Connect with Us

Basha takon kryeministrin Plenkovic/ Kroacia, avokate e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE

Politikë

Basha takon kryeministrin Plenkovic/ Kroacia, avokate e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic.

Gjatë këtij takimi, Basha ka theksuar se Partia Demokratike është e vendosur të ndërmarrë  çdo vendim dhe hap të nevojshëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi të takoja sot mikpritësin e Kongresit të EPP në Zagreb, kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic.

Presidenca e BE nga Kroacia në Janar 2020 është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.”-theksoi Basha.

Më tej, Bash aka folur edhe për Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, ndërsa shkruan se “Zbatimi i drejtë i reformës në drejtësi, reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas udhërrëfyesit gjerman, garantojnë shtetin e së drejtës, ndan  politikën nga krimi, i jep fund pandëshkueshmërisë, dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme.”.

LEXO EDHE:  Basha ngre alarmin/ Vendi drejt një krize të thellë ekonomike dhe sociale

Po ashtu, Basha shprehet se në këtë takim është diksutuar edhe për hapat që duhet të ndjekin për kapërcimin e krizës politike.

“Me mikun tim dhe të shqiptarëve diskutuam hapat për kapërcimin e  krizës politike në vend, e cila konsiderohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian si pengesë serioze për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për të realizuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe për të mundësuar hapjen sa më parë të negociatave.

Kryeministri Plenkovic më garantoi se Kroacia do të vijojë të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.”-shkruan Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi/ Të hetohet Armando Subashi, shkeli ligjin dhe punon për firmat e betonit në Fier

Publikuar

-

Nga

Kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi, akuzoi kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi se është vënë në shërbim të firmave private të lidhura me të për të vjedhur bashkë fondet e bashkisë.

Sipas Baçit, Subashi urdhëron që betoni të blihet tek firmat brenda Bashkisë së Fierit, duke shkelur hapur ligjin për prokurimin publik.

Baçi kërkon hetim për shpërdorim detyre dhe përfitime të paligjshme.

“Bashkia e Subashit dhe Subashi i Bashkise janë gjithmonë në pararojë të vjedhjes. Nuk ndalen në shpikjet e tyre, që çdo qindarkë të përfundojë në xhepat e Subashajve.
Ja një nga kriteret që ka vendosur, për tenderat ” Blerje Betoni ”

Per çdo ndertim, pune, tender, që firmat do të bëjnë me Bashkinë e Subashajve, është vendosur kriter të veçantë: Blerjen e betonit janë të detyruar ta bëjnë brenda territorit të bashkisë, në mënyrë që ta blejnë aty ku duan Subashajt. Pavarësisht se çdo tender është i paracaktuar, duan që të mos humbasin asnjë qindarkë.

Vartësit e tij të bindur, përcaktojnë kritere, në shkelje të hapur, me ligjin e prokurimit public.

Parimet e përzgjedhjes
Neni 2

Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme:

LEXO EDHE:  Rama ka vrarë shpresën e rinisë/ Pasojat janë largimi i 100 mijë shqiptarëve

LEXO EDHE:  “Të luftojmë përbindëshin e shovinizmit”/ Tsipras thirrje eurodeputetëve

a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve;
b) transparencë në procedurat e prokurimit;
c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve.

Lexoni kriterin e vendosur nga vartesit e Subashit me urdher te ketij te fundit dhe presion deri ne largim nga puna, siç pohojne dhe e dergojne vete informacionin, “sklleverit” e Subashit:

“2.3.4 Operatori ekonomik duhet te deshmoje qe ushtron aktivitetin e tij ne Bashkine e Fierit ose
kontrate te perkohshme bashkepunimi me nje subjekt qe operon ne Bashkine e Fierit per
prodhimin e betonit. Ne rastin e qeramarrjes, kontrata te jete e noterizuar dhe me afat
vlefshmerie te pakten sa kohezgjatja e marreveshjes kuader, objekt i ketij prokurimi”

A do te jete objekt kontrolli dhe hetimi kjo shkelje e hapur e ligjit ne menyre te ndergjegjshme per perfitime te paligjshme ?

Bashkia e Fierit është privatizuar. Ajo është kthyer në një paçavure ku vetëm vidhet dhe plotësohen tekat e familjarëve. Qytetarët e Fierit, nëpërkëmben çdo ditë dhe mashtrohen me propaganden bajate të betonimit dhe llambave të kuqe në qender të qytetit, duke vjedhur 70 % të shumës të investuar|, shkruan Baçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria nuk ka asnjë karantinë ndaj virusit kinez/ Masat e deritanishme janë propagandë”

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se Shqipëria deri tani nuk ka asnjë karantinë për koronavirusin.

Sipas Shehut, karantina nuk mund të jetë një dhomë me disa shtretër por, një strukturë komplekse në projekt, organizim e funksionim. Demokrati i bën apel shtetit të ketë një prezencë trë ngushtë bashkë me strukturat përkatëse në vendet fqinje të Italisë dhe Greqisë të cilat janë shumë të interesuara në forcimin e masave mbrojtëse në Shqipëri.

“Shqipëria nuk ka asnjë “Karantinë” ndaj virusit “kinez”.
Heshtja e plotë e Shtetit, me gjithë insistimin, për të shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantinë” që flasin, si është organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshëm në funksion të saj e të mbrojtjes nga ajo epidemi e mundeshme, flasin për mos egzistencën e saj, apo për ndonjë të tillë vetëm në 3D.
Një “karantinë” mbrojtese në këtë rast nuk mund të jetë ndonjë “dhomë” me disa shtretër, por një strukturë shumë komplekse në projekt, organizim e funksionim.
Masat e deritanishme tek ne janë shumë superficiale e në nivel propagande, qe nuk japin asnjë siguri, duke filluar që nga disa “maska” të ekspozuara për të hequr vemendjen, kur në fakt dhe ato vetë nuk garantojnë asgjë.
Duhet menjëherë seriozitet, trasparence, bashkëpunim, dislokim fondesh e jo keq përdorim të tyre me disa PPP abuzive e veçanërisht një koordinim, mbështetje e prezencë e ngushte me strukturat përkatëse të Italisë e Greqisë, që janë shumë të interesuara në forcimin e masave mbrojtëse në Shqipëri.
Teoritë konspirative te “sekretit shtetëror” janë vetëm “gjethe fiku” e të denja për rregjimin e Kim Jong-un”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj shndërron Tiranën në makthin e qytetarëve/ Ku shkuan 586 milion euro?

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar, ka lënë në harresë rrugët e Tiranës, të cilat, thekson ajo janë një makth për qytetarët!

“Në një vëzhgim të thjeshtë në rruget e njësive qëndrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin te kuptosh gjëndjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore. 50 rrugë të evidentuara me foto në një gjendje të mjerueshme në 11 njësitë qëndrore të Tiranës!

Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat.

Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banor edhe asnjë nuk ka interes të investojë. Mjafton të ecesh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecesh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara.”-shkruan Zhupa.

Më tej, ajo thekson se Veliaj ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës.

LEXO EDHE:  “Të luftojmë përbindëshin e shovinizmit”/ Tsipras thirrje eurodeputetëve

LEXO EDHE:  Rama ka vrarë shpresën e rinisë/ Pasojat janë largimi i 100 mijë shqiptarëve

“Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës.

Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!”-përfundon postimin e saj Ina Zhupa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE