Connect with Us

Shqipëria, dështim në respektimin e të drejtave të fëmijëve

Sociale

Shqipëria, dështim në respektimin e të drejtave të fëmijëve

Publikuar

-

Në 30-Vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Shqipëria mbetet ende një vend me shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve!

Dita e sotme përfaqëson Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës dhe 30-vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF).

Shqipëria është një ndër vendet e para që ratifikoi KDF-në, 27 vjet më parë, në Shkurt 1992. Megjithatë vendi vazhdon të mbetet burimi i shkeljeve serioze të të drejtave të fëmijëve, sidomos në drejtim të mungesës së mbrojtjes së mjaftueshme për fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, skllavëria dhe përdorimi për punë të rëndë e të detyruar, varfëria në masë e fëmijëve dhe mos-garantimi i të drejtës për arsim.

Nisur nga kjo gjendje e rëndë, të cilën CRCA/ECPAT Shqipëri dhe shumë organizata të tjera të shoqërisë civile e kanë raportuar çdo vit, kemi vendosur që në vend të festës, të marshojmë dhe protestojmë për ndërgjegjësimin e Qeverisë, politikanëve, shoqërisë, fëmijëve dhe medias, mbi situatën në të cilën ndodhen fëmijët dhe adoleshentët në vendin tonë.

Të dhënat e mëposhtme, të shkëputura nga një sërë raportesh, tregojnë situatën e rëndë të fëmijëve në Shqipëri:

86% e fëmijëve në Shqipëri thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen;
89 % e fëmijëve të intervistuar deklarojnë se Qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm apo aspak për të mbrojtur të drejtat e tyre;
Çdo 3 ditë humbet 1 fëmijë në Shqipëri. Gjatë 3 viteve të fundit, 365 fëmijë kanë humbur, prej të cilëve 258 vajza dhe 107 djem.
Mbi 50,000 fëmijë punojnë në punë të lehta e të rënda për të siguruar mbijetësën e familjeve të tyre;
77% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje;
11% e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimeve dhe abuzimit seksual;
41% e fëmijëve, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla.

LEXO EDHE:  Blendi Fevziu baba për herë të tretë?!/Ja çfarë thotë gazetari

Marshimi nis para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të vijuar më pas drejt Bashkisë së Tiranës, duke u ndalur para ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrisë.

Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që punojnë e avokojnë çdo ditë për të drejtat e fëmijëve, kanë vendosur të ngrenë zërin e tyre për të kërkuar një perspektivë më të mirë për fëmijët në Shqipëri, për të kërkuar zbatimin e Konventës së të drejtave të fëmijëve, për të kërkuar llogari nga institucionet shqiptare lokale dhe qendrore, për respektim të plotë të të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentët. Kuvendi, Qeveria dhe Bashkitë në Shqipëri e kanë për detyrë që, jo vetëm të zbatojnë të plotë ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, por edhe të marrin të gjitha masat që asnjë fëmijë të mos gjendet i vetëm, pa përkrahje apo i harruar! Ne sot i bëjmë thirrje çdo zyrtari publik dhe politikani: Mbroni fëmijët! Mos lini asnjë fëmijë vetëm në çastet më të vështira apo vendimtare në jetën e tyre!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

U dëmtua nga tërmeti/ Godina 15 në Qytetin Studenti do shembet

Publikuar

-

Nga

Godina nr.15 në Qytetin Studenti është shpallur e pabanueshme pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas konstatimeve nga Instituti i Ndërtimit, u mor vendimi që kjo godinë të shembet për të mos rrezikua rjetën e banorëve.

“Kemi marrë tre akt konstatime nga Instituti i ndërtimit, të cilat dëshmojnë se godinat 15, 18 dhe 19, në Qytetin Studenti janë të dëmtuara përtej ç’mund të riparohet, kanë dëmtime në strukturë. Fillimisht do të marrim vendim vetëm për godinën numër 15, kurse relacionet për 18 dhe 19 do t’i keni tek takimi sot pasdite. Janë tre godina të cilat nuk banohen nga studente, tejet të amortizuara, të zaptuara në vitin 1991. Ka 30 vite që rrinë të zaptua, është shprehur kryebashkiaku Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Veliaj lejon shtimin e 3 kateve mbi pallatin ekzistues”/ Qytetari denincon: Pronari na kërcënon

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas qytetarit, Veliaj ka lejuar shtimin e kundraligjshëm të 3 kateve mbi pallatin ekzistues me 8 kate.
Qytetari shprehet se pallati ndodhet në rrugën Shkëlqim Fusha tek Komuna e Parisit.

“Pronari vazhdon ndërtimin edhe sot dhe na kërcënon të mos flasim sepse ndihet i plotfiqishëm. Zoti Berisha Durrësi e Tirana po shkatërrohen ata vazhdojnë ndërtojnë dhe na vënë ne në rrezik jetën”, shkruan qytetari dixhital./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rama pret në kryeministri inxhinieren Bozdo/ Jeni burim sigurie

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri inxhinieren Luljeta Bozdo.

Kryeministri ka shprehur falenderim të veçantë për inxhinieren. Rama i tha Bozdos se ajo ka bërë një punë të madhe për të qetësuar njerëzit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Jeni një burim sigurie.  Keni bërë një punë të madhe për të qetësuar njerëzit”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Antibiotikët dhe fëmijët

LEXO EDHE:  Studimi/ Fëmijët e mëdhenj janë më të mbarë se të tjerët

Inxhinierja Bozdo tha se ka mundur të vizitojë disa banesa të dëmtuara dhe sipas saj  nuk ka arsye për panik dhe njërëzit duhet të rrinë të qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE