LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hysni Milloshi paska lënë trashëgimi të fortë

21 Nëntor 2019, 12:35, Politikë CNA
Hysni Milloshi paska lënë trashëgimi të fortë

Nga Arian Galdini

Mu kujtua i ndjeri Hysni Milloshi, ish Kryetari i Partisë Komuniste që e nisi si aleati i PS e vdiq si aleati i PD – LSI.

Në një dalje televizive në minutazhin e tij elektoral në TVSH për zgjedhjet e 31 marsit, Hysni Milloshi tha:
“I bëj thirrje popullit shqiptar që të votojë Partinë Komuniste me në krye mua, shokun Hysni Milloshi. Sepse unë do mbroj sovranitetin e Shqipërisë dhe Kushtetutën. Nuk do të lejojmë ne asnjë ambasadë apo shtet të huaj të ndërhyjë më në punët tona. Po votuat Partinë Komuniste me në krye mua, shokun Hysni Milloshi, ju premtoj se ne do tia thyejmë aq keq brinjët SHBA-ve, sa do tu duhet një spital 14 milion katësh që të ndreqin brinjët, pale po i ndreqën dot…”

Lexoj e shoh se Hysniu paska lënë trashëgimi të fortë.

Kur ju them unë se këta tallen me Kujtim Gjuzin, por ndër këta Kujtim Gjuzi është lule, ju smë besoni…

Lajmet e fundit nga