Connect with Us

Zemërimi i Khanëve/ Bota nën thundrën e mongolëve

Blog

Zemërimi i Khanëve/ Bota nën thundrën e mongolëve

Publikuar

-

Kur Genghis Khan i hyri aventurës për të sunduar botën në vitin 1206, bota ishte vetëm fushat dhe kodrat të stepës Mongole dhe populli i saj ishin Mongolët nomadë dhe fisnorë. Kur bota u zgjerua duke përfshirë më shumë rrafshnaja dhe më shumë popuj fisnorë – Ujgurët, Naimanët dhe Tartarët – edhe ata u pushtuan dhe luftëtarët e tyre u bashkuan me hordhitë mongole. Si një top ortek, ushtritë mongole  rriteshin teksa pushtonin, dhe pushtonin duke u rritur. Përfundimisht, bota e tyre u bë më e huaj dhe më komplekse. Deri në vitin 1220, Mongolët kishin depërtuar përtej lumit Kalka duke u ndeshur në beteja me Rusët e Kiev, në një tokë me shkrim cirilik, principata feudale dhe temjanin e Krishterimit Ortodoks Lindor. Në lindje, Mongolët kishin luftuar me ushtritë mercenare të Xias Perëndimore të dhe Dinastisë Jin të Kinës – një botë me intriga oborresh, pasuri të madhe dhe e lidhur fort me rendin shoqëror konfucian. Në jug ata kalëruan nëpër shkretëtirat me pluhur të Kaukazit, për të sfiduar Shahun Ala ad-Din Muhamed, me shpatat që vringëllinin nën minaretë elegante të Islamit.

Genghis Khani ishte një reformator, por perandoria e tij ishte një perandori e rritjes – nëse mund të konsiderohej thjesht barbar nga armiqtë e tij, ai u bë shumë, shumë i zoti në të qënit një barbar. Ai i shndërroi fiset e copëzuara të Mongolisë në një ushtri të pamëshirshme dhe të koordinuar kalorësish, që mund të adaptohej dhe të mësonte nga çdo armik që vinte përfund, duke përftuar mjekësinë islamike, harqet kineze dhe motorët evropianë të rrethimit, për t’u forcuar. Mbajtja e frerëve të një perandorie të gjerë shumëkombëshe, ndryshon shumë nga fitimi i një perandorie të tillë. Nipi i Genghisit, Kublai Khan pasoi vëllanë e tij të madh Möngke kur mori detyrën e Khan të Madh në 1260. Kublai trashëgoi një perandori me probleme që nuk mund të zgjidheshin thjesht duke marrë krahët e armikut në betejë dhe duke prerë disa koka.

Möngke Khan kishte vdekur në Kinë, në mesin e një mosmarrëveshjeje të madhe sektare midis Budistëve fanatikë dhe Taoistëve, që ai e kishte udhëzuar Kublain ta zgjidhte, kështu që ky Khan i ri i Madh, mbase më shumë se cilido nga paraardhësit e tij, e kuptoi se sa shumë ky mozaik gjuhësh, besimesh dhe etnish mund ta copëtonin perandorinë. Ai u rrethua me këshilltarë të besimeve të ndryshme dhe filloi të ndërtojë besim midis popujve të perandorisë së tij dhe lordit të tyre ‘barbar’. Kublai Khan zyrtarizoi shpërndarjen e ndihmave për të sëmurët, jetimët dhe studiuesit e moshuar me zyrtarë të dedikuar, dhe një census vjetor do të regjistronte të korrat dhe do të vlerësonte dëmet e shkaktuara nga lufta, uria dhe përmbytjet, duke shpërndarë grurë nga hambare të ndërtuara posaçërisht për të lehtësuar barrën.

Liria fetare u rrit dhe infrastruktura u reformua. U ndërtua Kanali i Madh, rrugët u përmirësuan, u futën paratë e letrës dhe u hap për herë të parë një sistem i ri postar, me kalorës që shkonin e vinin midis stacioneve postare dhe ndryshonin kuajt në secilin prej tyre, për të mbajtur çdo skaj të kësaj mbretërie të gjerë në komunikim të vazhdueshëm. Perandoria e tij administrohej nga një kastë shumëkombëshe funksionarësh, origjinën e të cilëve ai i kishte ndarë në katër kategori besueshmërie: së pari, Mongolët; së dyti, njerëz të tjerë të Azisë Qendrore; së treti, mançurianët dhe koreanët; dhe më pas të fundit, kinezët. Ndërkohë, ambasadorët dhe udhëtarët nga larg ishin të mirëpritur me krahë të hapura, për njohurinë dhe pasurinë që mund të sillnin – misionarët e krishterë madje ndërtuan kisha.

Ndërsa kryeqyteti i Genghis Khanit ishte Karakorumi, thellë në qendrën e tij mongole, Kublai dëshironte një kryeqytet të denjë për një perandor, në mbretërinë ku ai kishte kaluar rininë e tij. Ai e vendosi oborrin e tij në një “kryeqytet dimri” të ndërtuar rishtas – ashtu si nomadët tradicionalë, i gjithë oborri mongol do të udhëtonte me stinët, duke ndjekur dritën në klimat më të ngrohta – në atë që është sot Pekini. I njohur si Dadu në gjuhën kineze (që do të thotë ‘kryeqytet i madh’), në gjuhën mongole quhej Khanbaliq – Qyteti i Khanit, dhe Kulla e Daulleve qëndron edhe sot e kësaj dite, në zemër të kryeqytetit modern të Kinës.

“Rrugët janë aq të drejta dhe të gjera, sa që ju mund të shihni drejt përgjatë tyre nga skaji në skaj, dhe nga një portë në tjetrën. Dhe lart e poshtë qytetit ka vende të bukura, shumë hosteletë mrekullueshme si dhe shtëpi të bukura”, shkruante vizitori më i famshëm i huaj i Kublai Khanit, udhëtari dhe tregtari italian, Marco Polo.

Në qendër të Khanbaliqit ishte pallati i Khanit, lyer me të kuqe dhe të bardhë, ku nën syrin vigjilent të një mijë rojeve, ai mbante katër gratë e tij në një luks të jashtëzakonshëm. Në verë, oborri do të ngrinte plaçkat dhe do të kthehej në Mongoli, në qytetin me çadra e të rrethuar me mure, Shangdu – i njohur si Xanadu. Polo përshkruante dy pallate të gjera, njëri prej mermeri dhe i mbushur me “dhoma të gjitha të praruara dhe të pikturuara me figura burrash, kafshësh dhe zogjsh, dhe me një larmi pemësh dhe lulesh, të gjitha të realizuara me një art kaq fin, sa të shtangin e të mrekullojnë”, dhe një pallat tjetër prej druri që mund të shembej dhe ringrihej sipas dëshirave të perandorit.

LEXO EDHE:  Tragjedia e Diego Armando Maradonës

Nëse Shangdu ishte mishërimi i pasurisë së Kublai Khanit, oborri i tij në Khanbaliq ishte mishërim fizik i pushtetit të tij, dhe pakënaqësisë që filloi të përhapet si ndryshku ndaj këtij pushteti. Perandori i parë jo-Kinez që sundoi të gjithë Kinën, Kublai Khan ishte monarku i një kombi që kishte besuar se ishte qytetërimi i fundit, një qytetërim që përdorte të njëjtën fjalë edhe për “i huaj” edhe për “bishë”. Tani ata sundoheshin nga një fuqi e re që përfaqësonte gjithçka barbare dhe të pagdhendur, siç ata besonin se ishin të huajt, pa harruar se këta të huaj kishin shtypur Dinastinë Song.

Kublai Khan u përpoq të rishfaqej si një sundimtar i përshtatshëm për Kinën – ai rivendosi ritualet   Konfuciane që kishin qenë një shenjë dalluese e oborrit të Song, duke shastisur gjeneralët dhe këshilltarët e tij mongolë me entuziazmin e papritur për këngë dhe valle në sallat e qeverisë. Ai i ndërtoi tempuj babait të tij, Tolui, dhe gjyshit të tij, Genghis, duke rehabilituar këta ish-pushtues nga stepat, sipas traditës kineze të adhurimit të stërgjyshërve, dhe i dha djalit të tij të dytë, Jin Chin, arsim kinez, së bashku me një prezantim me budizmin dhe konfucianizmin. Burokracia komplekse e dinastisë Song, gjashtë ministritë e qeverisë qendrore, këshilli i qeverisës Sekretariatit dhe administrata me shumë nivele labirintike të krahinave u ruajtën. Pasardhësit e tij u skalitën në mitologjinë e Kinës si Dinastia Yuan, po aq e skalitur hyjnisht në fron, sa edhe rendi që kishte zëvendësuar.

Me njërën këmbë në trazira dhe një tjetër të mbështjellë me mëndafshët e imët të jetës së oborrit kinez, Kublai Khan mund të jetë ribërë, si fytyra e fundit e traditës perandorake kineze, por imazhi i tij si një luftëtar i pamëshirshëm ishte në dyshim. Në sytë e kritikëve të tij, Kublai Khan kishte pushuar së qeni trashëgimtari i Genghisit, thundrat e të cilit mbillnin terror në zemrat e mbretërve dhe perandorëve. Për të qetësuar përkrahësit e tij tradicionalë, Kublai Khani injoroi këshilltarët e tij kinezë dhe nisi përpjekjet katastrofike të pushtimit në Japoni në 1274 dhe 1281, dhe në Java në 1293. Të planifikuar dhe ekzekutuar dobët, edhe pushtimet e tij të suksesshme – Vietnami në 1284 dhe 1287, dhe Birmania në 1277 dhe 1283 – i dhanë Perandorisë Mongole një goditje trupi në portofol dhe paratë e tij revolucionare prej letre, u desh të zëvendësuan nga një njësi krejt e re, në përpjekje për të anarkinë financiare.

Ndërsa Mongolët brenda oborrit të Kublai Khan e ngopnin etjen për gjak në xhunglat e Azisë Juglindore, duke i skuqur shpatat dhe mbushur xhepat me plaçkë të mjaftueshme për të injoruar shndërrimin e Khanit të tyre në Budizëm, ata që ishin në Mongoli nuk ndjeheshin aq shumë pararojë e një perandorie të lavdishme globale, por subjekte të një tirani të largët.

Pjesa më e madhe e Mongolisë në vetvete ishte bërë aq e copëtuar dhe pa ligje nën Kublain, sa edhe kishte qenë para ngritjes së Genghisit. Nayan, një pasardhës i gjysmë vëllait të Genghis Khanit, Belguteit, u bë aleat me Kaidu, udhëheqësin e një Khanate rivale mongole e cila kishte mbështetur vëllain e vogël të Kublait në luftën e hershme civile dhe kishte udhëhequr një rebelim kundër Kublait.

Kublai, ose duke besuar se kërcënimi ishte aq i madh sa ai duhej të përgjigjej personalisht, ose duke menduar se ishte në rrezik identiteti i tij si mongol, duhej të shihej tek hakmerrej në mënyrën e të parëve të tij, dhe personalisht të drejtonte një ushtri për të shtypur këtë revoltë në 1287. Në moshën 72 vjeç dhe duke vuajtur nga reumatizma, Kublai nuk mund të kalëronte më dhe u transportua me një kabinë në kurrizin e katër elefantëve, por ai këmbënguli të zbriste në fushëbetejë me armaturën e tij flori dhe blu. Duke i zënë rebelët në befasi, beteja zgjati nga mëngjesi deri në mes të ditës dhe në fund të saj Nayan u ekzekutua në mënyrën tradicionale të mbretërisë mongole: i mbështjellë në qilim, dhe u zvarrit pas një kali derisa vdiq, në mënyrë që “gjaku i prejardhjes së perandorit” të mos derdhej në tokë.

Pavarësisht prirjeve civilizuese dhe pretendimeve për madhështi, Kublai sundoi si Khan – me stepën që kalonte poshtë tij kur galoponte dhe armiqtë që binin si gjethe. Megjithëse Kaidu vazhdoi të sulmojë territorin e Juanit, aleatët e tij u ndëshkuan brutalisht, ushtritë e tyre u shpërndanë në mesin e besnikëve të Khanit, dhe nipi i vetë Kublait u dërgua për ta gjunjëzuar.

Sado që  i neveriti tradicionalistët mes popullit të tij, duke hedhur poshtë besimin e tyre shamanistik për budizmin dhe duke sunduar nga Kina, Kublai Khan zgjeroi Perandorinë Mongole në kulmin e saj – duke mbuluar 85.5 milion kilometra katrorë dhe mbi 100 milion njerëz nga skajet e Evropës deri në Lindjen e Largët. Për më tepër, risitë e tij në infrastrukturë dhe artizanat, po aq sa forca e tij e madhe luftarake, nderuan trashëgiminë e Genghis Khanit, si asnjë Khan tjetër.

Genghis ndërtoi një perandori nga shala e kalit, por Kublai ndërtoi një qytetërim nga oborri. / History Revealed – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

“Jemi pasardhës të majmunëve”/ Po pse nuk u bënë të gjithë majmunët si ne?

Publikuar

-

Nga

Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje me evolucionin – që njerëzit kanë zbritur, hap pas hapi, nga majmunët ose majmunët modernë. Mund të jetë për shkak se imazhi i mirënjohur i ‘evolucionit të njeriut’, që tregon një seri majmunësh që bëhen gjithnjë e më të drejtë dhe të ngjashëm me njerëzit, ka ndihmuar në përhapjen e këtij miti.

Së pari, duhet të jemi plotësisht të qartë se majmunët e hershëm dhe majmunët modernë nuk janë e njëjta gjë. Majmunët modernë ndahen në majmunët e Botës së Re dhe të Botës së Vjetër, të dyja janë grupe të veçanta të specieve tek majmunët. Majmunët ndahen sërish në majmunë më të vegjël (gibbonë) dhe majmunë të mëdhenj, të cilët përfshijnë njerëzit. Pra, ne me siguri nuk kemi prejardhje nga majmunët modernë. Po majmunët e hershëm (apes)?

Ne ndajmë shumë tipare me majmunët e tjerë të mëdhenj – shimpanze, orangutangë, bonobo dhe gorilla – dhe ata janë më afër jetesës sonë. Por as ata nuk janë paraardhësit tanë. Secila nga speciet e majmunëve të mëdhenj, përfshirë njerëzit, evoluoi në mënyrë të pavarur nga një ‘paraardhës i përbashkët.

LEXO EDHE:  Tragjedia e Diego Armando Maradonës

LEXO EDHE:  101 vjet nga fundi i Luftës së Parë Botërore/ Kuriozitetet më pikante që mund të mos i keni ditur

Nëse gjurmoni fosilet njerëzore prapa në kohë, ato gradualisht bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashme me majmunin, me dhëmbë më të mëdhenj, trurin më të vogël dhe gjymtyrët më të lidhura. Dhe nëse i gjurmoni shimpanzetë pas në kohë, ato bëhen më shumë si ai paraardhësi i përbashkët. Nëse ktheheni miliona vjet, historia evolucionare e njerëzve dhe shimpanzeve përfundimisht konvergon, dhe do të zbuloni se ne ndajmë një të afërm që ishte një specie tërësisht e ndryshme – paraardhësi ynë i përbashkët.

Çdo kryqëzim në një pemë evolucionare, përfaqëson një paraardhës të përbashkët. Nëse gjurmoni përsëri edhe më tej, përfundimisht do të gjeni një paraardhës të përbashkët midis majmunëve dhe majmunëve të lashtë, midis të gjithë primatëve, midis të gjitha kafshëve etj. Secila prej degëve të pemës evolucionare vazhdon të evoluojë, duke prodhuar specie të reja të të gjitha madhësive, formave dhe ngjyrave. / Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si u vra Xhon Lenon nga fansi i tij i çmendur Mark Çapman, dhe teoritë e tjera mbi vdekjen e ish-yllit të “The Beatles”

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një tronditje të madhe jo vetëm tek fansat e tij, por të gjithë botës. Kishte kaluar vetëm një dekadë kur ishte shpërbërë grupi “The Beatles”, dhe Lenon po bënte emër si një artist i suksesshëm solo. Vdekja e tij tragjike, i kujtoi cilitdo se ai mund të ishte vërtet një “Zot” i muzikës rok, por mbetej në thelb njeri si gjithë të tjerët.

Ajo ngjarje ishte ndërkohë një zile alarmi për muzikantë të tjerë, se fiksimi pas tyre i fansave, mund të jetë diçka jashtëzakonisht e rrezikshme. Ishte një tragjedi e papërshkrueshme, dhe akti i një njeriu vërtet të lig. Sot, pas gati 40 vitesh nga ajo ngjarje, mund të ketë ende disa gjëra të cilat nuk i dini mbi vrasjen e yllit të famshëm të muzikës botërore.

Kantautori Xhejms Tejlor, u takua me vrasësin Mark Dejvid Çapman një ditë para vrasjes

Tejlor e ndeshi Çapmanin në stacionin e metrosë. Ai kujton:”Vrasësi i tij më bllokoi pas murit, ishte i mbuluar në djersë, dhe u përpoq të mbante para meje një fjalim të çuditshëm mbi atë që do të bënte, dhe se si do të vihej në kontakt me Xhon Lenonin. Ishte diçka surreale fakti që unë pata kontakte me atë njeri, 24 orë para se të qëllonte mbi Xhonin”.

Çapman kishte synuar ta vriste Xhon Lenonin 2 muaj më herët

25-vjeçari udhëtoi enkas për në Nju Jork në tetorin e vitit 1980, për të kryer vrasjen e këngëtarit. Por në një moment, ndryshoi befas mendje dhe u kthye në shtëpi. Në një intervistë për “The Mirror”, bashkëshortja e tij Gloria Çapman me të cilën ishte martuar vetëm një vit më parë tha:”Ai u kthye në shtëpi i frikësuar, duke më thënë se për t’u bërë i famshëm kishte planifikuar të vriste Xhon Lenonin. Por ai shtoi se dashuria ime e kishte shpëtuar”.

Çapman takoi atë mëngjes djalin e Lenon, Shonin

Mëngjesin e 8 dhjetorit 19080, ndërsa po priste jashtë shtëpisë së këngëgëtarit, Çapman pa dadon e familjes Helen Simën, duke hynë në godinë me djalin e Xhonit, Shonin 5-vjeçar. Çapman e takoi vogëlushin, dhe i tha se ishte një djalë i bukur, tamam si tek kënga “Beautiful Boy”.

Disa orë para e ta vriste, këngëtari i dha një autograf Çapmanit, mbi albumin e tij të dytë “Double Fantasy”

Më 8 Dhjetor, Çapman ngriti një çadër në hyrje të ndërtesës ku jetonte Lenon. Ai kaloi aty orë të tëra, duke biseduar me rojen dhe disa fansa. Në atë kohë, ishte shumë e zakonshme që disa fansa ta prisnin këngëtarin jashtë ndërtesës, dhe t’i kërkonin autografe. Ishte ora 5 e pasdites,

kur Lennon doli të shëtiste me gruan tij Joko Ono. Pasi i firmosi albumin e tij “Double Fantasy” Dejvid Çapmanit, Lenon madje e pyeti:”A është kjo gjithçka që dëshiron?”. Si përgjigje, Çapman vetëm buzëqeshi. Madje fotografi Pol Goresh, arriti të fiksonte atë takim të veçantë.

LEXO EDHE:  Kina është ekonomia e dytë në botë/ Pse kinezët rrezikojnë jetën për të emigruar në Britani?

LEXO EDHE:  Si do të jetojmë në planetin Mars?

Mark Çapman, deklaroi më pas se e vrau Xhon Lenonin për t’u bërë i famshëm

Ai madje e pranoi se nuk kishte “asgjë personale” me të. Në një dokument të lirimit me kusht, ai theksoi:”Unë nuk kisha ndonjë urrejtje ndaj djalit, gruas së tij, apo atij vetë. Unë isha i fiksuar vetëm me një gjë:nëse do ta vrisja, mund të isha më në fund dikushi”.

Kur mori lajmin e vdekjes së Lenonit, Joko Ono përplasi kokën në dysheme

Dr.Sfefan Lin ndodhej në urgjencë atë mbrëmje në Spitalin Ruzvelt. Ai i masazhoi zemrën e Lenonit, për ta bërë atë të pompojë sërish gjak, por pa rezultat.”Kur ia thashë asaj që ai ka vdekur, ajo nisi të bërtiste ‘Ti po më gënjen; nuk mund të jetë e vërtetë. Ai nuk ka vdekur.

Nuk të besoj.

Ajo u shtri përtokë, dhe nisi të përplaste kokën në dysheme. Atë moment pata frikë, se do të kishim një pacient të dytë. Por pas dy minutash, ajo e pranoi vdekjen e tij, dhe më kërkoi që ta shtyja njoftimin për mediat për të paktën 20 minuta, pasi djali i saj Shoni ishte në shtëpi duke parë lajmet, dhe ajo do të donte t’ia thoshte e para”- kujton ai.

Ka disa teori konspirative për vdekjen e Xhon Lenonit

Teoria e parë, është se Mark Çapmani ishte një agjent i CIA-s (në fakt FBI kishte dosje për Xhon Lenonin). E dyta, është që ai dëshironte të jetonte në paqe dhe larg syrit të publikut, ndaj e inskenoi vdekjen e tij. Dhe teoria e tretë, është që ai kreu në fakt vetëvrasje.

Kërkesa e radhës e Çapman për lirimin me kusht, do të shqyrtohet vitin e ardhshëm

Në vitin 2018, gjykata e rrëzoi për herë të 10-të, kërkesën e Çapman për t’u liruar me kusht. “Ju padyshim që e planifikuat dhe kryet vrasjen e një personi me famë botërore, për asnjë arsye tjetër përveçse të fitonit për vete një famë të keqe. Ndërsa jeta e asnjë personi nuk është më e vlefshme se jeta e një tjetri, fakti që ju zgjodhët dikë që nuk ishte thjesht një person me famë botërore dhe i dashur nga miliona njerëz, pa marrë parasysh dhimbjen dhe vuajtjet që do t’i shkaktonit familjes, miqve dhe shumë njerëzve të tij të tjerët, tregon një mospërfillje të patolerueshme ndaj shenjtërisë së jetës njerëzore, dhe dhimbjes dhe vuajtjeve të të tjerëve. Ky fakt mbetet shqetësues për këtë panel”- thuhej në vendimin e fundit të Bordit të Lirimit me Kusht./ Societyofrock-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush do ta pasojë Putinin në krye të Rusisë?

Publikuar

-

Nga

Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”

* Presidenti rus, Vladimir Putin, po përballet me një dilemë të madhe, që nuk është plotësisht vetëm e tija. Ai nuk mundet të gjejë dot një zëvendësues të vetes, një klon politik, siç do ta donte vetë. Për më tepër, një pasardhës i besueshëm duhet të jetë modest, i përmbajtur në deklarata, besnik i nomenklaturës, liberal në jetën e përditshme, patriot para publikut, fleksibël në negociatat ndërkombëtare, dhe në gjendje të ruajë balancën midis qëndrimeve ekstremeve të kolegëve të tij, dhe më e rëndësishmja të jetë i durueshëm, i fiksuar pas punës, takimeve, udhëtimeve, negociatave.

Por problemet e Putinit nuk mbarojnë këtu. Ai druhet se nëse largohet nga pushteti, s’do të jetë në gjendje të mbrojë dot fëmijët dhe miqtë e tij. Njëkohësisht, ai ka një ndjenjë epërsie ndaj elitës politike, e cila funksionon drejtpërsëdrejti për të.

Ai nuk i zë besë asnjë premtimi, por beson në predispozitën e tradhtisë nga rrethi i tij i brendshëm, që mund të ndodhë nën një kombinim zhvillimesh të papritura dhe presionit të opozitës. Për Putinin, delegimi tek elita e tij personale i menaxhimit dhe pronësisë së një pasurie kaq komplekse dhe sfiduese, do të ishte një marrëzi, pasi ata janë më të dobët se ai.

Shihni një moment se cilat janë alternativat:Dimitri Medvedev, kryeministër i Rusisë që nga viti 2012. Ai nuk ka interes të punojë 24 orë në ditë për 7 ditët e javës. Ai nuk është në gjendje të zgjedhë, dhe ka tendencën të përfshihet në nisma të dyshimta (java 4-ditore e punës), dhe ruan një lloj distance nga ekipi i tij qeverisës.

Valentina Matvienko, senatore e Shën Petersburgut dhe Kryetare e Këshillit të Federatës, nuk ka shfaqur ide origjinale, dhe ka një cinizëm total rreth politikës. Vjaçesllav Volodin, kryetari i parlamentit rus, Duma. Ai ka një përkushtim të pakufizuar personal vetëm ndaj një personi, Vladimir Putinit.

Sergej Shoigu, Ministri rus i Mbrojtjes. Ai është një tip pa emocione, nuk ka ambicie të vërteta në karrierë. Përkundrazi, ëndërron një pension të qetë, të cilin mund t’ia sigurojë vetëm Putini. Ai mund të dëshirojë të marrë nën rrethana të caktuara, pozicionin e zv/kryeministrit të parë, që mbikëqyr zhvillimin e Siberisë dhe Lindjes së Largët.

Sergej Lavrov, Ministër i Jashtëm i Federatës Ruse. Situata e tij është e njëjtë me atë të Shoigu, me përjashtimin e pozitës së zv/kryeministrit për Siberinë dhe Lindjes së Largët. Një alternativë në rastin e tij, mund të jetë udhëheqja e Këshillit të Federatës, me të njëjtat përfitime pensionale.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh, kur një qytet ndalon qarkullimin e makinave në rrugët e tij?

LEXO EDHE:  101 vjet nga fundi i Luftës së Parë Botërore/ Kuriozitetet më pikante që mund të mos i keni ditur

Sergej Sobyanin, kryetar i Bashkisë së Moskës. Atij i mungon interesi mbi politikën publike. E urrën angazhimin në aktivitete masive, dhe nuk është i prirur të jetë simpatik në sytë e publikut. Ai është tërësisht indiferent ndaj çdo pozicioni dhe karriere të nivelit të lartë.

Edhe grupi i përfaqësuesve të shërbimeve të sigurisë (Nikolai Patrushev, Sekretari i Këshillit të Sigurisë, Aleksandër Bortnikov, Drejtor i FSB-së, dhe Viktor Zolotov, Drejtor i Gardës Kombëtare) nuk shprehin ndonjë interes publik, nuk janë të pavarur nga natyra e tyre.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për zyrtarët kryesorë, që shërbejnë në administratën presidenciale (Anton Vaino, shefi i kabinetit, Aleksei Gromov, zëvendësdrejtori i parë i personelit, Dimitri Peshkov, sekretari i shtypit dhe Andrei Belusov, këshilltar shtetëror i Federatës Ruse).

Atëherë, çfarë e pret Rusinë? Për mendimin tim, gjendja reale në nivelin e sipërm të elitës, do të përcaktohet me ardhjen e personave të rinj, nga nivele të tjera të ulëta të pushtetit, që do të udhëheqin vendin pas Putinit. Dhe kjo, duke pasur parasysh faktin që rrethi i besimit brenda shoqërisë ruse, është shumë i vogël. Kjo nënkupton, për mirë a keq, një ndryshim automatik dhe rrënjësor të elites, që merr vendimet kryesore në qeveri.

Tani për tani, janë këto tiparet e sakta të “udhëheqësve” të sotëm, që formojnë një mandat kolektiv nga ana e tyre për statuskuonë, ruajtjen e praktikave ekzistuese, dhe qëndrimin e Putinit në pushtet për një kohë të pakufizuar. Kjo strategji garanton, ndonëse jo me siguri, por me një shkallë të lartë probabiliteti, ruajtjen e autonomisë, dhe mbrojtjen e pronës jo vetëm për ta, por edhe për të afërmit dhe miqtë e tyre.

Nga ana tjetër Putini, është i interesuar për besnikërinë e punonjësve të tij, për sa kohë që një besnikëri e tillë është operative, pra për sa kohë që ata e lejojnë të zgjidhë në mënyrë efektive çështjet e pushtetit, pa e dëmtuar këtë të fundit.

Një evolucion në Rusi, mund të kërkojë ndryshime në personel, të cilat Putini do t’i ndërmarrë, megjithë neverinë e tij të hapur ndaj riorganizimit të radhëve të miqve të tij, diçka që mund të shkaktohet nga një rënie e dukshme e treguesve statistikorë dhe sociologjikë të gjendjes aktuale të ekonomisë dhe shoqërisë ruse./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE