LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në "Fiks Fare"/ I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

21 Nëntor 2019, 21:39, Politikë CNA
Denoncimi në "Fiks Fare"/ I falsifikojnë firmat për

Erida Saraçi bashkë me trashëgimtarë të tjerë të familjes Saraçi ankohen në Fiks Fare duke pretenduar se prona e familjes së tyre u është marrë pa të drejtë nga tre anëtarë të familjes mbi dokumenta të falsifikuara.

Fiks Fare u interesua edhe pranë ndërtuesit të pallatit, të ndërtuar mbi këtë pronë. Ky i fundit shprehet që i vjen keq për familjarët, pasi ata janë një familje, janë djem xhaxhallarësh, por ai është i detyruar të lidhi kontrata vetëm me ata që kanë emrin në tapi.

Fiks Fare bashkë më Erida Saraçin ju drejtuan zyrës së Kadastrës Shkodër. Kjo e fundit ktheu një përgjigje me shkrim ku sqaron se për këtë pasuri, janë bërë dy aplikime. Aplikimi i parë është bërë në vitin 2009 dhe është refuzuar. Aplikimi i dytë është bërë në vitin 2011, vit kur është regjistruar edhe prona. Ndër dokumentet mbi të cilat është bërë ky regjistrim, sipas kadastrës është edhe Vendimi i Komitetit Ekzekutiv i qytetit Shkodër, numër 24 datë 01.04.1989 për lejim dhurimi. Vendim ky që është bërë me deklarata të gjetura të falsifikuara, me tre akte ekspertimi. Familjarët e dëmtuar, kanë bërë një kallëzim pranë prokurorisë për shpërdorim detyre, nga ana e hipotekës, ku pretendojnë që prona është regjistruar me dokumente të falsifikuara. Prokurori ka vendosur pushimin e çështjes me argumentin se nuk mund të provohet shpërdorimi i detyrës, pasi nuk është detyrë e hipotekës të verifikoj origjinalitetin e dokumentacionit.

Ndër të tjera prokurori cilëson se në praktikën e kryerjes së një regjistrimi mund të jenë depozituar shumë dokumente dhe organi i akuzës nuk mund të kryejë akte ekspertimi apo të pyes personat që kanë dijeni për të gjitha këto dokumente. Por në të vërtetë prokuroria ka kërkuar kryerjen e aktit të ekspertimit për deklaratat e heqjes dorë nga pasuria, dhe ndër to është verifikuar se firma nuk është e trashëgimtarëve, pra është falsifikuar.

Prokuroria nuk ka kërkuar asgjesimin e këtyre dokumenteve, por ka cilësuar se personat që pretendojnë falsifikimin mund ta kundërshtojnë atë në format edhe mënyrat e parashikuara nga ligji psh duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dokumentit, duke u shmangur kështu nga hetimi falsifikimin e dokumentacionit, të verifikuar prej tyre me akte të ekspetimit, dhe duke u shprehur vetëm për shpërdorimin e detyrës. /Top Channel/

Lajmet e fundit nga