LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha apel SHBA/ Bëni një operacion spastrimi në këto godinat anash Bulevardit “Dëshmoret e Kombit”

21 Nëntor 2019, 11:32, Kronika CNA
Artan Hoxha apel SHBA/ Bëni një operacion spastrimi në këto

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar pas propozimit të ambasadës së SHBA në Tiranë, që për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ti drejtohen Komisionit të Venecias.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shpërndan deklaratën e Ambasadës së SHBA, Artan Hoxha bën edhe një deklaratë të fortë.

Artan Hoxha i bën apel SHBA, që marinsat që solli në Tiranë, të bëjnë një operacion spastrimi edhe në godinat anash Bulevardit ?Deshmoret e kombit?, duke iu referuar kështu institucioneve si Parlamenti, Kryeministria dhe Presidenca.

?Me duket se nuk na ben me derman as Komisioni Venecias???!!!
Por meqe i sollet ata marinsat e Forcave Operacioniale Speciale te Shteteve te Bashkuara te Amerikes para ca ditesh ne Tirane, dhe mesa di vazhdojne te jene duke bere stervitje rrethinave te kryeqytetit, nxirrini te bejne nje operacion spastrimi ne keto godinat anash Bulevardit ?Deshmoret e kombit?, se ka per te dale gjithe populli ti mbaje ne krah ne sheshin ?Skenderbej?…?-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga