Connect with Us

Vasili nxjerr dokumentat/ Dvorani u kap me presh në duar! Të përgjigjet në gjykatë

Politikë

Vasili nxjerr dokumentat/ Dvorani u kap me presh në duar! Të përgjigjet në gjykatë

Publikuar

-

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvorani janë flagrante dhe për ato duhet të përgjigjet në gjykatë.

Sipas Vasilit “çdo shqiptar e sheh që Dvorani është kapur me presh në dorë, por ky thotë që preshi nuk është edhe aq i madh”.

Postimi i plotë i Vasilit

“Dvorani dhunon ligjin dhe boton në mënyrë të paligjshme në Fletoren Zyrtare (Landfillin zyrtar) lista të botuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë për t’i bërë hysmet propagandës.

Në mënyrë të paligjshme bllokon dhe nuk publikon përmbledhjet e procesverbaleve, siç ja kërkon ligji sepse transparencën rilindja e urren.

Çon listat e kandidateve në mënyrë të paligjshme siç ja urdhëron rilindja që të kapë Gjykatën Kushtetuese ca më përpara presidentit, ca më pas Kuvendit dhe me tufa dy nga dy kundër kushtetutës e ligjit.

LEXO EDHE:  Ktheu ligjin në Kuvend/ Vasili komenton vendimin e Metës

KED merr vendime të mos diskutojë për pezullimin e drejtë të Presidentit, ndërsa Dvorani manipulon e gënjen sikur KED kishte marrë vendim dhe boton lista. Çdo shqiptar e sheh që Dvorani është kapur me presh në dorë, por ky thotë që preshi nuk është edhe aq i madh”./CNA.al

Image may contain: text

Image may contain: text

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mos shih veten 24 orë non stop në pasqyrë”/ Qytetarët i hakërrehen Ramës: Kush doktor të bëri operim?

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë, sa i takon njohjes së lejeve të drejtimit të automjetit në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndërsa citon Ministrin Federal të Transporteve në Gjermani, bën të ditur se ky i fundit do t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv, sa i takon kësaj çështje.
Mirëpo ajo që bie në sy janë edhe komentet e qytetarëve të cilët nuk ngurojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre nga qeveria.

Ata shprehen se Rama nuk është i aftë të drejtojë shqiptarët.

“O Ramë mos shif veten 24 orë non stop në pasqyrë boll pe veten qe 23 vjet 24 ore non stop ne pasqyre o rame se shqiprin e shkaterrove e vrave duke pa veten 24 ore ne pasqyre ik nga politika se nuk je mire te ka lene doktori me gabimin e tij te ka lene te paafte si njeri jo me te drejtosh 3 milion shqiptar ti sdrejto dot 1 makine jo re drejtosh 3 milion shqiptarë”, shkruan një komentues.

“Kush eshte ai doktor qe te boni operim ty se te ka lene te pa afte te ka shkaterru jeten ,ca bo gabimi doktorit ecen dhe behet kryeminister dhe merr ne qafe nje komb ,faji I doktorit eshte qe te ka shku keq operimi dhe sje mire dhe gabimi I doktorit po na kushto jeten ne dhe ty ,o rame jep dorheqje nuk ke faj ti fajet I ka doktori mos e le gabimin e doktorit te na udheheq ne”, thuhet në një nga komentet e shumta të qytetarëve në adresë të Ramës.

LEXO EDHE:  Ktheu ligjin në Kuvend/ Vasili komenton vendimin e Metës

LEXO EDHE:  Projektbuxheti për 2020/ Vasili: Me gënjeshtrat e Rilindjes jemi deri në fyt

Një tjetër komentues i kërkon llogari kryeministrit për ndërtimin e shtëpive të shembura ga tërmeti I 26 nëntorit.

“O njerezit presin ndertimet e shtepiave te demtuara Nga termeti ,jan me mijera njerez ne laç qe po mjekohen ne kushte te veshtira,premtimi yt ishte qe ne muajin maj do jet gati spitali I ri .njerezit Duan pune ekonomi, ti nxjerr patentat”, shkruan komentuesi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi publikon videon/ Mbrojtja e Dakos, frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi teksa publikon një video, thotë se këmbëngulja e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogance por është frikë!

Sipas Bardhit, është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit.

“Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.
Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prona 500 milionë e Ben Blushit/ Berisha: I lëpihet Ramës 24 orë, shërbëtori i krimit shtetëror

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas zbulimit nga CNA.al të pronës me vlerë 500 milionë të Ben Blushit.

Sipas Berishës, tashmë del qartë psë Blushi i lëpihet 24 orë në 7 ditë të javës Edi Ramës.

Më tej Berisha shkruan se “Arben Malavita ka vendosur nën urdhëra për shërbime ndaj Edvin Hajdutit treshen tjetër Karlo Malavita, Ymer Çorapja apo Gellboqja dhe Tualetin Masturbiv të Kol Ballës”.

“Gazetari investigativ sjell cdo ditë dokumenta të reja që damkosin Arben Malavitën si një kocke të rrezikshme të mafies shqiptare, shërbëtor të krimit shtetëror, shushunjë që fryhet çdo orë me paratë e takspaguesve shqiptar”, shkruan Berisha.

CNA.al zbuloi sot se bëhet fjalë për një objekt në në Bulevardin “Republika”, përballë lulishtes së Themistokli Germenit. Dikur shtëpia e piktorit Guri Madhi, më pas ky objekt historik u shemb, për t’u ndërtuar një pallat gjigant nga një investitor, me mbështetjen e deputetit socialist të Qarkut Ben Blushi, në atë kohë kreu i listës.

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

LEXO TE PLOTE