LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjashtë vite pa Sokol Olldashin/ Fjalimi i tij i fundit në parlament dhe paralajmërimi i fortë

20 Nëntor 2019, 10:51, Politikë CNA
Gjashtë vite pa Sokol Olldashin/ Fjalimi i tij i fundit në parlament

Sot shënohen gjashtë vite nga aksidenti tragjik, që i mori jetën një prej figurave kryesore në Partinë Demokratike, ish-ministrit të ndjerë, Sokol Olldashit.

Ish-deputeti Olldashi humbi jetën nga një aksident tragjik më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ?90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2001 u zgjodh për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Katër vite më vonë, Olldashi u rizgjodh në Kuvend, me fitoren në Shijak.

Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007.

Më pas, Sokol Olldashi mori postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike deri në shtator të 2013-ës.

Më poshtë CNA.al sjell fjalimin e fundit të ish-deputetit Olldashi në Kuvend, i mbajtur në 7 nëntor të 2013-ës, pak ditë para se të humbte jetën në aksidentin tragjik.

Në këtë fjalim shfaqen qëndrimet e hapura të tij ndaj situatës politike në vend, ndërsa PD vinte pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në 23 qershor dhe koalicioni i majtë PS-LSI, ishte në muajin e dytë të qeverisjes.

Fjalimi i Olldashit 6 vite më parë, do të marrë kontekstin historik në të ardhmen të perceptimit të pushtetit, politikës dhe raportit të tyre me zgjedhësit shqiptarë.

Por, fjalimi i Olldashit kishte edhe një paralajmërim të fortë, ndërsa theksonte se si do të degradojë politika në të ardhmen, gjë që në fakt duket se po provohet.

?Më vonë filluam të paguajme komisionerët, më pas filluam të paguajme makinat për t?i sjellë njerëzit të votojnë, më pas filluam të paguajmë grupet e margjinalizuara per t?u marrë votat.
Akoma më pas, e cuam përtej. Pse të lodhemi dhe të paguajmë makina, zgjedhës që të vijnë dhe të votojnë, komisionere?!?!?! Me mirë i biem drejt, paguajmë zgjedhës në një proces që nuk eshte më zgjedhor, por një treg kërkesë-ofertë për blerje votash me shumicë dhe pakicë.
Paguajmë zgjedhësit direkt dhe kjo është ?demokracia direkte?!
Por kjo nuk është demokracia direkte e vullnetit të njerëzve, por është ?demokracia direkte? e xhepave. Por kjo, nuk është demokracia për të cilën kanë nevojë shqiptarët.?-theksonte në atë kohë Sokol Olldashi.

Fjalimi i plotë i Sokol Olldashit në 2013:

E vërteta e Korcës, sic është jo sic na pëlqen ( fjala e mbajtur sot në parlament)

Nuk hyj tek deputetet e vjetër të këtij Parlamenti, por, gjithësesi, m?u bë një periudhë kohe prej 12 vjetësh tashmë këtu dhe, kurrë, nuk e kam ndjerë veten më keq sesa sot, në këtë seancë. Është një seancë e pështirë, e turpshme!

Është një seancë ne të cilën, në qoftëse do të kemi grimcën me të vogël të përgjegjësisë, duhet të ndërpresim kalendarin e dites dhe të merremi thelbësisht me këtë cështje.

Ajo që ka ndodhur në Korcë, gjej rastin të falenderoj median që e transmetoi, është vërtet shumë e rëndë. Por, nuk është vetëm kaq! Problemi është shumë më i madh sesa 20.000 lekë që iu dhanë studentëve në Korcë! Problemi është kthyer në sistem dhe, nëqoftëse ne duam të meremi seriozisht me te, duhet të kuptojmë dhe pranojme atë cka realisht po ndodh.

Reagimi ynë, pas asaj që u pa në Korce, është i pritshëm, është normal. Ne jemi opozitë dhe nuk mund të pranojmë që të shikojmë enturazhin e pushtetit me para në dorë duke blerë vota.
Nëqoftëse nuk bëjmë këtë reagim, ne nuk e meritojmë fare të jemi këtu. Detyra jone është pikërisht kjo.

Por a mbaron detyra jonë këtu?!

Dhe a mbaron detyra juaj tek mbrojtja?!E prisja edhe reagimin e Partisë Socialiste që do të gjente një artificialitet për të dalë nga kjo situatë, duke thënë që po paguanin autobuzin.
Por, nga ana tjetër dua t?i drejtohem shumë deputetëve, të djathtë dhe të majtë, gjithëkujt qe ka nje grimcë përgjegjshmërie ? ka plot njerëz për të cilët kam konsiderata pozitive njerëzore, pavarësisht se nuk i besoj apo pranoj aresyetimin apo vokacionin e tyre politik ? a do të merremi ne me ketë problem? Apo do të bejmë sikur nuk shikojmë?

Kjo që po ndodh është e tmerrshme!

Nëse kthehemi mbrapa, në vitin 1991 dhe 1992, kur janë bërë zgjedhjet e para pluraliste në këtë vend, nuk është paguar askush, nuk është harxhuar asnjë qindarkë e vetme, as nga kandidatët as nga komisionerët! Askush nuk ka paguar askënd. Pse? Sepse njerëzit kishin një zemër, kishin një moral dhe kishin një shpirt. Vinin dhe e bënin gjithëcka me dëshirë. Si tanët, si tuajt.

Cfarë ndodhi më vonë?

Më vonë filluam të paguajme komisionerët, më pas filluam të paguajme makinat për t?i sjellë njerëzit të votojnë, më pas filluam të paguajmë grupet e margjinalizuara per t?u marë votat.
Akoma më pas, e cuam përtej. Pse të lodhemi dhe të paguajmë makina, zgjedhës që të vijnë dhe të votojnë, komisionere?!?!?! Me mirë i biem drejt, paguajmë zgjedhës në një proces që nuk eshte më zgjedhor, por një treg kërkesë-ofertë për blerje votash me shumicë dhe pakicë.
Paguajmë zgjedhësit direkt dhe kjo është ?demokracia direkte?!
Por kjo nuk është demokracia direkte e vullnetit të njerëzve, por është ?demokracia direkte? e xhepave. Por kjo, nuk është demokracia për të cilën kanë nevojë shqiptarët.

E cuam më pas më tutje, ndonëse ne të gjithë bëjmë sikur e harrojmë këtë gjë. E cuam edhe te tregtimi i deputeteve. E nisi Nano në parlamentin e 2001, e vazhduam ne, kur do zgjidhnim presidentin në 2007. Dhe bëjmë prapë sikur nuk e shikojmë dhe nuk e dime këtë gjë.

E nisi Nano, e prefeksionoi LSI-ja por, per hir të së vërtetës, jo vetëm LSI. Edhe parti të tjera, të vogla, në koalicion me ju apo në koalicion me ne.

Edhe ne të PD-se bëmë sikur s?e pamë.

Dhe vijmë sot, në Korcë.

Por, përpara Korces kemi qënë në 23 qershor. Nuk ka pasur gjë më të turpshme, gjë më të felliqur sesa fushata e 23 qershorit.
Shkonim nëpër zonat elektorale dhe u thonim zgjedhesve: ?kemi bërë këto punë, kemi këtë projekt?.
Dhe përgjigjia që na vinte ishte: ?ky ka dhënë 20; ky ka premtuar 30; ky tjetri 50. Sa jep ti??

Ne u detyrohemi një ndjesë dhe një përgjigje qytetareve shqiptare.
Dhe, në qoftë se duam seriozisht te merremi me këtë problem, duhet të fillojmë të merremi që sot.

Nuk mund te fusim thjesht kokën në rerë si struci dhe thjesht të themi që fajin e ka PS-ja. Sigurisht që ju e keni fajin për atë që keni bërë në Korce! Pa asnje dyshim! Jeni përgjegjës moralisht, politikisht dhe ligjërisht! Perpara njerezve dhe ligjit.

Por, faj kemi sigurisht edhe ne qe kemi bërë sikur s?e kemi parë këtë fenomen kur e bënin partitë në koalicion me ne.

Ne tetë vjet, ne e futëm Shqiperine ne NATO, hoqëm vizat, ndërtuam 1300 shkolla, 10 mijë kilometra rrugë dhe 799 ujësjellës. Po pse humbëm?!

Në mënyrë figurative humbëm për shkak të emisionit ?Fiks Fare?! Sepse ne nuk e pamë, apo bëmë sikur nuk e pamë dy vjet e kusur me parë. Ndërsa ju e patë atë emision, madje edhe e ?hëngret? ne 1 prill.

Kemi vertet vullnet dhe dëshire për t?u marë me këteë cështje?? Shpresoj që po! Por, nëse duam vërtet të merremi me këtë cështje dhe t?u japim një përgjigje shqiptareve, duhet të ndajmë mendjen që në këtë paralament disa do të vazhdojnë të jenë deputetë, ndërsa të tjerë duhet të lenë karriget. Nuk mundet që në këtë sallë të paralamentit të bashkëjetojnë të patrazuar, deputetët dhe blerësit. Kjo sallë ka vend për një kategori; ose për deputetët, ose për blerësit. Të dyja palët këtu, bashke, nuk mund të rrinë dot.

Duhet te merremi dhe duhet te fillojme qe sot!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga