Connect with Us

Grabitja e 300 mijë eurove/ E moshuara tregon minutat e tmerrit: Njëri e hoqi maskën

Kronika

Grabitja e 300 mijë eurove/ E moshuara tregon minutat e tmerrit: Njëri e hoqi maskën

Publikuar

-

Detaje të reja kanë dalë lidhur me grabitjen e djeshme në Fushë Milot ku tre persona janë future në një banesë e dyshohet se kanë vjedhur 300 mijë euro.

Zonja e shtëpisë Hume Shabani ka denoncuar rastin në polici dhe është shprehur se shuma që i vodhën është mbi 300 mijë euro duke sqaruar se janë kursime të djemve në Itali prej 30 vitesh dhe vajzës që ndodhet në Tiranë.

E moshuara shprehet se autorët kanë qenë tre, pa armë, por me maskë ndërsa janë prezantuar si efektivë policie që ishin në kërkim të djalit të saj Xhevahir Shabani që ndodhet në burg në Itali, por sipas tyre ishte arratisur dhe po e kërkonin në Shqipëri.

Hume Shabani thotë se autorët i kërkonin që të tregonte se ku e kishte djalin dhe ku i kishte fshehur armët. Me këtë pretekst ata kanë kthyer shtëpinë përmbys duke kontrolluar gjithçka deri sa kanë gjetur kasafortën dhe kanë marrë lekët që ndodheshin brenda.

LEXO EDHE:  Grabitësit u bëjnë "gjëmën" dy turistëve të huaj në Golem

Zonja e shtëpisë shprehet se nuk arriti që ti njihte autorët pasi ka probleme me shikimin.

“Hapën derën dhe thanë ku e ke djalin, më thanë ku e ke futur se ka braktisur burgun? Unë thashë, jo nuk kam djalë këtu. Kontrolluan dhomat ku i ka armët djali dhe ku e ka dhomën. Njëra nga dhomat ishte mbyllur dhe tjera çelur. E hapën derën duke e thyer me shkelm dhe morën cfarë gjetën letrat e shtëpisë dhe gjithcka. Nuk e di sa lekë kanë qenë. Lekët e kalamajve që kanë punuar 30 vite në Itali dhe vajzës në Tiranë. U thashë si e gjetët shtëpinë time pa një operativ që erdhën nga Tirana. Unë nuk shoh mirë, por njëri e hoqi maskën dhe e vendosi prapë. Kasafortën e prenë me gurë fresibel, u thashë cfarë jeni diversantë apo? Ishte rreth orës 05:00 pasdite kur ndodhi” tha e moshuara, Hume Shabani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjike/ Aksidentohen në punë, humbin jetën dy emigrantë shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Dy emigrantë shqiptarë, kanë humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u aksidentuan në vendet përkatëse të punës.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Gjon Lekaj, mësohet se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, teksa po çmontonte skelat duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

38 vjeçari Lekaj, , jetonte në Porta Mortara së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

LEXO EDHE:  Denoncim/ Zbulohet grabitja e radhës e Qeverisë

LEXO EDHE:  Durres, tentuan grabitjen e bankes ne qender te qytetit, policia ne ndjekje

Ndërkaq, viktima tjetër, i identifikuar si Agron Ismailaj u aksidentua në punë të dielën e shkuar, por nuk ka mundur ti mbejtojë plagëve të marrë, duke humbur jetën sot në spital. Ismailaj punonte në sektorin e kopshtarisë në Bari, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij, mbeten ende të paqarta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga vrasja në Kavajë/ Si e qëlloi me armë pronari i lokalit të riun në pallatin e Marsida Qatjas

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja nga vrasja e të riut në Kavajë.

Sipas “News 24” ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banon Marsida Qatja dhe 29-vjeçari M.Ismailaj, u qëllua me armë gjahu nga pronari i lokalit. 60-vjeçari Xhevdet Leçini është konfliktuar me të riun për shkaqe ende të paditura, ndërsa ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë në vend.

Të dy personat raportohet se kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa  trupi i pajetë i Ismailajt është transportuar drejt Spitalit të Durrësit. 29-vjeçari nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi ka qenë me precedentë penalë të mëparshëm.

LEXO EDHE:  Ishin kthyer në tmerrin e shkodranëve / Gjykata jep masën e sigurisë për bandën e hajdutëve

LEXO EDHE:  Durres, tentuan grabitjen e bankes ne qender te qytetit, policia ne ndjekje

Sakaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.

“Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lajm i hidhur për botën e sportit/ Ndahet nga jeta profesori korçar

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta një ndër figurat më të njohura të sportit në Korçë, Ilia Jorgji.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët e Jorgjit, i cili është angazhuar gjatë gjithë jetës së tij për të rritur aftësitë e sportit korçar.

Ilia mori pjesë në ndërtimin e këndit sportiv të shkollës ‘Raqi Qirinxhi’ dhe të pesë këndeve të tjera. Ai ka mbajtur postin e inspektorit dhe trajnerit në Seksionin e Arsimit të qytetit të Korçës, si dhe ka qenë shef klubi i Pallatit të Sportit, i cili njihet sot me emrin ‘Tamara Nikolla’, shkruan Korça report.

LEXO EDHE:  Durres, tentuan grabitjen e bankes ne qender te qytetit, policia ne ndjekje

LEXO EDHE:  Grabitësit u bëjnë "gjëmën" dy turistëve të huaj në Golem

Gjithashtu Jorgji ka qenë trajner i ekipit të skiatorëve të ‘Skënderbeut’. Ai është shpallur kampion kombëtar në vitet 69, 70, 73, 75, 76 dhe 78.

Ilia Jorgji ka çelur dy ekspozita fotografike, të parën në vitin 1989 me rastin e 90-vjetorit të shoqërisë sportive “Vëllazëria” dhe ekspozitën “Korca sportive në vite” në 2012, me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë çeli ekspozitën.

Gjithashtu Jorgji botoi kalendarin sportiv “Korca sportive në vite” në 2004-ën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE