LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një vit më vonë/ Si e ka ndryshuar jetën e francezëve lëvizja e “Jelekverdhëve”

20 Nëntor 2019, 07:25, Blog CNA
Një vit më vonë/ Si e ka ndryshuar jetën e francezëve

Nga Elise Lobbedez ?The Conversation?

* Shpesh e perceptuar si e ç?organizuar, e hapërdarë dhe madje e dhunshme, lëvizja e ?Jelek-verdhëve? në Francë, ka befasuar shumë njerëz me rezitencën e saj të gjatë. Kur ka kaluar saktësisht një vit nga nisja e kësaj lëvizje, e nisur më 17 nëntor 2018, shumë aktivistë takohen rregullisht me njëri-tjetrin, duke u organizuar dhe protestuar, pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur gjatë 12 muajve të fundit.

Në fakt, për shumë qytetarë francezë, jeleku i verdhë është shndërruar në një simbol të angazhimit qytetar. Nëse nuk shkoni në rrethrrotullime, nëse nuk merrni pjesë në protesta, dhe nëse nuk takoni njerëz, nuk dini gjë për gjëje. Dhe nëse mendoni se ?Jelekverdhët? kanë marrë fund, se ata nuk kanë më kërkesa për të shtruar, apo se e kanë humbur qëllimin e tyre, e keni gabim.

?Ne po protestojme ende. Kërkesat tona nuk kanë ndryshuar?- thotë Stefani, një nga drejtueset e lëvizjes. Edhe pse në protestat e lëvizjes, marrin pjesë më pak njerëz, ajo është ende e fortë. Në studimin lëvizjen në zonën e Lionit, unë munda të vërej se përkushtimi ndaj lëvizjes shkon shpesh përtej protestës.

Në fakt, pjesëmarrësit thonë shpesh se gjatë një viti nuk kanë pasur kohë për asgjë tjetër. Me kalimin e kohës, tubimet u shndërruan në një rutinë. Pjesëmarrja në protesta, shpërndarja e fletushkave, ndihma ndaj të pastrehëve. Janë këto aktivitetet, që përbëjnë rutinën e përditshme të ?aktivizmit të verdhë?.

Gjatë një takimi në fillim të këtij viti shkollor, Etien më shpjegoi sesi të shtunat e tij janë bërë më pak intensive:?Unë dua që ne të rikthehemi në rutinën e dikurshme, që nis nga ora 9 e mëngjesit dhe mbaron në orën 9 të mbremjes. Një ditë pune 12-orëshe, apo jo? Ne duhet të tregojmë që jemi ende këtu!?.

Përveç operacioneve në terren, jeta e përditshme e ?jelekverdhëve? sillen rreth diskutimeve dhe eksperimenteve me demokracinë e drejtpërdrejtë, me takime, konferenca dhe debate javore. Midis këshillave mbi atë që duhet lexuar, zbulimin e botës së aktivizmit dhe leksioneve për prodhimin e sloganeve, shumë anëtarë të kësaj lëvizje theksojnë se nuk kanë mësuar kurrë aq shumë, sa nga momenti që i janë bashkuar lëvizjes.

Gjatë një vitit betejë, lëvizja ka pasur edhe momente të vështira. Rënia e pjesëmarrjes, e dëmtoi kohezionin e saj, dhe shkaktoi tensione të brendshme. Disa argumente, ishin ato që shkaktuan më shumë debate. A duhet që protestuesit të kërkojnë leje për të protestuar?

A do të ndihmonte bashkimi me lëvizjet e tjera, në forcimin e veprimeve në terren? Çfarë do të thoshte kjo në praktikë? Me mediat që e kanë vënë shumë theksin tek dhuna e protestuesve,?Jelekverdhët? percetohen ndryshe nga njerëzit jashtë lëvizjes. Në disa raste, ky mbulim mediatik përbën një pengesë për bashkëpunimin midis lëvizjeve të ngjashme, siç ndodhi me protestat kundër ndryshimeve klimatike, në fillim të janarit të këtij viti.

Disa protestues ?Jelekverdhë?, ndiheshin jo të mirëpritur, dhe kishin përshtypjen se ata thjesht ishin aty për të shtuar numrin e pjesëmarrësve, dhe jo si pasojë e solidaritetit me kërkesat e tyre.

Shumë të tjerë ndihen të stigmatizuar, dhe duhet të përballen me paragjykimet e të afërmve të tyre apo publikut në tërësi.

Por distancimi nga lëvizja, nuk do të thotë heqje dorë prej saj. Praktikat politike të zhvilluara gjatë këtij viti të aktivizmit qytetar, mbeten të përhapura në jetën e tyre të përditshme. Jeleku i Verdhë, është mbi të gjitha një gjendje shpirtërore. Shumë shpesh, aktivitetet e përditshme në dukje të zakonshme, marrin një kthesë politike.

Për Anaisin, kjo do të thotë të shkojë të psonisë në treg dhe jo në një supermarket, për Frederikun të heqë dorë nga blerja online përmes ?Amazon?. Kur flitet për mediat, që të gjithë ata kritikojnë qasjen e tyre të diskutueshme, ndaj përpiqen të informohen nga mediat alternative.

Për shembull, Fransina është distancuar nga lëvizja, por ajo mbetet në korrent të ngjarjeve, përmes portaleve të pavarura të lajmeve. Për shumë pjesëtarë të lëvizjes, jeta ka ndryshuar në një mënyrë të pakthyeshme. ?Unë nuk do të ndalem kurrë së qeni një aktivist. Angazhimi im mund të jetë në forma të ndryshme. Ndoshta përmes politikës, apo nëpërmjet organizatave lokale. Kur përpiqesh për 1 vit rresht të ndryshosh gjërat, nuk mund të kthehesh më në jetën e dikurshme, duke ndjekur lajmet në kanalin shtetëror francez TF1, dhe duke menduar:Koha do të tregojë?- thotë Florensi.

Shumë të tjerë, mendojnë se kjo lëvizje e ka ndryshuar jetën e tyre. Disa si Maksim Nikol, vendosën të kërkojnë një punë tjetër nga ajo që kishin, dhe që të jetë më në përputhje me vlerat e tyre. Maria, që punonte dikur në sektorin e turizmit, e la punën e saj për të kërkuar një punë që i përshtatet më mirë idealeve të saj.

Për Florensën, lëvizja ishte si një zile zgjimi. Përfshirja e saj në lëvizje, e shtyu atë të vendosë të ndahet nga partneri i saj. Ajo është ende shumë aktive në lëvizje, por tani po pyet veten se si do të jetë angazhimi i saj në të ardhmen. Jeta pa ndonjë formë aktivizmi, është bërë e për të e pakonceptueshme.

Sigurisht, këto ndryshime në jetët dhe zakonet e disa njerëzve, nuk mund të përshkruajnë të gjithë lëvizjen, sidomos duke pasur parasysh natyrën e tij të shumëanshme. Gjithsesi, ato janë një dëshmi mbi efektin e madh që pati lëvizja e ?Jelekverdhëve? tek shumë individë.

Ndërsa është e vështirë të parashikohet e ardhmja e lëvizjes, është e qartë se ajo do të vazhdojë të ndikojë në aktivizimin e ardhshëm të shumë prej pjesëmarrësve të saj. Ajo do të jetë aty, gati për t?u ringjallur kur të vijë koha./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga