LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Monopartitizmi projekt i tyre që nga fillimi”/ Strazimiri akuza të forta qeverisë

20 Nëntor 2019, 20:20, Politikë CNA
“Monopartitizmi projekt i tyre që nga fillimi”/ Strazimiri

Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reagur në lidhje me vijimësinë e punimeve për Reformën në Drejtësi. Në një intervistë për Ora News Strazimiri është shprehur se monopartitizmi ndërkohë që bëjnë Reformë në Drejtësi është e gjitha një projekt.

?Kur vendos të bësh absolutizëm sigurisht që asnjëinstitucion qoftë edhe ai i Presidentit të Republikës nuk mund të të qëndrojë përballë?, është shprehur Strazimiri, duke shtuar se ?këta po shkelin cdo ditë ligjet që kanë bërë vetë, Kushtetutën që kanë bërë vetë kundër opinioneve të Komisionit të Venecias, kundër paralajmërimeve të opozitës dhe të gjithë faktorëve ndërkombëtar.?

?Është hera e 3 që po përpiqen të bëjnë Reformë në Drejtësi. Hera e parë është ajo e vitit 44-45 dhe ende po i vuajmë financiarisht dëmet e asaj reforme.

Hera e dytë është bërë në vitin 97-98 dhe kjo drejtësi është produkt i saj i Fatmir Xhafës, i Dvoranit apo edhe Vasilika Hysit dhe të gjithë atyre që kanë qenë në atë kohë ekspertët e pavarur të reformës. Nuk është produkt i Sali Berishës, as i Partisë Demokratike.

Dhe kjo është hera e tretë që po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë në ?45 dhe po ashtu në ?98-tën.  Ky është monopartitizëm, dhe nuk është aksidentalisht i tillë. Ky ka qenë projekt i tyre dhe atë po përpiqeshin të bënin që prej fillimit.

Kur vendos të bësh absolutizëm sigurisht që asnjë institucion qoftë edhe ai i Presidentit të Republikës nuk mund të të qëndrojë përballë.

Këta po shkelin cdo ditë ligjet që kanë bërë vetë, Kushtetutën që kanë bërë vetë kundër opinioneve të Komisionit të Venecias, kundër paralajmërimeve të opozitës dhe të gjithë faktorëve ndërkombëtar dhe kjo nuk mo iu mjafton.

Kaq e rëndë është situata dhe ne të gjithë duhet të bëhemi bashkë gazetar, shoqëri civile dhe politikan për ti thënë jo, ndal kësaj situate?, është shprehur Strazimiri./CNA.al

Lajmet e fundit nga