Connect with Us

 Situata politike/ Soreca zbarkon në selinë blu

Politikë

 Situata politike/ Soreca zbarkon në selinë blu

Publikuar

-

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca,  ka mbërritur në selinë blu, ku pritet të zhvillojë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takim i ambasadorit të BE-së, vjen vetëm pak orë pas takimit që Basha së bashku me aleatët zhvilloi mëngjesin e sotëm në Presidencë, ndërsa në qëndër pritet të ketë krizën politike.

Kujtojmë këtu se Meta pas takimit me opozitën, tha se duhen zgjedhje të parakohshme.

LEXO EDHE:  A ka punë në Shqipëri?/ Basha publikon shifrat

” Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.” thuhet në reagimin e Metës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bashës tani i mungojnë deputetë

Publikuar

-

Nga

Bashës tani i mungojnë deputetë

Gati një vit e gjysmë më parë, Lulzim Basha në një aksion të çmendur politik të gjithëpranuar nga vetë ai dhe mbështetësit e tij si dështim, shkoi te djegia e mandateve të deputetëve.

Ky akt që bëri Lulzim Basha tregoi  dy faktorë.

E para, që kishte përgatitur një listë servilësh, dhe nga ana tjetër mbushja e parlamentit ishte përgatitur me emra të pavlerë, po edhe me personazhe të shitur apo të blerë, të cilët i ka akuzuar vetë Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij; pa folur këtu për emra si Rudina Hajdari, Myslim Murrizi të cilët Basha i vendosi në 2017-n në lista për të sulmuar personalitetet e PD-së, elitën e saj dhe për të treguar se caktoi vajzën e Azemit.

Në fakt, në të njëjtën kohë edhe ata e kuptuan se kush ishte Lulzim Basha dhe sot pas gati një vit e gjysmë të aksioneve politike dha fakte të pakontestueshme, të cilat kanë provuar se  Lulzim Basha kishte përgatitur një listë të dështuar, listë nga e cila një pjesë e personazheve pritet të jenë edhe në zgjedhjet e ardhshme, por vetë akti i djegies së mandateve ishte një tjetër dështim.

Sot ka ndodhur një përplasje e madhe në parlament; nuk ka pasur pushkë, nuk ka pasur krisma, nuk ka pasur as konflikt fizik, por u pa qartë se Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk kanë 84 vota për të miratuar reformën zgjedhore.

Megjithëse ata janë bashkë dhe kanë firmosur një marrëveshje bashkë, votat nuk i kanë.

Pra,  Luli ka përgjegjësinë e votave të munguara në parlament dhe vetë Lulit i duhet të plotësojë numrat, në mbështetje të Edi Ramës dhe të mbajnë njëri tjetrin sa më fort.

LEXO EDHE:  Dhunohet aktivistja e PD në Durrës

LEXO EDHE:  Kërcënimet e PD-së për mos hyrje në zgjedhje/ Topollaj: Taktikë e vjetër e Bashës

Ajo që po ndodh është e vërtetë dhe ne të gjithë e shohim me sy. Edi Rama nuk i ka 84 mandate, përveç gjoksit që i bie sa herë do ai.

Tani politikanët që ndodhen në parlament, janë përtej pazareve dhe interesave personale dhe nuk është çudi që shumë shpejt të na shfaqen deputetët e munguar të Lulzim Bashës.

Basha ka paralajmëruar se gjatë momentit të djegies së mandateve dhe kur shumë aktorë politikë thyen urdhrin e tij, ai ka futur në parlament disa personazhe, të cilët kërkonte t’i mbante brenda opozitës parlamentare për të krijuar konflikte e diversion, por edhe për t’i larguar sipas interesit të tij.

Sot u pa qartë se opozita la nam me këtë vepër, pra ajo parlamentare dhe ende nuk janë shfaqur “Lulzimsat” e opozitës parlamentare. Tani Lulit i mungojnë këta deptutë dhe pritet që kokat e tyre do të shfaqen shumë shpejt dhe të shohim dy skenarë”.

Një, është ai i rezistencës, që faktori i tretë politik të marrë atë që i takon dhe Luli me Edin të ngelen me gisht në gojë dhe e dyta është hyrja në parlament e disa personazheve nga opozita parlamentare nga ata që ka raportuar CNA.al., të vendosur në lista me urdhër të Lulit apo të futur në parlament thjesht dhe vetëm për t’i shërbyer Edi Ramës. Pra, do të duhet edhe pak ditë për të mësuar kush janë këta emra./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PS bën lëvizjen e radhës/ Reforma Zgjedhore më 23 korrik në seancë plenare

Publikuar

-

Nga

PS bën lëvizjen e radhës/ Reformën Zgjedhore më 23 korrik në seancë plenare

Partia Socialiste pritet ta kalojë Reformën Zgjedhore, një javë para afatit, konkretisht në seancën e 23 korrikut.

Mësohet se kjo marrëveshje do t’i prezantohet komisionit të ligjeve javën që vjen, në mënyrë që të hidhet në votim në seancën e 23 korrikut.

Sipas asaj që raporton A2, mësohet se Partia Socialiste ka mbledhur pas seancës grupin parlamentar, për të diskutuar pikërisht për hapat që duhen ndjekur.

LEXO EDHE:  Kush po financon për betonizimin e vendit dhe Tiranës?

LEXO EDHE:  Kërcënimet e PD-së për mos hyrje në zgjedhje/ Topollaj: Taktikë e vjetër e Bashës

“Nuk duhet të humbasim asnjë ditë, por ta çojmë përpara marrëveshjen e dakordësuar. Duhet miratuar drafti i Reformës Zgjedhore”, mësohet të ketë thënë Balla.

Ky qëndrim i socialistëve vjen pas takimit që sekretari i  Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla zhvilloi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bujqësia e braktisur/ Qeveria harxhon 30 milionë për të fshehur dështimin e saj

Publikuar

-

Nga

Partia Agrare Ambientaliste akuzon qeverinë se ka braktisur bujqësinë. Në një deklarët për mediat, PAA thekson se qeveria po harxhon 30 milionë për të fshehur dështimin e saj .

Po ashtu, PAA, i ka drejtuar edhe një mesazh shoqërisë civile dhe ekspertëve të talentuar të qarqeve universitare të nxisin dhe marrin pjesë aktive në strategjinë e daljes nga kriza dhe në strategjinë e zhvillimit afatgjatë të bujqësisë.

“Partia Agrare Ambientaliste (PAA) si zëri publik i fermerit, blegtorit, peshkatarit dhe agropërpunuesit shqiptar proteston për neglizhencën e institucioneve shtetërore dhe vonesën e marrjes së masave konkrete në mbështetje financiare të bujqësisë.

PAA në datën 26.06.2020 i kërkoi MBZHR të qartësonte politikat dhe paketat antikrizë për  bujqësinë dhe sektorët e saj të cilët po paguajnë dëme te mëdha nga pandemia. Fatkeqësisht edhe pas përgjigjes nga Ministria, dhe sidomos pas shkurtimeve që i është bërë mbështetjes së bujqësisë me aktin normativ të ndryshimeve në buxhetin 2020, konstatohet një strategji mediatike e fshehjes së realitetit duke e zbukuruar atë.

Siç vërtetohet nga debati publik vetëm MBZHR ka realizuar një tender me vlerë 2.913.333 milion lekë për reklama dhe makiazhin e saj politik. Reklamat janë para të keq përdorura aq më tepër në sektorin që po vuan më rëndë dhe më gjatë pasojat e pandemisë.

LEXO EDHE:  A ka punë në Shqipëri?/ Basha publikon shifrat

LEXO EDHE:  Kush po financon për betonizimin e vendit dhe Tiranës?

Sipas analizës së perfomancës buxhetore për periudhën Janar – Prill 2020 rezulton se:Me rishikimet në buxhet bujqësia ka pësuar ulje të mbështetjes buxhetore me 552 milion lekë dhe shkalla e realizimit të buxhetit gjatë 4 mujorit të parë është më e ulët se në ministritë e tjera.

Më konkretisht MBZHR për periudhën Janar-Prill 2020 ka përdorur vetëm 16% të buxhetit vjetor, por ka (keq) përdorur 25% të shpenzimeve operative, por ka realizuar vetëm 10% të investimeve kapitale që janë jetike për fermerët, blegtorët, agrobiznesin dhe agroturizmin.

Shpenzimet operative ku përfshihen edhe reklamat janë realizuar 1.5 herë më shumë se totali i shpenzimeve dhe 2.5 herë më shumë se investimet publike në bujqësi. Shifrat janë kokë forta dhe hedhin poshtë çdo demagogji dhe arrogancë të financuar nga taksat e shqiptarëve.

PAA i bën thirrje shoqërisë civile dhe ekspertëve të talentuar të qarqeve universitare të nxisin dhe marrin pjesë aktive në strategjinë e daljes nga kriza dhe në strategjinë e zhvillimit afatgjatë të bujqësisë.”-thuhet në deklartën e PAA.

LEXO TE PLOTE