LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese me mandat të debatueshëm

21 Nëntor 2019, 13:44, Vetingu CNA
Faktet/ Të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese me

Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetuese kishte nëntë anëtarë në fillim të procesit të Reformës në Drejtësi, ndërsa dorëheqjet, tërheqjet nga detyra dhe vettingu e reduktuan atë në një anëtar.

Zëvendësimi i vakancave ka sjellë përplasje të forta mes Presidencës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga ana tjetër, mazhoranca socialiste pretendon se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, brenda këtij viti.

Por, duket se ringritja e Gjykatës Kushtetuese, ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 5 anëtarë, nga nëntë që do duhej të kishte në total.

Por, edhe këta 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, secili prej tyre ka madat të debatueshëm.

E fillojmë së pari me Besnik Muçin, i cili u shkarkua sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Besnik Muçi pretendon se KPA nuk ka tagrin ta shkarkojë, pasi sipas tij Vettingu për të ka nisur si prokuror, ndërkohë që ai me betimin tek Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka humbur statusin si prokuror.

Por, a ka moral të qëndrojë Besnik Muçi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që sipas vendimi të KPA ka probleme me pastërtinë e figurës dhe nuk justifikon pasurinë.

Shkojmë më tej tek Vitore Tusha, e cila është me mandat të përfunduar.

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është gjyqtarja e parë shqiptare e cila e kaloi me sukses procesin e Vetingut. Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008.

Një tjetër anëtare e Gjykatës Kushtetuese e shumë debatuar është Marsida Xhaferllari. Kjo e fundit është dekretuar nga presidenti, por e klasifikuar jashtë listës prej 3 kandidaturash.

Arta Vorpsi: e klasifikuar e para nga KED, porn ë një process shumë të debatuar. Por përtej akuzave dhe kundër akuzave, apo përtej vlerësimit të figurës së saj si jurist, fakti është se Arta Vorpsi nuk është dekretuar nga Presidenti.

Arta Vorpsi është betuar tek një noter, duke anashkaluar institucionin e Presidencës.

Po ashtu janë edhe dy anëtare të tjera të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska, emra të cilat u votuan nga parlamenti, port ë dyja janë përzgjedhur si kandidatura të vetme, dhe jo nga një listë prej tre kandidaturash.

Këta janë anëtarët e Institucionit më të lartë gjyqësor në vend./ CNA.al

Lajmet e fundit nga