Connect with Us

Dërgimi i çështjes së Kushtetueses në Komisionin e Venecias/ PD tregon pasojat

Politikë

Dërgimi i çështjes së Kushtetueses në Komisionin e Venecias/ PD tregon pasojat

Publikuar

-

Partia Demkratike ka reaguar mbi debatin për Gjykatën Kushtetuese e Gjykatës Kushtetuese.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shprehet se kryeministri Rama po tenton të kapë e kontrollojë politikisht Gjykatën Kushtetuese.

“Është provuar qartë dhe pa asnjë mëdyshje se Edi Rama kërkonte të vidhte një anëtar që i takonte ta emëronte Presidenti. Edi Rama shkeli Kushtetutën dhe ligjin, jo vetëm duke emëruar njëkohësisht dy anëtarë në Parlament, por mbi të gjitha, duke mos zbatuar kushtin kushtetues dhe ligjor që për çdo vend vakant duhet të kishte jo më pak se 3 kandidatë të vlefshëm”, thuhet në reagimin e PD.

Lidhur me dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, Partia Demokratike shpreh bindjen se për Shqipërinë dhe qytetarët e saj është me rëndësi themelore vënia në funksionim sa më parë e Gjykatës Kushtetuese.

“Duke patur në konsideratë se Komisioni i Venecias nuk jep vendime por opinione, e vetmja pasojë do të ishte vonesa e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe hapja e një debati tjetër mbi lexime të kundërta të cfarëdo opinioni të Komisionit të Venecias nga palët. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i këtyre debateve. Shqiptarët nuk meritojnë të mbeten për muaj të tjerë pa Gjykatë Kushtetuese”, thuhet mes të tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

Lidhur me debatin për Gjykatën Kushtetuese, rikonfirmojmë qëndrimin se Edi Rama po tenton të kapë e kontrollojë politikisht Gjykatën Kushtetuese. Kjo cënon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi. Kjo është në kundërshtim me qëllimin madhor që kishte dhe duhet të ketë Reforma në Drejtësi, që të shkëpuste drejtësinë nga politika. Kjo bie ndesh me kërkesën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për drejtësi të pavarur.

Ne mbështesim plotësisht qëndrimin institucional dhe kushtetutes të Presidentit të Republikës për emërimet në Gjykatën Kushtetutese. Është provuar qartë dhe pa asnjë mëdyshje se Edi Rama kërkonte të vidhte një anëtar që i takonte ta emëronte Presidenti. Edi Rama shkeli Kushtetutën dhe ligjin, jo vetëm duke emëruar njëkohësisht dy anëtarë në Parlament, por mbi të gjitha, duke mos zbatuar kushtin kushtetues dhe ligjor që për çdo vend vakant duhet të kishte jo më pak se 3 kandidatë të vlefshëm. Nëse flasim për vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, ato janë vendimet e emërimeve që ka bërë Parlamenti në kundërshtim të hapur me nenin 125 të Kushtetutës dhe pikën 5 të nenit 7/c të ligjit të Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE:  BETEJA/Kush janë 3 emrat e socialistëve që mund të hiqen nga lista fituese

Lidhur me dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, Partia Demokratike shpreh bindjen se për Shqipërinë dhe qytetarët e saj është me rëndësi themelore vënia në funksionim sa më parë e Gjykatës Kushtetuese.

Duke patur në konsideratë se Komisioni i Venecias nuk jep vendime por opinione, e vetmja pasojë do të ishte vonesa e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe hapja e një debati tjetër mbi lexime të kundërta të cfarëdo opinioni të Komisionit të Venecias nga palët.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i këtyre debateve. Shqiptarët nuk meritojnë të mbeten për muaj të tjerë pa Gjykatë Kushtetuese.

Për këtë arsye, vijimi i këtij debati vetëm sa shtyn bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, e zvarrit atë dhe pamundëson që Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit.

Sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, sa më gjatë me gjyqtarë nën presion, aq më shumë përfiton Rama me vendimet e paligjshme, aq më shumë mbetemi peng në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Lidhur me çështjen e z. Besnik Muçi pas vendimit të KPA-së, qëndrimi ynë është se Partia Demokratike nuk ka komentuar dhe nuk do të komentojë asnjë vendim të vetingut për përjashtim nga sistemi i drejtësisë, me të drejtë ose me të padrejtë. Ka një numër vendimesh për përjashtim të cilat, në pamje të parë, të japin perceptimin e një padrejtësie, por detyra jonë nuk është t’i komentojmë ato. Në këto raste, ne nxisim këdo prokuror dhe gjyqtar ta kërkojë të drejtën e tij në institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ne kemi denoncuar dhe do të denoncojmë me vendosmëri dhe forcë çdo rast, kur vetingu mban në sistem njerëz të korruptuar dhe të lidhur me krimin, siç është rasti i gjyqtarit Ardian Dvorani. Ai e kaloi vetingun me ndërhyrje politike, edhe pse kishte miliona lekë pasuri të pajustifikuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Kush janë 5 kandidatët që pritet të thyejnë listën nga PD dhe PS

LEXO EDHE:  Skemë mafioze për Portin e Durrësit?/ Basha tenton të mohojë pazaret, pse hesht PD?

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, që në fakt nuk janë për përjashtime siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagojnë ish-krerët e PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

  Gjergji Papa

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Edhe, Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009

                      Agron Azisllari

kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim, ndërsa deklaron për CNA.al se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari për CNA.al.



Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Kush janë 5 kandidatët që pritet të thyejnë listën nga PD dhe PS

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali / Pse deputetët e PD-së shkojnë vetëm 5 minuta në komisione

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

                           Andrea Mano

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE