Connect with Us

Foto-“Mungon tmerrësisht shumë”/ Astrit Patozi kujton mikun e tij Sokol Olldashin

Politikë

Foto-“Mungon tmerrësisht shumë”/ Astrit Patozi kujton mikun e tij Sokol Olldashin

Publikuar

-

Sot shënohen gjashtë vite nga aksidenti tragjik, që i mori jetën një prej figurave kryesore në Partinë Demokratike, ish-ministrit të ndjerë të Transporit, Sokol Olldashit.

Ish-deputeti Olldashi humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Në këtë përvjetor, Sokol Olldashi është përkujtuar edhe nga miku i tij, Astrit Patozi.

LEXO EDHE:  Foto/Patozi me logon e PD-së në sfond

Në një postim në rrjetet sociale, Astrit Patozi ka publikuar një foto me Sokol Olldashin, duke biseduar gjatë një seance në Kuvendin e Shqipërisë.

Bashkangjitur fotos, Patozi ka edhe një mesazh, ndërsa shkruan se i mungon shumë miku i tij.

“Mungon tmerrësisht shumë…madje edhe për ata që nuk e deshën…”.-shkruan Astrit Patozi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sherr në PS/ Dhunohet Kryetari i njësisë Administrative

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Procesi zgjedhor për kryetarin e ri të PS në Peqin është shoqëuar me debate dhe sherr.

Sipas Report Tv, Bilal Hasa, kryetari i njësisë Administrative Gjocaj në Peqin ka bërë sherr me disa persona dhe është qëlluar me sende të forta.

Sherri ka ndodhur jashtë selisë së Partisë Socialiste aty ku sot u zhvilluan edhe zgjedhjet për kreu e ri të PS në këtë qark.

Sipas raportimeve ngjarja lidhet me procesin zgjedhor që u zhvillua sot në Peqin ku kryetari i ri i PS u zgjodh Madrid Sula, gjë që është kundërshtuar nga Hasa.

LEXO EDHE:  NGA ASTRIT PATOZI/ PËR ATA QË PO PËRPIQEN TË NDALIN TËRMETIN

LEXO EDHE:  Çfarë mendon për drejtimin e opozitës nga Basha?/ Përgjigjet Astrit Patozi

I pranishëm gjatë procesit zgjedhor ka qenë edhe vetë kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ndërsa mësohet se konflikti ka nisur pikërisht pas ikjes së tij.

Ndërkaq, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në PS po “hanë kokat” e njëri-tjetrit/ Sulmohet ashpër Vangjush Dako

Publikuar

-

Nga

Në degën e Partisë Socialistë në qytetin e Durrësit, vijojnë përplasjet. Edhe pse Vangjush Dako nuk është më kryebashkiak i Durrësit, ai vijon të ketë influencë të lartë në degën e PS-së, gjë që si duket ka sjellë edhe përplasje.

Një ditë pas dorëheqjes nga gara për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, ka hedhur akuza të forta ndaj Dakon.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, Kërtusha sulmoi direkt ish-kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa tha se “Ata që drejtojnë PS në Durrës, me Vangjush Dakon dhe kandidatin, që nuk ka asnjë lloj vendimmarrje. E vetmja vendimmarrje e tij është përfitimi. Unë isha një kandidat, që nuk u informove as për datën, as për komisionin, apo nëse do të kisha një përfaqësues në komision. Unë lobova për një garë ‘një anëtar, një votë’.

LEXO EDHE:  Foto/Patozi me logon e PD-së në sfond

LEXO EDHE:  Foto/Patozi me logon e PD-së në sfond

Dako e mori në mënyrë jolegjitime mandatin dhe ashtu e zhvilloi dhe punën. Në muajin e fundit që kishte zgjedhje ai plotësoi një listë, ku emrat as vetë nuk e kishin idenë që janë anëtarë të kësaj liste. Mendova që do ishte i pavend vazhdimi i kandidimit tim.

Po ashtu, Kërtusha u shpreh se listat për kandidatë nuk ishin reale, por farse, që përcaktonin fituesin.

“Listat nuk ishin reale, por farse të fryra në mënyrë artificiale, në mënyrë që të përcaktonin fituesin. Unë nuk kisha asnjë komunikim nga drejtuesit e PS.

Listat kam që në muajin dhjetor që i kërkoj, por më janë mohuar. Është e padrejtë që njëri kandidat të kishte lista të plota dhe njëri fare. Edhe kur më erdhën, ishin të paplota”, tha Kërtusha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari bën paralajmërimin e fortë/ Ne prapë do na vjedhin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me debatet e fundit politike, për ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri, pavarësisht se shprehet kundër këtij sistemi ku kryetari i partisë zgjedh deputetët, thekson se faji për situatën ku ndodhemi nuk është vetëm i sistemit zgjedhor.

Ndërsa bën një rezyme të ngjarjeve në vite, gazetari Tomorri thekson se sërish në do të vijojnë të na vjedhin.

“Sikur te ishte vetem sistemi zgjedhor

Ne vitin 1996, deputetet u zgjodhen nga populli me maxhoritar te paster. Por Shqiperia perfundoi ne lufte civile.

Ne vitin 1997 dhe 2001, deputetet u zgjodhen nga populli, prape me maxhoritar te paster. Por Shqiperia u ngjit ne majen e piramides boterore te korrupsionit. Qeveria e dale nga Parlamenti i zgjedhur nga populli instaloi nje nga sistemet qeverisese me kleptokratike ne bote, nga i cili nuk po shpetojme dot me.

LEXO EDHE:  Përjashtimi i Astrit Patozit nga listat e PD/Blushi: Beteja vazhdon Astrit, do u mungosh demokratëve

LEXO EDHE:  Nga ASTRIT PATOZI/ ATËHERË KUR NUK MUND TA DINIM...

Ne vitin 2005, deputetet serish u zgjodhen nga populli. Por ne Gerdec korrupsioni luante loja luftash.

Ideja eshte qe vjedhja ne Shqiperi nuk filloi nga ky sistemi zgjedhor qe kemi sot.

Edhe une e urrej nje sistem zgjedhor ku kryetari i partise emeron deputetet. Por kam frike se ne te gjitha sistemet e mundshme elektorale, deputetet ne Shqiperi prape do jene ushtaret e kryetarit. Dhe ne prape do na vjedhin.”-shkruan Klodian Tomorri në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE