LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Tryeza e diskutimit për arsimin kthehet në propagandë"/ Denoncon studenti: 10-15 persona më dhunuan pas takimit

20 Nëntor 2019, 21:47, Denoncim CNA
"Tryeza e diskutimit për arsimin kthehet në

Një denonim për një rast të paprecedentë, ka mbërritur në redaksinë e CNA.al.

Përmes një letre denoncuesi, i cili në këtë rast është një student, shprehet se është dhunuar nga një grup prej 10-15 personash.

Shkak për dhunën e ushtruar ndaj tij, shprehet studenti janë replikat e bërë nga ana e tij gjatë pjesëmarrjes në një tryezë diskutimi në Fakultetin Ekonomik, për arsimin  dhe të drejtat e studentëve.

Ndërsa, rrëfen se mbledhja për të diskutuar mbi arsimin është kthyer e gjitha në një propagandë, studenti denoncon se personat kanë zgjedhur t?iu përgjigjen replikave të tij me dhunë pas takimit, në afërsi të Vilës Gjuta.

Studenti u ka bërë ?thirrje Kryetarëve të Këshillit të Studentëve t?i ndalojnë këto monstra?, sikurse iu referohet ai, të hyrjnë në Universitete.?

Letra e Plotë:

Pershendetje!

Sot nje grup aktivistesh te Levizjes per Universitetin kishin organizuar nje tryeze diskutimi ne Ekonomik. Arsyeja teorike per thirrjen e tryezes ishte te diskutohej per problematika te studenteve por ne fakt diskutimi u sos duke bere propagande.

Fakt i pakundershtueshem eshte qe ne salle jame futur pa leje formale nga fakulteti.

Gjate diskutimit pati replika nga ana ime per menyren sesi po shtrohej problemi i studenteve dhe vetem per replikat qe i bera pa ofenduar askend por thjesht duke shprehur mendimin tim, vandalet e Levizjes me kapen ne befasi kur une po largohesha dhe me goditen diku afer viles Gjuta. Ishin rreth 10-15 veta nga ata kunder 1 individi. Nuk po shkruaj per tu viktimizuar sepse se kam ne natyre, kjo eshte natyra e tyre (tek faqja e tyre thone qe i rrafem ne), por per tju treguar se kush jane ne te vertete ata qe “u cane” duke folur per arsimin.

Personat qe me goditen sigurisht i kam evidentuar dhe shume shpejt do mbajne pergjegjesite e duhura. Nese mendojne se me kane trembur i genjen mendja.

Pas ngjarjes se sotme Levizja mund te futet ne Ekonomik vetem nese une do jem i vdekur. Kjo nuk eshte nje deklarate personale emocionale, por nje deklarate qe une e bej ne mbrojtje te integritetit te fakultetit ku une studioj.

E di qe kam ne profil disa pjesetare te Levizjes, dhe padismutim nuk jane gjithe fajtore per ate qe me ndodhi sepse secili ka pergjegjesi personale. Ama duke qene se goditja me eshte bere nga ju si organizate me synimin qe te me trembni dhe mos jem me kunder ideve tuaja vandaliste, ju them vetem dicka: jo vetem qe sme keni trembur, por me keni motivuar me shume. Nese doni te mos ju demaskoj me duhet te me vrisni, se me nje grusht nuk arrini gje.

Te fortet perdorin argumenta, te dobetit dhunen.

Faleminderit!

Shkruar nga Andi Varrosi  ,Komunistet e OP Arlind Qorit  (Erion Veliajt) dhunojne Studentet .I bej Thirrje Kryetareve te Keshillit te Studenteve ti ndalojne keto monstra hyrjen ne Universitete./CNA.al

Lajmet e fundit nga