Connect with Us

Video me prova përvëluese!/ Rama: “Presidenti nuk operon me shashka”

Politikë

Video me prova përvëluese!/ Rama: “Presidenti nuk operon me shashka”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta firmosi këtë të martë kallëzimin e paralajmëruar ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, ndërsa ka paralajmëruar se ka në dorë një video me prova përvëluese, për Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë çështje ka folur dhe Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama, në një lidhje për emisionin “Opinion”.

Sipas Ramës, Meta nuk operon me shashka, ndaj deklaratat duhet të merren seriozisht.

“Me aq sa e njoh unë personalisht Presidentin, të jeni i bindur që Presidenti nuk operon me shashka. Sot Presidenti ka denoncuar zyrtarisht gjithë materialin që ka grumbulluar, provat pikërisht për këtë çështje.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ja momenti i ndjekjes së Altin Bamllarit dhe të birit nga policia

Unë mendoj që Presidenti ka dorëzuar gjithçka që ai ka si prova të fajësisë së kryetarit të KED-së. Mos bëjmë sikur nuk e kuptojmë, video me prova, video me fakte nga mbledhjet e KED-së. Në mbledhjet e KED-së regjistrimi bëhet edhe audio edhe video”, theksoi më tej ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk merrem me futje nusesh në punë”/ Rama përballet me ankesat e banorëve në Laç

Publikuar

-

Nga

Pasi vizitoi fillimisht Mamurrasin, Rama u ndal edhe në qytetin e Laçit, ku ka parë nga afër gjendjen pas tërmetit.

Teksa siguroi banorët se të gjitha banesat e dëmtuara do të ndërtohen nga fillimi të reja, ai u përball edhe me disa ankesa jo të zakonta.

Një i moshuar iu ankua se i kanë laguar nusen nga puna. Me ironi kryeministri iu përgjigj: “Unë nuk merrem me futje nusesh në punë.”

LEXO EDHE:  Redaksionale/ Koha të rikthehesh Doktor  

LEXO EDHE:  Foto/ Meta takohet me Ramush Haradinaj

Ndërkohë që një tjetër iu ankua se kishte ardhur një “arushë”, duke nënkuptuar një person, që i merrte çdo ditë tulla nga shtëpia e saj, duke e dëmtuar akoma më shumë atë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm italian viziton kampin e Vorës

Publikuar

-

Nga

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, ka vizituar këtë mesditë, kampin e çadrave pranë qytezës së Vorës.

Ai shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, ambasadori italian Alberto Cutillo dhe ai i B-së  në Shqipëri Luigi Soreca.

Gjatë kësaj vizite u bë edhe dhurimi i disa materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.

LEXO EDHE:  A do ta dekretojë Meta Lleshin?/ Çuni i Fahriut bën parashikimin e fortë

LEXO EDHE:  Ironia e Luan Ramës/ Ka një propozim për “Ushtarin e panjohur”

Pas kësaj vizite në Vorë, ai të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha uron 29-vjetorin e PD-së/ Sot shqiptarët i kanë sytë të finalizimi i misionit si garante e lirisë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ka uruar 29-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Basha shkruan se “Liri – Demokraci” është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Më tej, ai thekson se për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës.

“Liri – Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri – Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.”-shkruan Basha.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Një femër i ka thyer zemrën 4 vjeçarit

LEXO EDHE:  Pse Edi Rama nuk e shkarkon dot Ilir Metën

Më tej, ai shigjeton edhe qeverinë, ndërsa thekson se shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë dhe të kenë një qeveri që mendon për mirëqënien e tyre.

“Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!
Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”-përfundon postimin e tij Lulzim Basha.

LEXO TE PLOTE