Connect with Us

“S’ka vepër penale”/ Avokati Vishaj hedh poshtë kallëzimin e Metës: Ja arsyeja pse s’mund të regjistrohet procedimi

Politikë

“S’ka vepër penale”/ Avokati Vishaj hedh poshtë kallëzimin e Metës: Ja arsyeja pse s’mund të regjistrohet procedimi

Publikuar

-

Avokati Saimir Vishaj ka reaguar pak pas firmosjes së kallëzimit penal nga presidenti Ilir Meta për kreun e KED Ardian Dvoranin.

Në një lidhje telefonike për “Opinion”, Vishaj ka sqaruar se kallëzimi penal për Dovranin nuk mund të regjistrohet pasi nuk bëhet fjalë për një  vepër penale apo veprime të ndërmarra nga një individ, por nga një institucion kolegjial, siç është KED.

“Nuk ka rëndësi iniciativa që presidenti i Republikës ushtron të drejtën e një kallëzimi. Ashtu siç një institucion apo person, në momentin kur merr vesh një shkelje ka të drejtë që të bëjë kallëzim. Prokuroria është jo kompetente për të regjistruar një kallëzim të tillë. Në momentin që një institucion i drejtohet me kallëzim një prokurorie, duhet të shohim pse. Shpërdorimi i detyrës kërkon një dëm për pasoja shtetërore. Jemi përpara një akti administrativ që mund të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për votën kolegjiale, për shpërdorim detyre nëse nuk është individual. Në rastin e KED s’kemi të bëjmë me një individ por me 6-7 anëtarë që kanë vepruar. Për mendimin tim nuk do regjistrohet kallëzimi penal sepse nuk kemi të bëjmë me vepër penale por me një akt administrativ. Kërkon interpretim.Nuk mund ta drejtosh në tre prokurori. Dhe vetë janë të paqartë, tek cila prokurori.

LEXO EDHE:  Ndryshime në Kodin Zgjedhor/ Ilir Meta mirëpret nismën e deputetëve

Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret ka një rol administrativ, nuk mund të ushtrojë ndjekje penale. Kemi ndryshime të reja me kodin e procedurës penale”, është shprehur Vishaj.

Kujtojmë se, pak orë më parë presidenti Ilir Meta firmosi shkresat për një kallëzim penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre.

Kallëzimi do të depozitohet në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

I pyetur se nëse do të tërhiqej nga padia për kreun e KED-së, kreu i lartë i shtetit në një dalje publike mbrëmjen e djeshme ka ritheksuar edhe njëherë se nuk bën shaka me Kushtetutën dhe se Dvorani do të bëhet shembull që të gjithë të kuptojnë efektet e Reformës në Drejtësi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha propozon paketë për rimëkëmbjen e biznesit/ Të ndalojmë “dimrin ekonomik”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera.

Sipas Bashës, mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion.

Kryedemokrati thotë se njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

“Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Majko mesazh të prerë pas tërmetit/ Politika duhet të ndryshojë lëkurë

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka ripërsëritur ftesën për të dialoguar me opozitën.

“Si Parti Socialiste i kemi bërë ftesën PD-së dhe kjo nuk bëhet vetëm për të realizuar një fotografi. Është shumë e nevojshme, edhe për njerëzit e traumatizuar, me parimin që shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje”. Kjo histori nuk duhet të përdorur për histori përfitimesh politike”, deklaroi Majko, për A2 CNN.

Ish-kryeministri duket disi i pakënaqur me punën e qeverisë pas tërmetit, por shton se ajo po bën gjithçka brenda mundësive të saj.

LEXO EDHE:  “Nderi i Kombit”/ Vlerësohen Ansambli Popullor dhe mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi 

LEXO EDHE:  Ndryshime në Kodin Zgjedhor/ Ilir Meta mirëpret nismën e deputetëve

“Ajo që po bën Qeveria ndoshta nuk është gjeja me e zgjuar e mundshme, por ajo po bën atë që mundet, edhe përtej mundësive financiare”,-tha Majko.

Më tej, ai shtoi se “ajo që kërkohet është që palët politike të ulen dhe të krijojnë një plan veprimi të përbashkët. Politika ka nevojë të ndryshoi pak lëkurë, nëse ka mundësi,  në kushtet kur vendi është goditur nga tre tërmete në një vit”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela “merr në pyetje” Olsian Çelën/ Të hetojë krimin shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës e Tiranë

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela duhe të dijë që, nëse e realizon hetimin e imët të krimit të madh shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë, i ka bërë Shqipërisë shërbimin më të madh në njëqind vjet.

Sipas Ngjelës, ai dhe ekipi i tij do të jenë pa dyshim drejtuesit moralë të shtetit shqiptar në një të ardhme të afërt.

Avokati shprehet se “zhvillimi shqiptar sot kërkon moralitet dhe duhet ta kuptojnë të gjithë që moraliteti vendoset me anë të ligjit. Mungesa e ndëshkimit ka shtypur ligjin dhe legjitimitetin në Shqipëri, prandaj, ndëshkimi i autorëve të këtij krimi të madh, fillon etapën historike të vendosjes së moralitetit në drejtimin e shtetit shqiptar”.

Ngjela ka ngritur disa pyetje për prokurorin e ri lidhur me situatën pas tërmetit dhe përgjëgjësit.

“Sa pallete iu janë rrëzuar shitësve familjarë të Ramës, Berishës dhe Metës në Plazhin e Durrësit?
Ku është gjetur pronësia mbi truallin në bregdet, dhe, si e ka historinë kjo pronësi në breg të detit, kur dihet se bregdeti ka qenë tokë shtetërore absolute?
Kur është shitur bregdeti, nga cili kryeminister, dhe si?
Cilat janë firmat e ndërtimit dhe pronarët e parë të pallateve të rrëzuar?
Çfarë lidhje kanë këto firma ndërtimi me kryeministrat Berisha, Rama dhe Meta?
Nga sa aparranente kanë disponuar familjarët e Ramës, Berishës dhe Metës në pallatet e rrëzuar, por edhe në ata që nuk janë rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit?
Sa janë përfshirë gratë dhe fëmijët e kryeministrave në tregun e ndërtimit në plazhin e Durrësit, dhe si?” shkruan Ngjela.

LEXO EDHE:  Ngjela zbulon emrat/ Ja kush kërkon të destabilizojë Shqipërinë

LEXO EDHE:  “Skandali më i madh në 30 vite”/ Sabit Brokaj: Kjo është marrëzia e Metës

Sipas tij, këto pyetje ngrihen që t’i hetojë edhe gazetaria.
“Edhe gazetarët, televizionet dhe gazetat që do t’i japin me fakte përgjigjet e pyetjeve të më sipërme, do të lansohen në historinë e shpejtë të Shqipërisë. Të tjerat medie që do t’i fshehin, sigurisht që do të ndëshkohen bashkë me të inkriminuarit në këtë krim shtetëror.
Krimi i bashkëpunimit korruptiv të politikës së lartë me mafien e ndërtimit, duhet të hetohet domosdoshmërisht; kjo është kërkesë imperative e kësaj kohe historike”, përfundon Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE