LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu me dorë të hekurt/ Arta Marku asnjë hetim për prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar

20 Nëntor 2019, 14:11, Vetingu CNA
Vettingu me dorë të hekurt/ Arta Marku asnjë hetim për

Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë rënë në procesin e Vettingut, kryesisht për shkak të mos justifikimit të pasurisë, por edhe se kanë rezultuar me probleme në dy kriteret e tjera.

Që do të thotë kanë qenë të lidhur me krimin si dhe kanë dështuar në aspektin profesional.

Të paktën nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 gusht 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka dhënë 189 vendime.

68 vendime janë për shkarkimin nga detyra të 40 gjyqtarëve, 26 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë.

Por nëse shkojmë më tej që me nisjen e Vettingun dhe deri në ditët  e sotme numri i të shkarkuarve është më i madh.

Pas shkarkimit, disa prej tyre u janë sulur zyrave të avokatisë, meqë organet hetuese heshtin.

Përvec rastit të hetimit të ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, nga Prokuroria, nuk ka pasur asnjë reagim.

Prokuroria e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, ajo që u shqetësua për Shullazin dhe shkaktoi përplasje tek Krimet e Rënda, ka heshtur për të shkarkuarit nga Vettingu.

Me heshtjen e saj dhe mos rekomandimin e hetimeve tek Krimet e Rënda, ajo ka mbuluar korrupsionin që gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar kanë zhvilluar në dyert e drejtësisë.

Qindra miliona euro pasuri e dyshimtë, e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, normalisht duhej të kishte shkuar drejt konfiskimit dhe pronarët të përgjigjeshin para drejtësisë.

E gjithë kjo katrahurë nuk mund të përfundojë vetëm me shkarkimin e tyre.

Por, Arta Markun nuk e ka shqetësuar, krimi dhe korrupsioni i prodhuar nga gjyqtarët dhe prokurorët, kolegë të saj, të cilët pritet të hetohen nga SPAK-u.

Mes emrave që kanë rënë në procesin e Vettingut janë njerëz të rëndësishëm të drejtësisë.

Përmendim këtu ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori,  anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Krimeve të Rënda./CNA.al

Fshehu të dhëna mbi pasurinë/ Vettingu i ?pret kokën? kryegjyqtarit

Nga pasuria e dyshimtë tek lidhja me krimin/ Shkarkohen 40 gjyqtarë dhe 26 prokurorë

Pasuria ?fundos? gjyqtaren/ KPK e shkarkon nga detyra

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda përballë vettingut/ KPK jep vendimin

Gjyqtarja e Apelit Korçë në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin

Besnik Muçi në ?rrjetën? e vettingut/ Zbulohet emri i biznesmenit që po ?fundos? gjyqtarin

Deklarim i rremë e konflikt interesi/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit

Nuk i shpëton Vettingut/ Ervin Metalla shkarkohet nga detyra

U përball me Vettingun/ KPK jep vendimin për prokuroren e Krimeve të Rënda

Gjyqtari milioner ngec në ?rrjetë?/ KPA e shkarkon nga detyra

Pasuria ?fundos? gjyqtaren e Krimeve të Rënda/ KPK e shkarkon nga detyra

Deklarim i rremë e konflikt interesi/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit

Lajmet e fundit nga