LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zbutet” Ralf Gjoni/ I shtrin dorën PD: Duhet të bashkojmë forcat

19 Nëntor 2019, 10:30, Politikë CNA
“Zbutet” Ralf Gjoni/ I shtrin dorën PD: Duhet të

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka deklaruar se beteja e tyre është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Pas përfundimit të pjesës së parë të mbledhjes për Reformën Zgjdhore, Gjoni u shpreh se dora e tyre bashkëpunuese ka qenë gjithnjë e shtrirë për PD dhe LSI jashtë parlamentit.

?Beteja jonë do të vazhdojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Dora jonë bashkëpunuese në parlament ka qenë gjithnjë e shtrirë për PD dhe LSI jashtë parlamentit.
Çfarë ndodhi ndodhi, duhet të bashkojmë forcat, në shërbim të vendit dhe prespektivës së vendit.
Opozita jashtë parlamentare është e mirëpritur të jetë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore?, u shpreh Gjoni./CNA.al

Lajmet e fundit nga