Connect with Us

“Policët” grabisin banesën/ Si u mashtrua zonja e shtëpisë

Kronika

“Policët” grabisin banesën/ Si u mashtrua zonja e shtëpisë

Publikuar

-

Një banesë në Fushë-Milot ka rënë pre e grabitjes, nga persona ende të paidentifikuar gjatë natës që lamë pas.

Sipas ABC News, në momentin e grabitjes në banesë ndodhej vetëm e zonja e shtëpisë, ndërsa tre autorët janë prezantuar si policë dhe kanë pretenduar se po bëjnë një kontroll pasi sipas tyre djali i saj ishte larguar nga burgu.

Tre autorët kanë hyrë në katin e dytë të banesës ku kanë zbërthyer kasafortën, dhe kanë mundur të marrin shumë të mëdha parash dhe sende me vlerë.

LEXO EDHE:  Arrestohet dhëndri i Vjollca Hoxhës/ Policia fshehu ngjarjen

Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin. Ata me pas janë larguar dhe është lajmëruar i zoti shtëpisë dhe policia e Kurbinit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndezi zjarr për të pastruar token/ I merr flakë edhe banesa, humb jetën i moshuari në Mat

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditene sotme në fshatin Bujkë, Bashkia Mat ku një i moshuar ka humbur jetën.

Mësohet se shtetasi H. K., rreth 79 vjeç , banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij, ndërsa shtetasi H. K., në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.



LEXO EDHE:  Goditet rrjeti i "skifterëve" Francë-Shqipëri/ Zbardhen detajet e operacionit policor

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti i rëndë në Dukat të Vlorës/ Humb jetën 25 vjeçari korçar

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i rëndë në Dukat të Vlorës/ Humb jetën 25 vjeçari korçar

Një aksident në Dukat të Vlorës i ka marrë jetën një 25 vjeçari.

Shtetasi R.Sh, 25 vjeç, banues në Korçë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në murin anësor të rrugës, duke marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ka humbur jetën.



Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U zhyt në pishinë dhe doli pa ndjenja/ Humb jetën një shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

U zhyt në pishinë dhe doli pa ndjenja/ Humb jetën një shqiptar në Itali

Në një rezidencë në Lido di Savio të Ravennas, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme një 40-vjeçar shqiptar.

Sipas autoriteteve të shtetit fqinj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje.



Nga informacionet paraprake, raportohet se shqiptari me banim në Lombardi, ishte duke festuar me miqtë pranë pishinës dhe u hodh në ujë. Pak caste më vonë ai doli mbi ujë i shtrirë pa vetëdije.

LEXO EDHE:  Goditet rrjeti i “skifterëve” Francë-Shqipëri/ Zbardhen detajet e operacionit policor

LEXO EDHE:  U shfrytëzua seksualisht/ Vendoset tritol pranë banesës së 17-vjeçares në Fushë-Krujë

Pavarësisht përpjekjeve të të pranishmëve, shqiptari ka humbur jetën. Ndërkohë janë hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE