Connect with Us

Zhduku Kosovën nga harta/ Luan Rama kryqëzon kryeministrin

Politikë

Zhduku Kosovën nga harta/ Luan Rama kryqëzon kryeministrin

Publikuar

-

Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar ashpër në lidhje me një postim të kryeministrit Edi Rama ku shfaqej një hartë e vendit tonë dhe të Ballkanit, por që mungonte Kosova, ndonëse më vonë u fshi, duke u rihedhur e edituar.

Luan Rama thekson se kjo nuk është një lajthitje e rastit nga ana e kryeministrit, por një postim provokativ dhe fyes jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët.

Kosova brenda Serbisë – një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!
Nuk është një lapsus. Nuk është as ndonjë gabim prej pakujdesisë, publikimi në faqen e profilit të Edi Ramës në fb i hartës së “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”, siç shkruan ai vetë, ku ndër shtetet që ndajnë kufi me Shqipërinë, mungon Kosova, e cila është vendosur brenda kufijve të Serbisë.
Nuk është as ndonjë lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë.
Eshtë një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!”, shkruan ai në postimin e plotë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Na u lodh ky djalosh”/ Dashamir Shehi ironizon Ramën

Publikuar

-

Nga

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit Rama, i cili pas situatës së tërmetit, lëviz çdo ditë në zonat e prekura, lagje më lagje, për tu njohur nga afër me nevojat e banorëve.

I ftuar në Report Tv, duke e konsideruar si një show të kryeministrit, Shehi tha se njerëzit mendojnë se Rama po lodhet, por në fakt, megjithë daljet e tij 24 orë në media, nuk e ka ndalur as vjedhjen dhe korrupsionin.

LEXO EDHE:  Harta – Dimri “ulet këmbëkryq”/ Njihuni me zonat që do t’i mbulojë bora

LEXO EDHE:  Harta - Dimri "ulet këmbëkryq"/ Njihuni me zonat që do t'i mbulojë bora

“Shqiptarët e ndershëm mendojnë na u lodh ky djalosh! Jo mo jo, axhendën politike, korruptive, abuzive nuk e ka ndalur fare pas tërmetit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përse hesht “AntiKapÇaTkapësh” ndaj skandaleve në Inspektoriatin e Punës?/ Gazetari publikon dokumentet

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elio Laze, ka reaguar lidhur me skandalin e Inspektoriatit Shtetërorë të Punës,, ku sipas një video të të publikuar nga emisioni emisioni “Fiks Fare”, tegihej se si bëheshin pazare me lekët e shtetit.

Në një shënim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe dokumentet e ku kryeinspektori Arben Seferaj, anashkalon Sekretarin e Përgjithshëm, shkruan se raste të tilla të sjellin në vëmendje diktatorën komuniste, ku të gjithë pushtetetet i kishte në dorë një person.

Para dy ditesh emisioni investigativ Fiks Fare transmetoi nje investigim me ze dhe figure ku ne Inspektoriatin Shteteror te Punes, beheshin sade pazare me leket e shtetit. Dieta fiktive per rregullim automjetesh, dieta fiktive per te organizuar mbremjen e vitit te ri, karburant qe del nga magazina me urdher te shoferit, e te gjitha keto ndodhin me urdher, porosi dhe symbylljen e Arben Seferajt.
Media e beri punen. E transmetoi skandalin e rradhes. Por ne institucion asgje nuk ndryshoi. Kryeinspektori beri nja dy pezullime dhe kaq.
Eshte i njejti person i cili si administrator i OSSHE u largua me shkelje nga detyra. Edhe nga Autoriteti Portual ne Durres po me shkelje. Por Rilindja e gradoi si Kryeinspektor i Inspektoriatit te Punes.
Tani qe ta ndihmojme pak nismen Anti Kap Ça Tkapesh.
Ka nje rregull ne institucionet shteterore. Kryeinspektori autorizon per sherbimet jashte Tirane, inspektoret e tij. Nderkohe qe Kryeinspektorin e autorizon SEKRETARI I PERGJITHSHEM I MINISTRISE se linjes.
Dokumentet me poshte do ju njohin me faktin qe Arben Seferaj kryeinspektor, autorizon Arben Seferajn per per nevoja pune, duke anashkaluar Sekretarin e Pergjithshem.
Rilindja na tregon me kete rast se shteti dhe pushteti nuk kane asnje ndarje me njeri-tjetrin. E thene ndryshe, per sa kohe qe nuk ka ndarje pushtetesh, ku ekzekutivi-legjislativi-dhe reforma e kapur ne drejtesi, jane nje, me logjike te thjeshte, secili vulos dhe firmos vete. Ne raste te ktilla vlen te theksohet se kur pushteti maksalizohet ne kete shkalle, rreshkitja dhe rrezimi i tij ndodh ne shkalle te gjere, pra qe nga kreu i saj deri te kryeinspektoret.
Raste te ktille te sjellin ne vemendje diktaturen komuniste, ku te gjitha pushtetet i kishte ne dore nje person, i cili bente edhe shoë te ngjashem si sot ndersa zoteronte te gjitha mjetet e propagandes, dhe i jepte vetes, me kerkese te vetes, disa muaj pushime se ishte i lodhur nga mbingarkesa e punes.
Sa i perket rastit, le te urojme qe te hapet nje post per sekretar i pergjithshem prane ketij dikasteri, sepse si ka thene kryeministri – pune ka, por s’ka profesioniste. Ose ne te kundert, sekretari i pergjithshem nuk di te hedh as firmen, dhe ky do te ishte nje skandal tjeter.
Me poshte keni dokumentet ku Arben Seferaj autorizon Arben Seferajn.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tedi Blushi “kërcënon” Dvoranin/ Mblidh mendjen, publikimi i videove s’ ka filluar akoma

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur menjëherë deklaratës së kreut të KED, Ardian Dvorani i cili publikoi videon e intervistes së tij ku sqaron se jo vetëm që nuk ka thënë se KED bllokohet nëse ai ndiqet penalisht, por ka sqaruar qartë se nëse kjo ndodh ai e lë funksionin.

Blushi i bën thirrje Dvoranit të ruajë qetësinë dhe të mbledhë mendjen.

Më tej zëdhënësi i presidentit “kërcënon” Dvoranin teksa thotë se publikimi i videove nuk ka filluar akoma.

“Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!
Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!
Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE