Një apartament me kursime/ “Toka e florinjtë” e gjyqtares Irena Hoxha
Gjyqtarët e Tiranës, konsiderohen më të pasur se gjyqtarët e...
Prokurori Alket Mersini, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë, që nga janari i viti 2019 iu është nënshtruar hetimeve nga Komisioni i Vettingut.
Karrierën e tij Mersini e ka nisur nga Elbasani, për të vijuar më tej në Durrës dhe Korçë, për të përfunduar në Tiranë.
Mersini do të mbahet mend si prokurori që amnistoi kryeministrin Edi Rama nga hetimet.
Kujtojmë se në Tetor të vitit 2018, Prokuroria e Tiranës, nëpërmjet prokurorit Mersini, vendosi që të mos nisë procedim penal ndaj kryeministrit Edi Rama pas padisë së depozituar nga dy drejtuesit e grupit parlamentar të PD-së dhe të LSI-së, në atë kohë, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili më 11 korrik, të viti 2018.
Kallëzimi kishte të bënte me rastin Babalja 1, përkatësisht me audiopërgjimin e shtetasit Albert Veliu dhe Agron Xhafaj, pasi kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se e kishte kryer analizën e këtij audio përgjimi në laboratorët më serioz të botës dhe sipas tij i gjithi ishte një manipulim.
Por, sipas prokurorit Alket Mersini, fakti i pretenduar nga opozita tashmë joparlamentare nuk përbën vepër penale.
Në fakt edhe sot, audio-përgjimi në fjalë konsiderohet i manipuluar, ndaj personat që e publikuan dhe e servirën janë të pandehur në një proces gjyqësorë.
Deri në përfundimin e procesit gjyqësor nuk mund të paragjykojmë, duke anashkaluar Vettingun pë prokurorin Mersini.
Sa i përket pasurisë, prokurori Alket Mersini, mund të konsiderohet pjesë e lagjeve VIP të Tiranës, dhe referuar lidhjeve familjare, bashkëshortja e tij Mirela Mersini, është pjesë e fakultetit ekonomik të Tiranës, për të vijuar më tej në Elbasan, por edhe pjesë e një Universiteti privat.
Në vitin 2003, prokurori Mersini deklaron një apartament 1 plus 1 ndërtuar para vitit 1990, përfituar nga privatizimi, një autoveturë Mercedez Benz, prodhimi i vitit 1987, blerë me kursimet në shumën 2 000 000 lekë, depozitë bankare në emër të bashkëshortes Mirela Mersini në shumën 6 milion lekë të reja si dhe gjendje cash në shtëpi në shumën 2.5 milion lekë të reja.
Në vitin 2004 deklaron një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 120 m2, 2 plus 1, në ndërtim e sipër me vlerë 3 300 000 lekë. Në këtë pjesë të deklarimit ai përmend dhe një shifër prej 10 000 dollarë dhe të vëllain, por nuk kuptohet se çfarë ka shkruar. Po në të njëjtin vit ai ka blerë dhe një autoveturë Benz Mercedez me vlerë 250 000 lekë.
Katër vite më vonë, në 2008, prokurori ka blerë një autoveturë tip Opel, me vlerë 500 000 lekë.
Duke qenë se jemi ndalur tek pasuritë e tundshme dhe të patundshme që prokurori ka blerë ndër vite, shkojmë në vitin 2011, ku pas shitjes së shtëpsë në Elbasan me sipërfaqe 120 m2, me vlerë 12 500 000 lekë, ka lidhur një kontratë për ndërtimin e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 110.2 m2, me vlerë 58 406 euro.
Pas katër vitesh në 2015-ën, ai ka blerë një automjet Benz Mercedez 220, E Class me vlerë 3 000 euro, ndërsa ka shitur automjetin tip Opel Corsa në shumën 1 500 000 euro dhe i ka dhënë borxh motrës shuma 10 000 euro.
Një tjetër pasuri e ka shtuar në vitin 2018, kur bashkëshortja e tij, Mirela Mersini ka blerë një autoveturë Benz Mercedez me vlerë 5 000 euro.
Këto lëvizje pasuri, shtime kursimesh, investime në bono thesari i ka bërë vetëm me të ardhurat nga paga.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Alket Mersini.
Viti 2003
Ap 1 plus 1 ndërtuar para vitit 1990, përfituar nga privatizimi.
Autoveturë Merceden Benz, prodhimi i vitit 1987, blerë me kursimet në shumën 2 000 000 lekë.
Depozitë bankare në emër të bashkëshortes Mirela Mersini në shumën 6 milion lekë të reja.
Gjendje cash në shtëpi në shumën 2.5 milion lekë të reja në shtëpi.
Paga si prokuror në Elbasan në shumën 0,82 milion lekë.
Paga e bashkëshortes nga Prefektura e Elbasanit, në shumën 0,45 milion lekë.
Paga e bashkëshortes nga Universiteti në Elbasan në shumën 0.09 milion lekë.
Viti 2004
Ap banimi me sip 120 m2, 2 plus 1, në ndërtim e sipër. 10 000 dollarë (nuk kuptohet saktë), nga vëllai për heqjen dorë nga pronësia. Vlera është 3 300 000 lekë.
Autoveturë Benz Mercedez me vlerë 250 000 lekë. Blerë pas shitjes së makinës së mëparshme.
Pakësim i gjendjes cash për blerjen e shtëpisë në shumën 2 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 894 525 lekë.
Shpërblim në shumën 56 129 lekë.
Paga e bashkëshortes nga Prefektura e Elbasanit, në shumën 520 000 lekë.
Paga e bashkëshortes nga Universiteti në Elbasan në shumën 100 000 lekë.
Shpërblim në shumën 100 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhurat nga paga dhe shpërblimi në shumën 920 660 dhe 44 070 lekë.
Të ardhurat vjetore në shumën 964 730 lekë.
Kredi bankare me vlerë 5 000 euro. Shuma e pashlyer është 3 800 euro.
Viti 2006
Shitje makine tip Benz 250, me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të përfituara nga kursimet e pagave në shumën 500 000 lekë.
Paga si zv prokuror rrethi në Prokurorinë e Durrësit, në shumën 989 112 lekë.
Paga e bashkëshortes në Universitetin e Tiranës, fakulteti ekonomik, në shumën 600 000 lekë.
Kredi bankare me vlerë 5 000 euro. Shuma e pashlyer është 2 410 euro.
Viti 2007
Të ardhura të mbledhura si rezultat i pagave në shtëpi, në shumën 600 000 lekë.
Paga si zv prokuror rrethi në Prokurorinë e Durrësit, në shumën 1 104 311 lekë.
Paga e bashkëshortes në Universitetin e Tiranës, fakulteti ekonomik, në shumën 744 000 lekë.
Paga e bashkëshortes në Universitetin e Durrësit, si pedagoge e jashtme në shumën 90 000 lekë.
Kredi bankare me vlerë 5 000 euro. Shuma e pashlyer është 1 200 euro.
Viti 2008
Të ardhura të mbledhura si rezultat i pagave në shtëpi, në shumën 600 000 lekë.
Autoveturë tip Opel, blerë nga subjekti deklarues në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 981 732 lekë.
Shpërblim në shumën 75 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 924 000 lekë.
Shpërblime për punën jashtë orarit në shumën 73 100 lekë.
Kredi bankare në shumën 255 000, me të cilën është shlyer kredia e parë.
Viti 2009
Kursime nga pagat, në shumën 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 901 000 lekë.
Shpërblim në shumën 9 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 067 167 lekë.
Kredi bankare në shumën 255 000. Shuma e pashlyer është 50 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 2 100 000 lekë.
Viti 2010
Kursime nga pagat, në shumën 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 1 006 489 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 409 138 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë.
Bashkëshortja ka tërhequr shumën 2 100 000 lekë për prenotimin e një ap.
Viti 2011
Kursime nga pagat, në shumën 700 000 lekë.
Shitur shtëpia në Elbasan me sip 120 m2, me vlerë 12 500 000 lekë.
Kontratë për ndërtimin e një ap, në Tiranë me sip 110.2 m2, me vlerë 58 406 euro.
Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 969 502 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 228 918 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Është shlyer.
Bashkëshortja, depozituar në bono thesari shumën 4 700 000 lekë.
Bashkëshortja ka tërhequr interesat e llogarisë së mësipërme, në shumën 327 004 lekë.
Viti 2012
Shtuar pasuria si rezultat i kursimeve në shumën 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 290 778 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 714 682 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge tek ekonomiku në Tiranë në shumën 1 562 737 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge e jashtme në universitetin privat Beder dhe ne universitetin e Elbasanit, në shumën 210 000 lekë.
Viti 2013
Shtuar pasuria si rezultat i kursimeve në shumën 800 000 lekë.
Shtuar pasuria si rezultat i kursimeve të bashkëshortes në shumën 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 072 629 lekë.
Orë suplementare, të shtuna e të diela të paguar gjatë punës së bashkëshortes, Mirela Mersini si pedagoge ne fakultetin ekonomik, Tiranë, në shumën 850 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge tek ekonomiku në Tiranë në shumën 821 643 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge e jashtme në universitetin e Elbasanit, në shumën 230 000 lekë.
Shlyerje overdrafti në shumën 60 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 140 000 lekë.
Viti 2014
Shtuar pasuria si rezultat i kursimeve në shumën 1 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 608 994 lekë.
Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë, Korcë, në shumën 1 017 867 lekë.
Orë suplementare, të shtuna e të diela të paguar gjatë punës së bashkëshortes, Mirela Mersini si pedagoge ne fakultetin ekonomik, Tiranë, në shumën 1 417 611.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge e jashme tek Universiteti Beder në shumën 104 400 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge e jashme tek Universiteti i Elbasanit në shumën 103 866 lekë.
Dieta të bashkëshortes si pedagoge në fakultetin ekonomik të Tiranës, në shumën 44 000 lekë.
Shlyerje overdrafti në shumën 120 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 40 000 lekë.
Ndryshuar depozita bankare në emër të Mirela Mersinit me vlerë 4 200 000 lekë.
Viti 2015
Blerje automjeti Benz Mercedez 220, E Class me vlerë 3 000 euro, dogana 1 000 euro.
Shitur automjetin tip Opel Corsa në shumën 1 500 000 euro.
Dhënë borxh motrës shuma 10 000 euro.
Kursime të mbledhura nga pagat në shumën 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë, Korcë, në shumën 1 550 924 97 lekë të reja.
Të ardhura për orët jashtë orarit si drejtues i Prokurorisë, Korcë, në shumën 75 000 lekë të reja.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge efektive e fakultetit ekonomik në Tiranë, në shumën 1 173 564 lekë të reja.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge e jashme tek Universiteti i Elbasanit në shumën 123 000 lekë të reja.
Të ardhurat e bashkëshortes nga mësimdhënia në fakultetin Histori-Filologji, departamenti i gazetarisë në universitetin e Tiranës, në shumën 83 698 lekë të reja.
Shtuar në bonon e thesarit shuma 560 000 lekë të reja.
Viti 2016
Llogari e subjektit deklarues në shumën 428 95 lekë.
Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë, Korcë, në shumën 752 195 lekë të reja.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 586 344 lekë.
Llogari bankare të bashkëshortes në shumat 1 614 lekë dhe 321 33 lekë.
Bashkëshortja, interesa nga depozita bono thesari me vlerë 72 897 lekë.
Depozituar bono thesari në emër të Mirela Mersinit në shumën 1 500 000 lekë të reja.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge efektive e fakultetit ekonomik në Tiranë, në shumën 1 500 161 lekë të reja.
Të ardhurat e bashkëshortes nga mësimdhënia në Universitetin e Elbasanit, në shumën 140 000 lekë.
Viti 2017
Llogari e subjektit deklarues në shumën 2 943 55 lekë.
Kursime të mbledhura nga pagat në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 280 743 lekë.
Llogari bankare të bashkëshortes në shumën 32 707 87 lekë.
Bashkëshortja, interesa nga depozita bono thesari me vlerë 119 764 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge efektive e fakultetit ekonomik në Tiranë, në shumën 1 380 422 lekë të reja.
Të ardhurat e bashkëshortes nga mësimdhënia në Universitetin e Elbasanit, në shumën 138 953 lekë.
Viti 2018
Kursime të mbledhura nga pagat në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 292 868 lekë.
Llogari page të bashkëshortes në shumat 4 205 lekë dhe 182 95 lekë.
Bashkëshortja, interesa nga depozita bono thesari me vlerë 89 104 lekë.
Autoveturë benz mercedez në emër të Mirela Mersinit me vlerë 5 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge efektive e fakultetit ekonomik në Tiranë, në shumën 1 457 067 lekë të reja.
Të ardhurat e bashkëshortes nga mësimdhënia në Universitetin e Elbasanit, në shumën 129 880 lekë./CNA.al
Gjyqtarët e Tiranës, konsiderohen më të pasur se gjyqtarët e...
Në vitin 2016, kur përflitej zbatimi i procesit të Vettingut...
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, mund të konsiderohet s...
“Reforma më e madhe gjyqësore që nga rënia e komunizmit, një...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra ...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu ngeci sot...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar javën që shkoi l...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj, ish anëtar i...
Për një vit e shtatë muaj, janë shkarkuar 40 gjyqtarë, 26 pr...
Kur flitet për gjyqtarë dhe prokuror, flitet dhe për pasurit...
Biznese, patundshmëri shumëkatëshe dhe jo vetëm, apartament...
Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja është pjesë e K...
Për Gjykatat dhe Prokuroritë e Apelit është dhënë alarmi që ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Edhe pse Vettingu po spastron dhjetëra vemje të korrupsionit...
Vettingu punën më të madhe, duket se e ka me gjyqtarët e Ape...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar pak kohë më parë ...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë dre...
Gjyqtarët konsiderohen si pjesa më e kalbur e sistemit të dr...
Gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa deklarojnë si burim të ardh...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...