Connect with Us

“Stop” sjell pamjet dhe zbardh rrenjët e përplasjes së biznesmenes në Lazarat

Denoncim

“Stop” sjell pamjet dhe zbardh rrenjët e përplasjes së biznesmenes në Lazarat

Publikuar

-

Sot në shumë media u publikua lajmi, se një grua biznesmene nga Lazarati, u dhunua nga nipi i burrit dhe përfundoi në spital. Ndërsa policia la të lirë agresorin.

Por “Stop” sjell pamjet ekskluzive të përplasjes fizike mes të dyve, ku duket se djali nuk ka sulmuar.Vec kësaj, gazetari i emisionit prej javësh ka investiguar rastin, që kulmoi sot me një lajm të sipërfaqshëm. Ne ishim në Janinë, për këtë problem.

Hajro Buzhari nga Gjirokastra, ose i ati i djalit që u bë protagonist i lajmit të sotëm, në vitet 1990 -1999 punoi si emigrant dhe kurseu 30 milion dhrahmi apo rreth 150 mije euro.

Por ai humbi jetën në vitin 1999 dhe llogaria e tij u zhduk nga banka NBG në Janinë.Djemtë e të ndjerit kërkuan paratë dhe dyshuan, se mund t’i kishte marrë xhaxhi i tyre, Islam Buzhari, në bashkëpunim me drejtorin e bankës greke në Janinë. Djali i Hajros ka aritur ta dokumentojë këtë, duke filmuar xhaxhain, i cili pranon, se ka marrë 30 milionë dhrahmitë e vëllait të vdekur në Janinë.

LEXO EDHE:  U denoncua në emisionin “Stop”/Arrestohet administratori i një shoqërie punësimi (Emri)

Sipas ekspertit dhe ish-ministrit Arben Malaj, tani kjo vjedhje nuk është më cështje administrative e bankës në Janinë, por cështje penale për prokurorinë e Gjirokastrës.

Malaj jep disa këshilla mbi depozitat bankare dhe kriteret, që duhet të plotesojnë punonjësit e bankave, në mënyrë, që paratë e qytetarëve të jenë të sigurta.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop” investigon vrasjen e Marsel Osmanit/ Gjyqtarët nëpërkëmbin nënën e 23-vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan u ndal këtë, të enjte, në investigimin e vrasjes së të riut nga Korça, Marsel Osmani. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 Gusht të 2016-s pak pas mesnatës në një lokal tallavaje.

Nëna e Marselit, Adelina Trimi, tregon se u njoftua nga vëllai i saj për ngjarjen e rëndë. Ajo shprehet se në vrasjen e djalit të saj morën pjesë 4 persona: Olsi Zyberi, Llazar Dine, Angel Vilçani dhe Genci Rustemi.

Por në pranga janë vënë vetëm dy prej tyre: pronari i lokalit tallava ku ndodhi ngjarja, Olsi Zyberi dhe truproja i tij Llazar Dine. Angel Vilçani dhe Genci Rustemi janë lënë të lirë.

Adelina Trimi: Më thotë vëllai, “hajde Adelina se të vranë djalin. Ku i thashë unë. “Në spital, e ke rëndë” tha. Kur shkoj shikoj djalin lakuriq me mbathje, vetëm një fasho kishte djali në kokë, të thyer. E merr vëllai, e marrin të tërë. Djali është shumë keq thanë, ka thyerje kafke. Djali kishte hemorragji, ishte në koma. I lutem shtetit të më dalë drejtësia e djalit. Unë nuk dua asgjë nga shteti, vetëm të më dalë drejtësia e djalit.

Gazetari: Çfarë ka ndodhur me shtetin, me drejtësinë? Nuk janë në burg personat që dyshohet se mund të kenë bërë këtë vrasje.

Adelina Trimi: Dy persona janë; pronari i lokalit Olsi Zyberi dhe badigardi Llazar Dine që del në pamje me dru në dorë. Njëri është brenda, Llazar Dine, kurse Angel Vilçani e pyesin pa parë filmimet. Ai thotë që e vrau Llazja dhe unë isha si shofer. Më detyroi Llazja thotë ai. Me makinë e kanë vrarë djalin këta, katër persona. Këta e dinë si e vranë djalin. Keni pamjet filmike si e kanë ndjekur dhe si e kanë vrarë djalin. Unë dyshoj te Angel Vilçani se kam pamjet. Duke ditur që mjeku ligjor thotë që mbrapa kokës është goditur me mjet prerës të fortë, mpiksje gjaku në vesh dhe thyerje kafke 9 centimetra.

Mekanizmi, që ka përdorur prokurorja Oli Visi, për hetimin e ngjarjes, është sekuestrimi i kamerave të sigurisë vetëm nga një kënd i lokalit. Në këtë kënd nuk dallohen Vilçani dhe Genci Rustemi.

Denoncuesi: Dua t’iu bëj një pyetje zonja prokurore…!

Prokurorja Oli Visi: Jam në rrugë, nuk flas më…

LEXO EDHE:  “Stop”/ Mashtrimi për një pronë, që kushtoi 100 mijë €

LEXO EDHE:  STOP/ “Zyrtari” mashtron të sëmurin, i merr 7 mijë euro dhe zhduket

Denoncuesi: Në pamjet filmike, se tani në këto pamjet filmike, të cilat janë më kryesore, nuk merren nga gjykata si edhe nga ju?!

Prokurorja Oli Visi: Dëgjo nuk e kam zyrën këtu!

Denoncuesi: I pe pamjet vetë? T’i tregova? T’i tregova me video? Më jepni një përgjigje? Mund të më jepni një përgjigje zonja prokurore?

Prokurorja Oli Visi: Tek titullarja ime! Tek ajo mund të shkosh!

Denoncuesi: Unë do të ankohem edhe më lart.

Prokurorja Oli Visi: Ik!

Denoncuesi: Do drejtohem edhe më lart. Do mbani përgjegjësi si ju dhe gjykata. OK? Për këto pamje filmike të cilat ju i keni manipuluar.

Nëna e Marsel Osmanit shprehet për kamerën e “Stop” se pas ngjarjes kërkon vetëm drejtësi nga shteti.

Adelina Trimi: Më kanë lënë çupkën jetime, e kemi 9 vjeç, vajzën. Emisioni “Stop” vini dorën në zemër se është vrasje, nuk është plagë. Është vrasje. Djalë të vetëm, atë kisha. Nuk kam asnjë tjetër. Dua vetëm drejtësinë e djalit tim të më zbardhet. Asgjë nuk dua, vetëm drejtësia. Të më rrinë jashtë kriminelët që më vranë djalin nuk durohet kjo dhimbje.

Seancat gjyqësore për vrasjen e Marsel Osmanit zgjasin prej më shumë se tre vitesh. “Stop” ka siguruar edhe audio nga njëra prej tyre, kur kryesuesi i seancës refuzon që të marrë CD-të me pamjet nga kamerat e sigurisë, ku dallohet që në këta ngjarje kanë marrë pjesë katër persona.

Mamaja e Marselit: Po unë jam edhe avokate edhe nënë. S’kisha avokat, jam vetë dua drejtësinë e djalit nga juve! Do m’i merrni pamjet filmike dhe do të shikoni, si ka rendur Angel Vilçani! Unë s’kam dhemshuri. Janë vetë i katërt. Kanë dalë e kanë vrarë djalin, e kanë hedhur në kanal…

Kryesuesi i çështjes: Dakord, se do të…

Mamaja e Marselit: Ju lutem! Nga juve dua drejtësinë zoti gjyqtar…!

Kryesuesi i çështjes: Dakord, dakord!..Dakord…!

Mamaja e Marselit: Dhimbja ime është e paparë. Unë ku do ta gjej drejtësinë?!

Avokati Nevzat Tarelli: Tani po flas unë… ti.

Kryesuesi i çështjes: Tani dëgjo! Do na leshëëë…,dëgjo!

Mamaja e Marselit: Këto CD-të do t’i pranoni nga mua?

Kryesuesi i çështjes: Jo nuk i pranojmë nga ty!

Mamaja e Marselit: Nuk i pranoni nga mua?

Kryesuesi i çështjes: Jo, nuk i pranojmë nga ty.

Mamaja e Marselit: Mirë na fal!/ Tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Fiks Fare”: Situata pas tërmetit alarmante/ Bubq, 260 familje në çadra, procedurat i lënë pa bonus qiraje

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë mijëra familje në qiell të hapur. Situata alarmante është në disa fshatra të Durrësit, Krujës, Kurbinit dhe Lezhës. Mungesa e shtëpive me qira, por edhe procedurat që nuk mbarojnë kurrë, i ka detyruar këto familje që dimrin ta kalojnë në çadra.

“Fiks Fare” udhëtoi në fshatin Bubq të Krujës, ku banorët ankohen se ende nuk kanë marrë bonus qiraje. Sipas tyre, procedurat burokratike vijojnë të zgjasin dhe netët e ftohta të dimrit familjet me invalidë, me të moshuar apo fëmijë të vegjël, po i kalojnë në këto çadra.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në disa nga familjet që iu janë shkatërruar shtëpitë. Një banor tregon se 14 familje kanë jetuar në një pallat të ndërtuar me punë vullnetare në Bubq. Pallati është shkatërruar, ndërsa që pas 26 nëntorit, ai bashkë me djalin jetojnë në çadër. Gruan e ka strehuar tek të afërmit e tij, pasi sapo ka bërë një operacion. Deri më sot, s’ka marrë bonus qiraje. Një banore tjetër thotë se banonte në pallatin e shkatërruar dhe tani në çadër. “S’kemi ku të shkojmë, po kalojmë netët e ftohta këtu” thotë ajo. Ndërkohë, pak metra më tutje, ka sërish çadra të vendosura para shtëpive të shkatërruara, ku jetojnë të moshuar dhe invalidë. Lumja, një prej tyre, thotë se furtuna e para ca ditëve e ka gjetur brenda çadrës. “Mendonim se na e mori furtuna çadrën. Kishim frikë se do ngelnim në qiell të hapur. Kërkoj ndihmën nga Edi Rama”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  STOP/ Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

LEXO EDHE:  “STOP” zbardh vrasjen e vitit 2012

“Fiks”-i shkoi në një familje tjetër, ku në çadër qëndron edhe një person me probleme të shëndetit mendor. Edhe ai, si të gjithë në Bubq, nuk ka përfituar nga bonusi qirasë. Ndërkohë, kunata e tij është strehuar në një kontenier, i ardhur nga një shoqatë pasi ka dy fëmijë të vegjël. “Më ndihmuan këto shoqatat. Shteti s’na ka dhënë asnjë ndihmë”, thotë ajo. Pas këtyre ankesave, Fiks Fare shkoi në Njësinë Administrative Bubq. Një punonjëse tha se në të gjithë Bubqin janë rreth 260 familje të cilat jetojnë në çadër. Sipas saj, 57 familje kanë aplikuar për bonus qiraje, por deri më tani askush nuk ka marrë.

“Kanë aplikuar pak, por askush nuk ka marrë. Nuk e dimë se do jepen apo jo. Vetëm plotësojmë dokumentet dhe më pas do merret Bashkia Krujë”, thotë ajo. Fiks Fare pyeti edhe në Bashkinë Krujë, e cila tha se pas aplikimeve dhe verifikimeve paraprake nga grupet në terren, listat do të kalojnë në Këshillin Bashkiak. Sipas saj, janë miratuar disa lista për bonus qiraje për banorët e strehuar në disa hotele, por ende nuk është lëvruar asnjë fond. Për pasojë, këto familje me të moshuar, invalidë apo me fëmijë të vegjël, vijojnë të jetojnë në çadra, në temperatura që kanë shkuar disa gradë nën zero./Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mori 150 euro për provimin, pezullohet pedagogu Faskaj, SPAK nis hetimin!

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, emisioni “Stop”, transmetoi rastin e pedagogut të urgjencës kirurgjikale, Besnik Faskaj, i cili i mori një studenteje 150 euro për t’ia bërë notën e provimit nga 4 në 8. Sot OPGJ-ja e SPAK-ut sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore për të nisur hetimet për rastin në fjalë. Nga ana tjetër zëvendësdekani Gentian Stroni tha, pas mbledhjes së dekanatit, se është bërë pezullimi i pedagogut Faskaj, pasi kjo është kompetenca maksimale e dekanatit. Ai ka shpjeguar edhe sesi funksionon procedura e hedhjes së notave të provimeve dhe kush ka akses në sistem. Për më shumë ndiqni videon:

LEXO EDHE:  Hitparade i absurdit shqiptar/ Rruga “Kadri Roshi” mes shkurresh dhe plehrash

LEXO EDHE:  “Stop”/ Mashtrimi për një pronë, që kushtoi 100 mijë €

LEXO TE PLOTE