Connect with Us

Skandali me Kushtetuesen/ Denoncon Nishani: 2-3 zonja kanë marrë 4 në provim të Magjistraturës

Politikë

Skandali me Kushtetuesen/ Denoncon Nishani: 2-3 zonja kanë marrë 4 në provim të Magjistraturës

Publikuar

-

“2-3 anëtare të Gjykatës Kushtetuese kanë marrë 4 në provimin e Magjistraturës”, kështu është shprehur ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, teksa komentonte emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në emisionin “Tempora”, Nishani po ashtu ka theksuar se: “Klasa politike etiketohet më të drejtë, pasi shumë persona kanë pranuar të bëhen lecka për t’u keqpërdorur në dëm të interesit publik.”

“Dy apo tre zonja që në jetën e tyre private mund të jenë shumë të nderuara, kanë vajtur dhe kanë marrë 4 në provimin për magjistraturën, nuk janë kualifikuar dhe nuk kanë hyrë dot në shkollën e magjistraturës. Nëse ne shqiptarëve i themi që në reformën në drejtësi, dërgohen në gjykatë kushtetuese ato që nuk kanë fituar dot shkollën për tu bërë gjyqtarë, ç’mund të presin shqiptarët.

LEXO EDHE:  Ligji për arsimin e lartë/ Nishani: Cënon autonominë dhe të drejtën për arsimim

Këta nuk kanë marrë dot 5. Shkojnë në Kushtetuese me një listë me 3 veta, për tre vende. Ajo që ka qenë e shkëlqyer dhe është emëruar gjyqtare gjatë administratës socialiste e është përplasur në aktivitetin e saj me konflikte të mëdha interesi kur ka qenë në KED, sot ka zero pikë nga njerëz, që janë zgjedhur politikisht”, është shprehur Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha uron 29-vjetorin e PD-së/ Sot shqiptarët i kanë sytë të finalizimi i misionit si garante e lirisë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ka uruar 29-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Basha shkruan se “Liri – Demokraci” është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Më tej, ai thekson se për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës.

“Liri – Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri – Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.”-shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Nishani uron besimtaret per Ramazan: Mendje te kthjellet e shpirt te kulluar!

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Nishani: Rama sjellje mafioze ndaj artistëve njësoj si ndaj studentëve

Më tej, ai shigjeton edhe qeverinë, ndërsa thekson se shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë dhe të kenë një qeveri që mendon për mirëqënien e tyre.

“Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!
Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”-përfundon postimin e tij Lulzim Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas sherri në Komisionin e Ekonomisë/ Ahmetaj përplaset keq me deputetin e Ballit Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me debate të ashpra ditën e sotme.

Ish ministri i Financave  Arben Ahmetaj është “përplasur” keq  me deputetin e Ballit Kombëtar Artur Roshi.

Gjatë diskutimit për projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, Ahmetaj tha se nismën për këtë projektligj e ka ndërmarrë vet ai. Por pas kësaj ka ndërhyrë, Artur Roshi, njëherësh edhe nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, duke i thënë që mos të bëjë ironi.

Arben Ahmetaj: Qetësohu, mos bëj sherr kot se nuk të shkon

Artur Roshi: Niko, boll Niko ik se të dëgjuam

Arben Ahmetaj: Do ta drejtosh komisionin tani

Artur Roshi: Propozimin e keni bërë ju, çoje për votimin tani.

Arben Ahmetaj: Po nuk ka rëndësi. Zoti deputet, këtë e di unë ti po të duash ik, po deshe rri. Ti ke detyrën tënde.

Artur Roshi: Jo mo se nuk e di vetëm ti, se ti deputet si mua je.

Arben Ahmetaj: Po, patjetër por nismën e kam bërë unë. 

Artur Roshi: Po, patjetër vazhdo

Arben Ahmetaj: Po ti pse ndërhyn

Artur Roshi: Ç’punë ka ai këtu, nismën e ka bërë deputeti

Arben Ahmetaj: Më fal e ka thirrur komisioni

Artur Roshi: Por për çfarë

Arben Ahmetaj: Zoti Roshi sot e paske ditën e sherrit 

LEXO EDHE:  Paralajmëron ish-presidenti/ Po “ringjallet” Haxhi Qamili, në mes të Tiranës

LEXO EDHE:  Nishani: Votoni Gjykatën Speciale, nuk keni rrugë tjetër

Artur Rushi: Ta kam thënë disa herë mos bëj rolin e mistrecit

Arben Ahmetaj: Të lutem, se nuk më takon mua të bëj rolin e mistrecit, unë jam drejtuesi i komisionit. Këto janë muhabete tavolinash.

Artur Roshi: Po e ule nivelin ashtu do bëjmë, çfarë do bëjmë

Arben Ahmetaj: Ore mos zëvendëso njërin që ka qenë këtu që ka qenë këtu dhe u bë qesharak

Artur Roshi: Qesharak jeni ju që nuk respektoni njerëzit

Arben Ahmetaj: Niko vazhdo shpjegimin

Artur Roshi: Nuk e dua unë shpjegimin e Nikos

Arben Ahmetaj: Ore e di unë nuk e  di ti atë punë, jam unë kryetar. Ti po nuk do ta dëgjosh vazhdo

Artur Roshi: O Niko ke një lloj logjike ti apo ske.

Arben Ahmetaj: Ç’punë ke me Nikon ti, je në terëzi apo jo?!

Artur Roshi: Ligjin e ke propozuar ti, çfarë të sqarojë Nikua.

Arben Ahmetaj: Është autoriteti fiskal do mbajë qëndrim mor zotëri. 

Artur Roshi: Çfarë qëndrim?

Arben Ahmetaj: E dinë ata mo, pse unë ja detyroj qëndrimin?!

Artur Roshi: E propozove ti ligjin. Kur të duash ti flet edhe për qeverinë, edhe për komisionin, flet për të gjitha.

Arben Ahmetaj: Patjetër për këtë jam

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat ndaj Salianjit/ Si prokuroria po e shpëton nga burgu ish-deputetin e PD-së

Publikuar

-

Nga

Dje, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji i akuzuar për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen “Babale”.

Kush e kujton, rreth një vit më parë shpërtheu një skandal. Një audio-përgjim, i cili u shit nga Republika e Re, si skandali i 30 viteve demokraci, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, ishte përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Nëpërmjet një audio, për të cilën pretendohet se ishte bërë regjistrimi nga dy persona me precedent penalë, Ervin Salianji doli në media, dhe deklaroi se Agron Xhafaj vazhdonte trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë, PD kishte disa ditë që denonconte me dokumenta autentike dënimin e marrë në Itali për Agron Xhafajn, i cili kishte ndryshuar emrin në Geron Xhafaj dhe si i shpëtonte sistemit dhe kërkesës së ekstradimit në Itali.

Gjithësesi pas publikimit të këtij audio-përgjimi, Agron Xhafaj pretendoi se nuk ishte i vërtetë dhe se ai ishte një montazh. Ai u dorëzua tek Krimet e Rënda dhe prej një viti vazhdon të kryejë dënimin e tij në Itali.

Nga ana tjetër, Salianji vazhdoi fort me audio-përgjimin e tij, duke thënë se ishte autentik, se ishte i vërtetë, por, as ai dhe as gazetari Jetmir Olldashi, që pretendohet se ka marrë pjesë në organizimin e audio-përgjimit nga dy personat, Babalja dhe Fredi Alizoti, kurrë nuk dorëzuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, materialin origjinal të audio-përgjimit.

Ndërkohë, nga Prokuroria, pas ekspertizave dhe shumë hetimeve, rezultoi se audio-përgjimi ishte i pavërtetë.

Salianji u mor i pandehur, së bashku me gazetarin dhe dy persona të tjerë.

Çështja është ndarë. “Babalja” ka një dosje më vete dhe ndërkohë çështja e Agron Xhafajt dhe hetimet e tjera të bëra nga Krimet e Rënda, lidhen me trafikun e drogës. Ndërsa pjesën e kallëzimit të rremë, mashtrimit të bërë publikisht dhe skandalit të publikimit të një audio-përgjimi falco, hetimi u çua tek Prokuroria e Tiranës.

Mesa duket edhe aty me një dosje të qepur në mënyrë profesionale nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Dosja u dërgua në Prokurorinë e Tiranës, dhe dje organi i akuzës dhe pretencën.

Një pretencë që do ta kujtojmë gjatë dhe skandali nuk është thjeshtë dhe vetëm një kallëzim i rremë. Por, është një mashtrim publik dhe tentativë për të rrëzuar shtetin.

Ai audio-përgjim i manipuluar, ka shumë akuza, të cilat do të duhej të rëndonin mbi ish-deputetin Ervin Salianji, si kryeregjisor i atij skandali. Sepse prokuroria ka kërkuar tre vite shërbim prove për Salianjin, dhe disa qindra orë pune për gazetarin Olldashi. Për aktorin Fredi Alizoti është kërkuar tre vite burg, ndërsa për Albert Veliun, i ashtuquajturi “Babale” është kërkuar 3.6 vite burg.

Pra, regjisori me skenaristin dënohen më pak sesa aktori kryesor i filmit.

Përtej asaj pretence të dhënë nga prokuroria, qëndron dhe fakti i lënies në një akuzë që nuk burgos Salianjin. Pra, qëllimi i prokurorit ka qënë që “mishi të piqet dhe helli mos digjet”.

Pra, edhe Salianji të dënohet me provat që janë, por të mos bëjë burg në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

LEXO EDHE:  Paralajmëron ish-presidenti/ Po “ringjallet” Haxhi Qamili, në mes të Tiranës

LEXO EDHE:  Nishani uron besimtaret per Ramazan: Mendje te kthjellet e shpirt te kulluar!

Çështja çohet në Gjykatë, kjo e fundit ul një pjesë të dënimit dhe Salianji më në fund del me një dënim minimal, që mund ta kapë dekriminalizimi, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme nuk do të zgjidhet më deputet. Por, do të gjendet mënyra dhe interpretimi dhe mund ta kemi sërish në listë.

Pra, një politikan që mashtroi publikisht, që shpiku një skandal, kjo tashmë e faktuar dhe e provuar, del dhe shpëtohet nga hiletë e drejtësisë, duke harruar atë skenar të djeshëm, duke harruar atë “benzinë” që i hidhej një zjarri për të djegur Shqipërinë, nga Salianji me kompani. Nga papërgjegjshmëria dhe imoraliteti politik. Sepse PD-ja në fakt ishte në të drejtë të kauzës së saj.

Denoncimet e bëra nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi e “kryqëzuan” ministrin e Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafajn, për vëllain e tij.

Skenar të tillë videosh që shpëtonin PD-në dhe se ky do të ishte e ardhmja dhe lideri, që donte të kandidonte edhe për Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike, quan një audio-përgjim, që tashmë njeriu që u duk se po u tundte prangat të tjerëve, tashmë po i tunden prangat për vete.

Në rastin Salianji, prokuroria me akuzat e saj thjeshtë dhe vetëm e ka lehtësuar ish-deputetin e PD-së. Nuk është i vërtetë pretendimi që bëhet nga PD-ja dhe zyrtarët e saj se akzua është e rëndë. Jo aspak. Është dhënë vetëm akuzë për kallëzim të rremë, ndërkohë që janë me dhjetëra akuza që duhet ta përfshinin Salianjin dhe që drejtësia duhet ta thoshte fjalën e saj.

Dhe jo vetëm për atë. Nuk ka pse të ishte shembull Ervin Salianji, por do duhej që një herë e mirë aventurierët politik të mos guxojnë të montojnë, të shpifin dhe të shantazhojnë shtetin, institucionet. Nuk ka rëndësi janë socialistët apo demokratët në pushtet. Por, duhet të marrë fund një herë e mirë.

Kjo e Salianjit nuk ndryshon shumë nga turpi dhe skandali i Griseldës së famshme që ka bërë Erion Veliaj në Kavajë.

Këta të dy nuk kanë asnjë ndryshim. E filluan socialistët e Rilindjes së Erion Veliajt dhe e vazhdoi “Babalja” e Salianjit të Republikës së Re.

Kjo dosje që iu dha pretenca dhe që iu ul kaq shumë rëndësia ndoshta do të duhej të ishte një nga dosjet e para, nga e cila duhet të fillojë punën SPAK, për t’i dhënë një leksion të mirë politikanëve.

Kjo nuk ka të bëjë me individin Ervin Salianji, por ka të bëjë me rracën e shpifësave, politikanë delirantë dhe të papërgjegjshëm./ CNA.al

Prokuroria kërkon të dënohet Salianji

Si e shkatërroi Salianji kauzën “Xhafaj” në PD

Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Basha sërish shantazh gjykatës/ Zbulohet mesazhi i dytë

Basha vijon shantazhin ndaj Gjykatës/ Zbulohet mesazhi i tretë

LEXO TE PLOTE