Connect with Us

Shkarkimi i Metës/ Blushi i përgjigjet sugjerimeve të Palokës: Presidenti, ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Blushi i përgjigjet sugjerimeve të Palokës: Presidenti, ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës

Publikuar

-

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas sugjerimit të nënkryetarit të PD, Edi Paloka për shkarkimin e presidentit apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Meta të mos jetë në zyrë.

Blushi shprehet se nuk duhet të shohin ëndrra të tilla pasi sipas tij, Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë jashtë, do të jetë në krye të detyrës

“Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai është dhe do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës”, shkruan Blushi.

Postimi i plotë:

Lidhur me sugjerimin e z.Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presidenti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë Presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve:
Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES.
Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqipëria nuk ka asnjë karantinë ndaj virusit kinez/ Masat e deritanishme janë propagandë”

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se Shqipëria deri tani nuk ka asnjë karantinë për koronavirusin.

Sipas Shehut, karantina nuk mund të jetë një dhomë me disa shtretër por, një strukturë komplekse në projekt, organizim e funksionim. Demokrati i bën apel shtetit të ketë një prezencë trë ngushtë bashkë me strukturat përkatëse në vendet fqinje të Italisë dhe Greqisë të cilat janë shumë të interesuara në forcimin e masave mbrojtëse në Shqipëri.

“Shqipëria nuk ka asnjë “Karantinë” ndaj virusit “kinez”.
Heshtja e plotë e Shtetit, me gjithë insistimin, për të shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantinë” që flasin, si është organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshëm në funksion të saj e të mbrojtjes nga ajo epidemi e mundeshme, flasin për mos egzistencën e saj, apo për ndonjë të tillë vetëm në 3D.
Një “karantinë” mbrojtese në këtë rast nuk mund të jetë ndonjë “dhomë” me disa shtretër, por një strukturë shumë komplekse në projekt, organizim e funksionim.
Masat e deritanishme tek ne janë shumë superficiale e në nivel propagande, qe nuk japin asnjë siguri, duke filluar që nga disa “maska” të ekspozuara për të hequr vemendjen, kur në fakt dhe ato vetë nuk garantojnë asgjë.
Duhet menjëherë seriozitet, trasparence, bashkëpunim, dislokim fondesh e jo keq përdorim të tyre me disa PPP abuzive e veçanërisht një koordinim, mbështetje e prezencë e ngushte me strukturat përkatëse të Italisë e Greqisë, që janë shumë të interesuara në forcimin e masave mbrojtëse në Shqipëri.
Teoritë konspirative te “sekretit shtetëror” janë vetëm “gjethe fiku” e të denja për rregjimin e Kim Jong-un”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj shndërron Tiranën në makthin e qytetarëve/ Ku shkuan 586 milion euro?

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar, ka lënë në harresë rrugët e Tiranës, të cilat, thekson ajo janë një makth për qytetarët!

“Në një vëzhgim të thjeshtë në rruget e njësive qëndrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin te kuptosh gjëndjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore. 50 rrugë të evidentuara me foto në një gjendje të mjerueshme në 11 njësitë qëndrore të Tiranës!

Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat.

Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banor edhe asnjë nuk ka interes të investojë. Mjafton të ecesh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecesh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara.”-shkruan Zhupa.

Më tej, ajo thekson se Veliaj ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës.

LEXO EDHE:  Takimi i Ramës dhe Bashës/Bujar Nishani: Ja çfarë ndodhi sot

LEXO EDHE:  Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare

“Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës.

Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!”-përfundon postimin e saj Ina Zhupa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritol makinës së administratorit të Vllaznisë/ Voltana Ademi mesazh të fortë Ramës dhe Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas lëndës shpërthyese që u vendos sot poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

Në një reagim për mediat, Ademi I ka drejtuar një mesazh të fortë, kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ademi akuzon Ramën dhe Lleshajn se e kanë lënë në harresë Shkodrën, ndërsa shtoi se në këtë qytet krimi nuk ka frikë.

Po ashtu, Ademi tha se kjo situatë ka shtuar më shumë pasigurinë tek qytetarët.

Mes të tjerash ajo i bëri thirrje organeve ligjzbatuese në vend që të reagojnë ndaj krimit që po godet sipas saj çdo ditë Shkodrën.

Drejtuar atyre që e kanë lënë Shkodrën zonë të lirë për krimin, Ramës dhe Lleshajt…
Shkodra u trondit sërish këtë të dielë!
Ditën për diell krimi nuk ka frikë, duke i sjellë shkodranëve pasiguri, mungesë shprese për jetën, rendin dhe sigurinë në Shkodër.
Fatmirësisht, lënda plasëse nuk shpërtheu, çka do ta bënte akoma më tragjike këtë të diel, ndërkohë që për familjen e Administratorit të KF Vllaznia, orët e para të paradites të së dielës kanë qenë orë ankthi dhe pasigurie.

Sot si Kryetare e qytetare e Shkodrës, si nënë, si grua, kërkoj nga të gjitha strukturat e shtetit, të gjitha organeve ligjzbatuese në vend: Reagoni me forcën e ligjit! Krimi në Shkodër po godet çdo ditë shkodranët.

Sot ishte administratori i Vllaznisë Suad Lici, por nesër mund të jetë kushdo pre e krimit, që duket se në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi.
Kam shprehur gjithnjë mbështetjen ndaj forcave të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjithë organeve të zbatimit të ligjit. Kam ofruar gjithmonë bashkëpunimin në luftën kundër krimit, sepse shkodranët nuk duhet të kenë frikë të ecin, të flenë apo të zgjohen në shtëpitë e tyre, në qytetin e tyre. Nuk duhet të jetojnë në panikun e tronditjes së tritolit, krismave të armëve në rrugët ku kalojnë çdo ditë.
Sot, si çdo shkodran tjetër, jam pranë familjes Lici. Por sot Shkodra pyet se kush do ta ketë radhën nesër ?!
Kjo, pasi fatkeqësisht është ngjarja e 4-ët e vendosjes së lëndëve plasësë në Shkodër në më pak se dy muaj, ndërkohë që asnjë nga këto ngjarje nuk është zbardhur.
Shkodranët kanë nevojë për siguri për jetën, për familjen, për bisnesin! Ata nuk kanë nevojë për shoë-n e rradhës dhe as për deklaratat boshe të cilat duket qartë se nuk trembin krimin, mesa duket të veshur me “pushtet” në Shkodër.
Ngjarja e sotme, ashtu si dhe të tjerat më përpara, janë këmbanë alarmi për Shkodrën dhe shkodranët, duhet të jetë këmbanë alarmi për këtë qeveri e cila, nga dita në ditë po jep prova se vetëm krimin nuk e lufton. Ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme në Shkodër, tregojnë më së miri se askush nuk ka frikë nga shteti, sidomos krimi dhe eksponentët e tij. Ndërkohë që tek ata që kanë kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Shkodër, çdo ditë është e mbushur me frikë, me ankth për të punuar, për të rritur fëmijët dhe për të jetuar në këtë qytet.
Shkodra ka nevojë për siguri dhe rend. Strukturat shtetërore, agjensitë ligjzbatuese e kanë detyrë kushtetuese garantimin e tyre. Por mbi të gjitha, duhet treguar vullnet në përballjen me krimin e eksponentët e tij, vullnet që akoma nuk po ndihet në Shkodër.
Si qytetare e parë e Shkodrës, kjo është thirrja ime drejtuar të gjitha institucioneve që duhet ta bëjnë këtë qytet të jetueshëm për banorët e saj.”-tha Voltana Ademi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE