LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqia në Ballkan/ Edhe sa do të zgjasë servilizmi ndaj ish-pushtuesve?

19 Nëntor 2019, 07:28, Blog CNA

Nga Katarina Panic ?Fair Planet?

Pasi dështuan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, shumë vende të Ballkanit Perëndimor, të shkatërruara nga luftërat, korrupsioni, mungesa e demokracisë, por edhe nga një ekonomi e varfër, janë të detyruara të kërkojnë aleatë diku tjetër.

Dhe oferta është tejet e larmishme:Turqia, Rusia, Kina, dhe shtetet islamike. Rajoni i Ballkanit Perëndimor, është i interesuar për investime dhe mbështetje diplomatike. Të gjithë të tjerët, janë të interesuar për dominim gjeostrategjik, dhe për të pasur një ndikim sa më afatgjatë.

Në dallim nga Rusia me qëndrimet e saj anti-NATO dhe anti-BE, Turqia ishte ajo që ka bërë fushatë për të dyja prej shumë kohësh. Por pikërisht shkak të Moskës, gjërat me sa duket kanë ndryshuar paksa.

Duket se miqësia e re, që lindi gjatë luftës civile në Siri, ka prekur edhe Ballkanin. ?Turqia do të vazhdojë të mbështesë angazhimin e Bosnje Hercegovinës në Evropë?- u shpreh Xhevdet Jilmaz nënkryetari i partisë qeverisëse turke, AKP, gjatë vizitës që zhvilloi muajin e kaluar në kryqytetin boshnjak, Sarajevë.

Ajo ishte hera e pare, që një zyrtar turk nuk e përmendte NATO-n apo Bashkimin Evropian. Ndryshimi i dukshëm në politikën e jashtme turke, është saktësisht në përputhje me interesat ruse:distancim nga Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe armiqësia e tyre e përbashkët ndaj Perëndimiy.

Për sa i përket ekonomisë, kompanitë turke kanë investuar deri tani më shumë se 3 miliardë dollarë amerikanë në Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Për sa i përket diplomacisë, Turqia, do të përdorë të gjitha përfitimet e trashëgimisë komuniste.

Por deri ku do të shkojë servilizmi ndaj ish-pushtuesve? Ai duket se po shkon aq larg, sa që udheheqësit e Ballkanit Perëndimor, të prirur haptazi të lavdërojnë hapur diktatorët, nuk u binden vendimeve të gjykatave të tyre, që i mbrojnë qytetarët turq, ku shumica janë azilkërkues në këto vende.

Ata u larguan nga Turqia, pasi autoritetet i bëjnë me faj për grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut të vitit 2016. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërkon në mënyrë të vazhdueshme ekstradimin e njerëzve të etiketuar si Gylenistë.

?Turqia ka disa kërkesa, dhe kjo çështje nuk u ngrit vetëm muajin e shkuar. Ajo u diskutua edhe kur unë isha në një vizitë zyrtare në Ankara?-konfirmoi Kryetari i Presidencës së Bosnjës Milorad Dodik në korrik të këtij viti, pasi presidenti turk Erdogan kishte vizituar Sarajevën.

Dy muaj më vonë, autoritetet e Bosnje Hercegovinës, anuluan lejet e qëndrimit për një grup shtetasish turq, që kërkoheshin me ngulm nga policia turke.

Kosova dhe Serbia, bënë gjithashtu të njëjtën gjë, duke mos ndjekur asnjë lloj procedure ligjore, që përcakton ligji i ekstradimit. Ndërkohë, edhe në Malin e Zi po vazhdon ende një çështje gjyqësore mbi të njëjtën çështje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njohën më në fund kërcënimin e lartë që i vjen rajonit të Ballkanit Perëndimor, si nga Turqia ashtu edhe nga Rusia.

Në 2 muajt e fundit, Uashingtoni emëroi diplomatin me përvojë Metju Palmer si Përfaqësuesin e ri Special të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, dhe ambasadorin amerikan në Gjermani, Riçard Grenëll si të dërguarin e ri special për bisedimet Serbi-Kosovë, në mënyrë që Shtëpia e Bardhë të marrë një rol kryesor konstruktiv në këtë rajon./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga