LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse ndjehemi të trishtuar dhe të lodhur gjatë stinës së dimrit?

20 Nëntor 2019, 07:29, Blog CNA

Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depresion gjatë stinës së dimrit? Nuk jeni të vetëm. Sa më larg veriut të jetoni nga Ekuatori, aq më më rënda do të jenë këto simptoma. Ka shumë faktorë që i bëjnë njerëzit të ndjehen të trishtuar, të fitojnë shumë në peshën trupore, dhe të kenë ndjesinë e vazhdueshme të lodhjes në stinën e dimrit.

Përgjegjësi kryesor për këtë është serotonina. Kimikatet e trurit, kanë metoda të shumta të aktivizmit. Çdo gjë që parandalon veprimin e tyre, e zgjat veprimin e tyre në tru. Që serotonina të de-aktivizohet, duhet që ajo të riciklohet sërish përmes një proteine ??të quajtur transportuesi i serotoninës.

Sa më të shumtë të jenë këta transportues, dhe sa më mirë që të lidhet me ta serotonina, aq më shpejt metabolizohet ajo. Serotonina ndikon në sjelljet tona të të ngrënit, gjendjes shpirtërore, raportet intime, gjumin dhe energjinë fizike. Kështu, çrregullimet që karakterizohen nga disponimi dhe energjia e ulët, trajtohen nga medikamente që rrisin nivelin e serotoninës në tru.

Për shembull, barnat kundër depresionit si frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI), frenuesit e rikuperimit të serotoninës norepinefrinë (SNRIs), dhe frenuesit e monoaminës oksidazë (MAOI), rritin që të gjitha rrisin nivelet e serotoninës.

Mekanizmi kryesor i veprimit për këta antidepresantë, është ngadalësimi i mosveprimit të serotoninës, ose duke e penguar enzimën që e çliron atë, ose duke bllokuar transportuesit dhe rimarrjen e tij. Metabolizmi i serotoninës, luhatet sipas ndryshimeve sezonale.

Dhe kjo nuk është për t?u habitur, pasi serotonina, triptofanina dhe melatonina i përkasin të njëjtit grupim kimikatesh, indolaminës. Në shumë specie, këto kimikate reagojnë ndaj ndryshimeve të dritës. Për shembull, një studim tregoi se rrezet e diellit, e ndryshojnë qarkullimin e serotoninës në trurin e njeriut.

Duke përdorur një teknikë tepër selektive të neuroimazherisë, studiuesit ishin në gjendje të masnin për 4 vjet efikasitetin e transportuesit të serotoninës tek njerëzit e shëndetshëm. Skanimet e trurit, u grupuan sipas sezonit të skanimit, me një ndërprerje midis sezonit të vjeshtës dhe dimrit, dhe sezonit të pranverës dhe verës.

Ata zbuluan se potenciali lidhës i bartësit të serotoninës, ndryshon gjatë gjithë sezoneve. Transportuesit e serotonins, ishin më të ndjeshëm gjatë vjeshtës dhe dimrit, në krahasim me pranverën dhe verën në shumë zona të trurit.

Gjetjet e studimit, treguan se dendësia e transportuesit të serotoninës, është më e ulët me rritjen e kohëzgjatjes së diellit. Me fjalë të tjera, në vjeshtë dhe dimër, serotonina de-aktivizohet më shpejt, dhe ka një efekt më të shkurtër. Ndërsa në pranverë ose verë, transportuesit janë më pak të ndjeshëm, çka sjell riciklimin e ngadaltë të serotoninës, dhe veprimin më të gjatë në tru. Në rreth 1-6 për qind të popullsisë, këto efekte përbëjnë një çrregullim afektiv sezonal (SAD).

Ky çrregullim, është më i përhapur në vendet me dimra të ashpër, dhe me lartësi të mëdha mbi nivelin e detit./Psychologytoday-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga