LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Pjesë e mbledhjeve partiake të PS"/ Dvorani i përgjigjet Berishës: Ndaj opinionin nga e vërteta

20 Nëntor 2019, 17:01, Politikë CNA
"Pjesë e mbledhjeve partiake të PS"/ Dvorani i

?Janë të gjitha të pavërteta?, kështu është shprehur kreu i KED-së, Ardian Dvorani referuar deklaratave të ish kryeministrit Berisha pas takimit që ky i fundit zhvilloi në zyrën e Presidencës me Ilir Metën.

I akuzuar nga Berisha se ka marrë pjesë në mbledhjet partiake të Partisë Socialiste, Dvorani është shprehur se duhet ndarë opinion nga e vërteta, ndërsa sqaron se së bashku me një tjetër koleg kanë marrë pjesë në një aktivitet si përfaqësues të unionit të gjyqtarëve.

?Pash deklaratën e zotit Berisha para se të hyja në studio dhe dua të them se kjo është e gjitha një gjë e pavërtetë. Personat që kanë jetë publike nuk iu lejohet të gënjejnë, duhet të thonë të vërtetën.

Mund të shprehin opinion, por duhet ndarë opinioni nga e vërteta?

Ky ka qënë një aktivitet, të cilin personi që i ka mbetur merak mund ta bëjë publike. Në këtë mbledhje unë se bashku me kolegun tim kemi marrë pjesë aty si përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe skemi qenë të vetmit, kishte dhe përfaqësues të prokurorëve po ashtu.

Na ka caktuar unioni, nuk kemi shkuar aty si përfaqësues politik. Një gjykatës nuk mund të bëjë jetë politike. Këto gjëra duhen ndarë sepse në qoftë se bën jetë politike, bie gjykimi i tij pastaj?, është shprehur Dvorani.

I pyetur se pse akuzohet politikisht, kreu i KED-së shkurtimisht është përgjigjur se, një pjesë e personave që e targetojnë janë persona të gjykuar nga ai, duke hedhur hijen e dyshimit se mund të jenë të gjitha akuza për shkak të detyrës.

?Nuk di të jap një përgjigje, duhet të pyesni zotërinjtë që më targetojnë?

Me çfarëdolloj mënyre unë do të respektojë kushtetutën dhe ligjin. Një pjesë e personave që më targetojnë janë persona që janë gjykuar nga unë. Unë nuk mendoj që të kenë rezerva referuar kësaj çështje?

Dua të them se unë kam bërë detyrën në mënyrë profesionale?, ka thënë Dovrani./CNA.al

Lajmet e fundit nga