LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Çfarë reforme! E denjë fiks për Boschard gishtin”/ Ironizon ish-ministri i Ramës  

20 Nëntor 2019, 07:41, Politikë CNA
 “Çfarë reforme! E denjë fiks për Boschard

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me debatat për Reformën Zgjedhore, ku një ndër pikat për të cilat pati debate një ditë më parë ishte financimi i fushatave zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon politikën, ndërsa nuk lë pa shigjetuar edhe ambasadorin Borchardt, i cili u shpall ?non grata? nga presidenti Meta, pasi i nxori gishtin e mesit protestuesve të Unazës së re.

?Shihni me vemendje se për çfarë reforme zgjedhore po zihen.

Halli më i madh është nga ti marrin paret partitë, nga buxheti apo nga privati. Me t’thënë mendja se vërtetë nuk e dinë se ku të gjejnë para…

Kanë harxhuar gjithë ditën e lume sot vetëm për këtë punë.

Çfarë reformë! E denjë fiks për Boschart gishtin.?-shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Shihni me vemendje se për çfarë reforme zgjedhore po zihen.

Halli më i madh është nga ti marrin paret partitë, nga buxheti apo nga privati. Me t’thënë mendja se vërtetë nuk e dinë se ku të gjejnë para… hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

Kanë harxhuar gjithë ditën e lume sot vetëm për këtë punë.

Çfarë reformë! E denjë fiks për Boschart gishtin. ?

Ndërkohë ende asnjë fjalë të vetme, si do të garantohet që shqiptarët të zgjedhin? Si do ta bëjnë që vota e tyre të ketë njësoj vlerë, kudo ajo hidhet? Si do ushtrohet demokracia direkte, kur politika dështon? Si të ndalet monizmi dhe të ndërtohet një pushtet politik që qeveris dhe jo sundon? Si të mandatohet një qeveri negociatore me shoqërinë dhe një opozite kërcënuese ndaj qeverisë?

Asnjë fjalë të vetme.

Vetem për pare, të drejta partish, komisionesh, ankimesh, gjobash e procedurash. A thua se ky është qëllimi i zgjedhjeve të caktojmë kush ka të drejtë të fitojë para e kush të emërojë komisionerë.

Kulmi!

Ka të drejtë Boschart: / CNA.al

Lajmet e fundit nga