me ndërkombëtarët, duke i gënjyer shqiptarët se do të kishte zgjedhje në tetor, me një ç’dekretim dhe një dekretim të ri nga presidenti Ilir Meta, i cili i hidhte benzinë zjarrit.

LEXO EDHE:  Meta pret Lajcak: Sllovakia model për Ballkanin

LEXO EDHE:  Pezullimi i Haki Çakos/ Manjani: Çështjet e ligjit nuk komentohen

Në finale nuk ndodhi asgjë. Në muajin tetor ka pasur një takim diku në Europë mes Ramës dhe Bashës. Ky i fundit na tha se kryeministri kishte rënë, por pas gjashtë muajsh tokhej fshehurazi me të. Gati një marrëveshje e re, e cila pritej të bëhej publike me Reformën Zgjedhore, pas disa negociatave të ardhura nga Gjermania, ku Bundestagu vendosi kushte dhe u  kërkoi palëve të uleshin në tryezë. Kryekusht ishin zgjedhjet dhe Reforma Zgjedhore.

Tërmeti i 26 nëntorit tronditi Shqipërinë dhe la një plagë të madhe për vendin. Ndërkohë, Lulzim Bashës disa ditë më parë i ishte anulluar një vizitë në SHBA.

U tha se do të shkonte në fillim të dhjetorit, por kjo nuk ndodhi.

Megjithë fatkeqësinë që shkaktoi, tërmeti i shërbeu klimës politike, uljes së përplasjeve. Luli u kthye në një anëtar të Shtabit të Emergjencave të Edi Ramës, ku shkonte shpi më shpi e derë më derë, rrënoja më rrënoja për të treguar pasojat e tërmetit katastrofik.

Më pas sinjalet po jepeshin. Rama vazhdonte në rrugën e tij, ndërsa Lulzim Basha dorëzohet pa kushte. Shkon dhe ulet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Sërish me një gënjeshtër, duke thënë se parlamenti kishte rënë.

Brenda një viti tha aq shumë gënjeshtra sa askush nuk po e besonte dot më. Nuk ekzistonte më parlamenti, ai kishte rënë sepse Luli ishte ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe gjithçka do të duhej të votohej me konsensusin e opozitës joparlamentare.

Sërish një gënjeshtër e ardhur nga Lulzim Basha, i cili ishte në parlament, dogji mandatet dhe i fali Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese. Ai ishte në parlament dhe mund ta kishte bërë Reformën Zgjedhore atje, si pjesë integrale e Kuvendit. Pavarësisht se ishte në opozitë, ishte për t’u përballur, ishte për t’u përplasur në parlament, por nuk e bëri detyrën që i dhanë qytetarët. Iku nga parlamenti sepse Rama e intimidonte, e tallte. Sepse i tillë ishte ai dhe grupi parlamentar që ai kishte ndërtuar. Një tufë me kllouna dhe të paaftë që nuk i vlenin askujt. Dhe sot ja ku jemi, një vit pas 16 shkurtit të vitit 2019. Një vit dështimesh dhe gënjeshtrash nga kryetari i opozitës. Një Shqipëri me shpresë të vrarë. Askush nuk ka më shpresë as tek opozita.

Shqipëria dhe shqiptarët të vrarë e plagosur nga një qeveri korrupsioni dhe një qeveri e cila është faktuar botërisht për lidhjet e saj me krimin dhe në fund një opozitë që i qëndron përballë, që nuk ngjall asnjë shpresë. Por, shikohet si banda e radhës, palë me qeverinë. Asgjë më shumë sesa kaq. Dhe një kryetar opozite, i cili nuk inspiron askënd. Tani ka ndryshuar thjeshtë dhe vetëm ka ndryshuar stilin.

Ai që nuk pyeste për ndërkombëtarët dhe hidhte benzinë e molotov mbi institucionet, tani është kthyer në Lulin që shkon e bën pazar me plakat e lagjes apo flet në instagram me të rinjtë për Arsimin e Lartë e sërish gënjen e sërish gënjen, e sërish gënjen.

E ndërsa sot jemi pas një viti, ku duhet të japë llogari pse e shpartalloi në këtë gradë opozitën, Luli del e na tregon foto me bashkëshorten e tij në krah dhe iu uron shqiptarëve ditë të mbarë në zymtësinë dhe mjerimin e tyre. Sepse Luli ka dështuar për shqiptarët, por ai nuk ka dështuar për veten e tij. Atij thjeshtë dhe vetëm i shtohet pasuria. A vazhdon të jetë edhe më mirë se dje sepse ortakëria me Edi Ramën vazhdon dhe të dy bashkë po ecin përpara drejt një qeverisje të përbashkët./ CNA.al

Video-Rama një vit që nuk është më kryeministër/ Lëvizja e radhës e Bashës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e donatorëve/ Ahmetaj: Presim 300-350 milion euro

Publikuar

-

Nga

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga konferenca e donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që të mblidhen 300 deri 350 milionë euro.

Në një intervistë dhënë për Tv Klan, ministri thotë se nëse shifra do të jetë më e ulët kjo do të sillte shumë vështirësi për zbatimin në kohë të planeve të qeverisë.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin. Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj.

Nga axhenda e bërë publike nga Komisioni Europian parashikohet që konferenca të nisë me nënshkrimin e fondit prej 15 milionë Eurosh që Komisioni ka vendosur në dispozicion të Shqipërisë për të përballuar kostot e tërmetit të 26 Nëntorit.

LEXO EDHE:  Pezullimi i Haki Çakos/ Manjani: Çështjet e ligjit nuk komentohen

LEXO EDHE:  Vettingu/ Meta letër partive, ja çfarë ju kërkon

Ndër të tjera, dy ditë më parë, ministri i Jashtëm Stef Blok konfirmoi se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin. Gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor në Mynih, kryeministri Edi Rama u takua me kryeministrat e Kanadasë dhe Kuvajtit si dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite.

Edhe ata shprehën gatishmërinë për t’u bërë pjesë e konferencës së donatorëve për rindërtimin nga tërmeti që mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

LEXO TE PLOTE