Connect with Us

Taulant Kopliku tregon çfarë po ndodh me Alvin Berishën/ Ja pse nuk tërhiqen fëmijët e tjerë nga Siria

Sociale

Taulant Kopliku tregon çfarë po ndodh me Alvin Berishën/ Ja pse nuk tërhiqen fëmijët e tjerë nga Siria

Publikuar

-

Taulant Kopliku, gazetari shqiptar, pjesë e stafit të emisionit investigativ italian “Le lene”, ishte sot në “Abc-ja e mëngjesit’ me Enkel Demin.

Ndër të tjera gjatë bisedës në studio, gazetari rrëfeu se ç’po ndodh me Alvin Berishën, vogëlushin i cili u shpëtua nga kampi sirian, në operacionin e të cilit mori pjesë edhe ky i fundit.

Kopliku tregoi se komuna në të cilën banon familja e Alvinit ka vënë gjithçka në dispozicion për të bashkëpunuar për shëndetin e vogëlushit.

“Afrimi po bashkëpunon me komunën ku banojnë dhe ka vënë në dispozicion të gjithë mjetet e nevojshme për Alvinin.

Djali flet shqip, por edhe me italishten po punojnë. I kthehet besoj memoria.”-tha Taulant Kopliku.

Po ashtu gazetari u ndal edhe tek shqiptarët e tjerë që qendrojnë të burgosur në kampin Al Hol. Sipas gjykimit të gazetarit vështirësia e qeverisë shqiptare është raporti i ngushtë me turqit dhe moskomunikimi me kurdët.

LEXO EDHE:  Krah babait me paterica/ Dalin fotot e vogëlushit Alvin Berisha pas operacionit

Ky është mendim gazetari, nga aq sa unë e kam prekur terrenin nëse qeveria shqiptare e pranon dhe do të komunikojë me kurdët do ishte e thjeshtë. Kurdët në disa shtete konsiderohet si terroristë, Shqipëria nuk e ka shprehur hapur. Por me veprimet e mbëshetetjes turke mban një qëndrim. Kemi njerëzit tanë atje që nuk arrijmë t’i marrim dot në një lidhje direkte nga Kurdistani, duhet një lëvizje nëpërmjet Sirisë dhe kalimit në Damask. Pra ka dy rrugë ose nga Damasku ose nga Irbili. Nga kjo duhet të ketë një lidhje direkte me kurdët.

Është edhe një lidhje mjaft e ngushtë mes dy krerëve të qeverive…”-u shpreh gazetari Kopliku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat Josifi bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

LEXO EDHE:  Foto-E mbani mend Alvin Berishën?/ Shikoni sa ka ndryshuar vogëlushi që u shpëtua nga kampi Sirian

LEXO EDHE:  ISIS-i po ndërton “Kalifatin” e tij të dytë

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE