Connect with Us

“Të paftë për të zgjidhur problemet”/ Patozi: Ndërkombëtarët, partnerë të domosdoshëm

Politikë

“Të paftë për të zgjidhur problemet”/ Patozi: Ndërkombëtarët, partnerë të domosdoshëm

Publikuar

-

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në “Repolitix”, ku po diskutohet kriza politike dhe roli i ndërkombëtarëve, u shpreh se prania e tyre është e domosdoshëm pasi vetë nuk e zgjidhim dot.

“Është paaftësia jonë qeverisëse ajo që fetishizon rolin e ndërkombëtarëve. Por është dhe një koncesion që pasi ne bëjmë zullume jemi të detyruar ti shkojmë, pasi dhe ata kanë vëzhguesit e tyre.

Një politikan korrekt që nuk i ka futur duart në pisllëk nuk ka asnjë lloj arsyeje qe të jetë inferior me të huajt, por sillet dinjitoz. Por shyqyr që i kemi, pa i fetishizuar sepse dhe ata njerëz janë.

LEXO EDHE:  Detajet e pazarit që kërkoi Basha/Patozi sqaron për herë të parë: Ja çfarë mesazhi më solli

Por ne kemi nevojë për ata apo ne për ata! Të merresh me sherrnajën është absurde.

Këtu edhe kur i drejtohen Venecias, i thonë nëse do shprehesh kundër meje je i korruptuar. Ky është raporti që ne kemi me ndërkombëtarët, dhe shyqyr që i kemi se pa ta nuk e zgjidhim dot.”

Duke diskutuar më tej, Patozi teksa hasi në kundërshti  me panelistët për ambasadorin e OSBE-së Bernard Borchardt,  u shpreh se “Po të sishte për Boshardin Shqipëria kishte bërë 15 luftra, muajt e fundit se nuk e pyet më njeri.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat ndaj Salianjit/ Si prokuroria po e shpëton nga burgu ish-deputetin e PD-së

Publikuar

-

Nga

Dje, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji i akuzuar për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen “Babale”.

Kush e kujton, rreth një vit më parë shpërtheu një skandal. Një audio-përgjim, i cili u shit nga Republika e Re, si skandali i 30 viteve demokraci, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, ishte përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Nëpërmjet një audio, për të cilën pretendohet se ishte bërë regjistrimi nga dy persona me precedent penalë, Ervin Salianji doli në media, dhe deklaroi se Agron Xhafaj vazhdonte trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë, PD kishte disa ditë që denonconte me dokumenta autentike dënimin e marrë në Itali për Agron Xhafajn, i cili kishte ndryshuar emrin në Geron Xhafaj dhe si i shpëtonte sistemit dhe kërkesës së ekstradimit në Itali.

Gjithësesi pas publikimit të këtij audio-përgjimi, Agron Xhafaj pretendoi se nuk ishte i vërtetë dhe se ai ishte një montazh. Ai u dorëzua tek Krimet e Rënda dhe prej një viti vazhdon të kryejë dënimin e tij në Itali.

Nga ana tjetër, Salianji vazhdoi fort me audio-përgjimin e tij, duke thënë se ishte autentik, se ishte i vërtetë, por, as ai dhe as gazetari Jetmir Olldashi, që pretendohet se ka marrë pjesë në organizimin e audio-përgjimit nga dy personat, Babalja dhe Fredi Alizoti, kurrë nuk dorëzuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, materialin origjinal të audio-përgjimit.

Ndërkohë, nga Prokuroria, pas ekspertizave dhe shumë hetimeve, rezultoi se audio-përgjimi ishte i pavërtetë.

Salianji u mor i pandehur, së bashku me gazetarin dhe dy persona të tjerë.

Çështja është ndarë. “Babalja” ka një dosje më vete dhe ndërkohë çështja e Agron Xhafajt dhe hetimet e tjera të bëra nga Krimet e Rënda, lidhen me trafikun e drogës. Ndërsa pjesën e kallëzimit të rremë, mashtrimit të bërë publikisht dhe skandalit të publikimit të një audio-përgjimi falco, hetimi u çua tek Prokuroria e Tiranës.

Mesa duket edhe aty me një dosje të qepur në mënyrë profesionale nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Dosja u dërgua në Prokurorinë e Tiranës, dhe dje organi i akuzës dhe pretencën.

Një pretencë që do ta kujtojmë gjatë dhe skandali nuk është thjeshtë dhe vetëm një kallëzim i rremë. Por, është një mashtrim publik dhe tentativë për të rrëzuar shtetin.

Ai audio-përgjim i manipuluar, ka shumë akuza, të cilat do të duhej të rëndonin mbi ish-deputetin Ervin Salianji, si kryeregjisor i atij skandali. Sepse prokuroria ka kërkuar tre vite shërbim prove për Salianjin, dhe disa qindra orë pune për gazetarin Olldashi. Për aktorin Fredi Alizoti është kërkuar tre vite burg, ndërsa për Albert Veliun, i ashtuquajturi “Babale” është kërkuar 3.6 vite burg.

Pra, regjisori me skenaristin dënohen më pak sesa aktori kryesor i filmit.

Përtej asaj pretence të dhënë nga prokuroria, qëndron dhe fakti i lënies në një akuzë që nuk burgos Salianjin. Pra, qëllimi i prokurorit ka qënë që “mishi të piqet dhe helli mos digjet”.

Pra, edhe Salianji të dënohet me provat që janë, por të mos bëjë burg në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Pse nuk shkoj ne takim, bojkoti i zgjedhjeve skenar i keq

LEXO EDHE:  Patozi nga Korça i drejtohet direkt Bashës/Thirri mendjes, ia ke borxh PD

Çështja çohet në Gjykatë, kjo e fundit ul një pjesë të dënimit dhe Salianji më në fund del me një dënim minimal, që mund ta kapë dekriminalizimi, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme nuk do të zgjidhet më deputet. Por, do të gjendet mënyra dhe interpretimi dhe mund ta kemi sërish në listë.

Pra, një politikan që mashtroi publikisht, që shpiku një skandal, kjo tashmë e faktuar dhe e provuar, del dhe shpëtohet nga hiletë e drejtësisë, duke harruar atë skenar të djeshëm, duke harruar atë “benzinë” që i hidhej një zjarri për të djegur Shqipërinë, nga Salianji me kompani. Nga papërgjegjshmëria dhe imoraliteti politik. Sepse PD-ja në fakt ishte në të drejtë të kauzës së saj.

Denoncimet e bëra nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi e “kryqëzuan” ministrin e Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafajn, për vëllain e tij.

Skenar të tillë videosh që shpëtonin PD-në dhe se ky do të ishte e ardhmja dhe lideri, që donte të kandidonte edhe për Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike, quan një audio-përgjim, që tashmë njeriu që u duk se po u tundte prangat të tjerëve, tashmë po i tunden prangat për vete.

Në rastin Salianji, prokuroria me akuzat e saj thjeshtë dhe vetëm e ka lehtësuar ish-deputetin e PD-së. Nuk është i vërtetë pretendimi që bëhet nga PD-ja dhe zyrtarët e saj se akzua është e rëndë. Jo aspak. Është dhënë vetëm akuzë për kallëzim të rremë, ndërkohë që janë me dhjetëra akuza që duhet ta përfshinin Salianjin dhe që drejtësia duhet ta thoshte fjalën e saj.

Dhe jo vetëm për atë. Nuk ka pse të ishte shembull Ervin Salianji, por do duhej që një herë e mirë aventurierët politik të mos guxojnë të montojnë, të shpifin dhe të shantazhojnë shtetin, institucionet. Nuk ka rëndësi janë socialistët apo demokratët në pushtet. Por, duhet të marrë fund një herë e mirë.

Kjo e Salianjit nuk ndryshon shumë nga turpi dhe skandali i Griseldës së famshme që ka bërë Erion Veliaj në Kavajë.

Këta të dy nuk kanë asnjë ndryshim. E filluan socialistët e Rilindjes së Erion Veliajt dhe e vazhdoi “Babalja” e Salianjit të Republikës së Re.

Kjo dosje që iu dha pretenca dhe që iu ul kaq shumë rëndësia ndoshta do të duhej të ishte një nga dosjet e para, nga e cila duhet të fillojë punën SPAK, për t’i dhënë një leksion të mirë politikanëve.

Kjo nuk ka të bëjë me individin Ervin Salianji, por ka të bëjë me rracën e shpifësave, politikanë delirantë dhe të papërgjegjshëm./ CNA.al

Prokuroria kërkon të dënohet Salianji

Si e shkatërroi Salianji kauzën “Xhafaj” në PD

Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Basha sërish shantazh gjykatës/ Zbulohet mesazhi i dytë

Basha vijon shantazhin ndaj Gjykatës/ Zbulohet mesazhi i tretë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zyrtarja amerikane: Shqipëri-SHBA bashkë në kohë të vështira

Publikuar

-

Nga

SHBA vijon të shprehi solidaritet me Shqipërinë për sa i përket tërmetit të fuqishëm të 26 nëntor

Gjatë konferencës së Çeljes së Ministerialit të Mbrojtjes të SHBA – ‘Karta e Adriatikut’, Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper deklaroi se SHBA janë miq të Shqipërisë dhe do të jenë bashkë në kohë të vështira.

“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5.

LEXO EDHE:  “Shembujt janë ulëritës”/ Astrit Patozi numëron arsyet, ja pse duhet ndryshuar sistemi

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Astrit Patozit: Do të shpallim alternativën e re brenda PD

Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë.” tha  Laura Cooper.

Duke folur më tej, Cooper tha se Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të iniciativave rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit të saj në shumë iniciativa rajonale (duhet theksuar që ka statusin e vendit anëtar që në fazat fillestare të krijimit të këtyre iniciativave), por vendi ynë është një nga vendet të cilat janë krijuar dhe janë firmosur dokumentet e themelimit, respektivisht të dy nga iniciativat rajonale më të mëdha siç është SEDM dhe A5.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kam 15 ditë që fle në makinë”/ Rama përplaset me banorët në Mamurras

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, është ndalur paraditen e sotme në Mamurras, ku ka inspektuar nga afër situatën pas tërmetit.

I shoqëruar dhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Rama është përballur me ankesat e banorëve të cilët i kanë kërkuar kryministrit “të paktën një çadër për të futur kokën”.

Një prej tyre, deklaroi se kishte 16 ditë që flinte në makinë.

Banori: Kam humbur gjithçka. Nuk hy dot në shtëpi se kam frikë.

LEXO EDHE:  “Shembujt janë ulëritës”/ Astrit Patozi numëron arsyet, ja pse duhet ndryshuar sistemi

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet Bindja Demokratike/ Kush janë drejtuesit

Rama: Jo në shtëpi, sduhet të hysh.

Banori: Nuk kam çadër, fle në makinë, vetë i treti.

Rama: Nuk të kanë sjellë çadër?

Banori: Jo nuk më kanë sjellë.

Rama: Do ju rregullojmë të gjithëve me çadër. Jo nesër por sot, të gjithë me cadra dimërore ashtu si janë rregulluar të tjerët./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE