LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Takimi me Metën, për puçin Kushtetues"/ Vasili "dy fjalë" për Dovranin: Po shkele ligjin, mban përgjegjësi

19 Nëntor 2019, 21:16, Politikë CNA
"Takimi me Metën, për puçin Kushtetues"/ Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar takimin e opozitës me Presidentin Ilir Meta. I ftuar në studion e emisionit ?Tempora?, Vasili është shprehur se takimi i sotëm me Metën ishte për tu informuar më tepër për puçin kushtetues.

?Presidenti na informojë në mënyrë më të detajuar mbi atë që e kishte cilësuar si puç kushtetues?, ka thënë Vasili.

Teksa komentonte reagimin e Dvoranit ditën e sotme, Vasili ka theksuar se nëse ka shkelur ligjin duhet të marrë përsipër pasojat.

?Ligji është mjaft i qartë, e zeza mbi të bardhë, që aktet e verifikimit vlerësimit dhe renditjes nga KED për secilin kandidat bëhen publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, ndërsa ligjet dhe dekretet e Presidentit të Republikës publikohen në fletoren zyrtare?, ka vijuar më tej nënkryetari i LSI-së.

?Për tiu përgjigjur reagimit të Dvorani, dua të them se nuk ka vend për interpretime. Aty është e zeza mbi të bardhë, neni 232 për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi thotë se: Të gjitha aktet e verifikimit vlerësimit dhe renditjes nga KED për secilin kandidat bëhen publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Ky është një nen i lexueshëm nga çdo qytetar shqiptar, nuk ka vend për interpretime. Çfarë më duhen mua sofizmat e akaparuara të dikujt?

Nuk është privilegj i asnjërit. Presidenti si çdo qytetar shqiptar, pavarësisht pozicionit që ka e ka lexuar dhe i thotë Dvoranit: Pse e shkele ligjin ti?

Në fletoren zyrtare dalin ligjet dhe dekretet e Presidentit të Republikës, jo një vendim i tillë i tillë që duhej të botohej në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Këta kanë kohë që nuk i botojnë më vendimet e Presidentit në fletoren zyrtare, tani shkojnë dhe botojnë këtë?

Unë shpjegime si qytetar pres për ato gjëra që kërkojnë shpjegim. Kur ligji e thotë qartë, çdua unë?

Ligji e thotë qartë, nëse nuk e zbaton e ke thyer?, është shprehur Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga