Connect with Us

Shënim/ Nikoll Lesi i Lali Erit, që sulmon Rilindjen

Opinione

Shënim/ Nikoll Lesi i Lali Erit, që sulmon Rilindjen

Publikuar

-

Sot gazeta “Koha Jonë”, ashtu si shumë ditë të tjera, përpiqet të ketë në krye të saj kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, ti bëjë furça Lalit, ashtu siç bën shpesh Nikollë Lesi ndaj Kryeministrit të radhës apo aletatit të radhës që i qëndron në krah, ekonomikisht dhe financiarisht.

Për diversion apo për politikë, për mbështetje fianciare apo detyrime të tjera, Erion Veliaj është i reklamuar pozitivisht çdo ditë në gazetën “Koha Jonë”. Ai nuk sulmohet. Nuk ka akuza as për korrupsion, as për skandale, aq më pak të flasësh për vëzhgime, shënime apo investigime në Bashkinë e Tiranës, dhe një qytet që është në gjendje skandaloze me infrastrukturën.

Mjafton të kujtojmë ditët e fundit të gushtit dhe shtatorit, ku kryeqyteti ngeli pa ujë. Mjafton të kujtojmë rrugët e shkatërruara dhe sakatuara. Ndotjen e lartë të ambientit në Kryeqytet, apo kaosin në trafik dhe skandalet që fillojnë me oligarkët, tenderat dhe gjithçka tjetër ndodh në Bashkinë e Tiranës.

Por Nikolla i famshëm i cili na paralajmëroi para disa ditësh një video tjetër të një diplomati të huaj me një zyrtare të Rilindjes.

LEXO EDHE:  Analiza/ Top Channel, betejat e Vjollcës me Ramën, Lulin dhe Metën

Nikolla i cili na ka thënë disa herë se Rama ka rënë!

Nikolla i cili ka Metën idhull dhe President të gazetës së tij!

Nikolla i cili njihet për luhatjet e forta politike dhe qëndrimet e kundërta, kur ka interesa të caktuara, sot sërish na ka nxjerrë në pah Lali Erin, duke e kthyer në gjysëm Rilindje gazetën e tij.

Njeriu që sulmon Rilindjen dhe qeverinë, sot benjaminit kryesor të Edi Ramës i ka thurur lavde ashtu si çdo ditë tjetër. Ka treguar se nuk di të bëjë gjë, thjesht lëpihet aty ku ka nevojë. Kështu është Lali, kështu është Likja, ndoshta dhe Luli. Tani, nëse Rama i hap pak rrugën apo e afron, mund ti lëpihet sërish Nikolla.

Kjo është çështja, si është një media ku mbizotëron pafytyrësia, hipokrizia, ndoshta dhe “fake news”, por përtej kësaj, edhe keqpërdorimi e abuzimi për interesa krejtësisht klienteliste dhe korruptive, që duken qartë kur sulmohet Kryeministri për qëllime të caktuara dhe benjamini i tij, Erion Veliaj mbështetet publikisht.

Kështu ndodh me Nikollën, kështu ka ndodhur gjithmonë, kështu ishte dhe sot, kjo ndoshta nuk është as lajm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Shoqëria Piramidale” e Artan Fuges, libri i duhur pas Termetit “piramidal”!

Publikuar

-

Nga

Nga Agron Gjekmarkaj

Pas fatkeqësisë natyrore si kjo që na goditi kunderpergjigja më e mirë është aktivizimi mendor ! Pse jo edhe duke lexuar pikerisht ata libra që shpjegojnë shoqërinë shqiptare dhe institucionet e saj , politiken, ligjerimin, tendencat, shkollen, kulturen, grupmoshat, teknologjine, progresin dhe regresin ekonomik e mbi të gjitha “ngerçin” shqiptar qe shpesh shkakton edhe viktima !

Kjo nyje gordiane të cilen të gjithë e konstatojmë,bashkëjetojme me të, e mallkojmë, renkojmë prej saj, shumë ikin pa kthyer koken, të tjerë me të ( koken) perkulur psheretijn? “vend i mallkuar”, “nuk behemi kurre” e plot piskama rrenqethese!

Një nga eminencat e mendimit intelektual shqiptar e jo vetem, autor në Paris dhe në Tiranë, Profesor atje e ketu, mbreselenes në çdo auditor e medium,ku idetë janë të rendesishme , ku dija e kultura besohet, ku te filozofia dhe artikulimi me veshtrim diakronik e sinkronik hidhet drite mbi te shkuaren si pervoje e kujtese kolektive me ato elemente qe kompozojne nje identitet, ku te tashmes i gjejne dhe pekufizojne shpirtin laik pa debuar ate mistik, ku behen parashikime per te ardhmen e botes shqiptare , kur duhet vendosmeri reagimi i qytetarit europian ndaj despotizmit neotoman , akademiku Artan Fuga shfaqet në tregun e ideve me librin “shoqëri piramidale”!

Fenomenet historike, sociologjike, antropologjike të një shoqerie periferike qe shnderrohet ne piramidale, modeli i shoqëris? dhe krizat e demokracise,ikuzionet e tranzicionit linear , ardhja e shoqerise piramidale per te kaluar tek “levizjet shoqerore te masave, te sundimi i “boseve” politike,tek zhveshja e qytetarve nga sovraniteti,tek modeli ekonomik piramidal,piramidalizimi i pushtetit vendor, lodhja demokratike e qytetarit dhe kapja e pushtetit nga pakicat e organizuara, mberritja tek paradokset e demokracise, tek domosdoshmeria e kunderveprimit te individit ndaj shoqerise piramidale dhe perfundimi solemn se “shteti jane qytetaret e tij” jane struktura e ketij libri i cili propozohet per lexim ne dite të pazakonta!

Në të gjejme,kronike e perkufizim, informacion dhe analize, komparativizem e globalizem, emra te pervecem te filozofise boterore me doktrinat e tyre si kandil i ndezur ne ujdhesen shqiptare,lider politike e politika si mendesi te konkretizuara nga partite, tipare e karakteristika, procese intelektuale e perfundime që e shkoqison “ ngerçin” e bëjnë atë trasparent, te perballueshem sipas metodologjisë që nuk e negocion lirine dhe te drejten e mbi të gjitha me urinë e atij që nuk ngopet kurre duke bashkebiseduar me Aristotelin,Emilie Durkheim, Max Weber, Raimon Aron, Robert Merton, Samuel Huntington e shume vellezer ne familjen e tij te mendimtarve !

LEXO EDHE:  Vuri kufjet kur fliste Kryemadhi/ Rama çuditet pse u bë lajm

LEXO EDHE:  Analiza/ Top Channel, betejat e Vjollcës me Ramën, Lulin dhe Metën

Por e bukura eshte sa krahas tyre ka shfletuar edhe “ Buxhetin për Qytetarin” , “ Kodin zgjedhor të Republikes së Shqiperise”, “Statutet” e Partisë Demokratike e Socialiste, statistika e raporte te kontrollit te larte te shtetit, dekrete e ligje, vendime e shumëçka tjeter që ka mbushur kohen tonë nepermjet nocioneve shtet, demokraci, tranzicion, sistem, komunikim, trasparence, pjesmarrje, qytetar, zgjidhje e zgjedhje!

Fuga propozon mundjen e tij ( ngerçit) prerjen e nyjes shqiptare)

Ai ofron te gjitha rruget në një udhetim teorik e kulturore aplikativ te pashoq! E kote ta rrefejme misterin e ketij libri nepermjet ketij prezantimi i cili nese ka nje vlere te vetme eshte ajo e lajmesit te nje lexuesi që pas “Problemeve Shqiptare” të Mehdi Frasherit nuk kishte ndeshur diçka te tille , duke qene krejt të ndryshem,per ate qe e shenjojme si realitet shqiptar!

Edhe termeti është një piramide e permbysur me një qender poshte thelle në toke e cila duke dridhur shtrin rrezen dhe nderton bazen e tij tragjike ne siperfaqe! Po keshtu shoqeria i ka lejuar vetes, te ngushtohet e të ngushtohet duke u holluar derisa ka krijuar majen e vet te piramides e cila ka shkatuar një tjeter termet, te vazhdueshem dhe të rende!

Fuga ndyshe nga Luljeta Bozdo flet per strukturen “sizmike” të shoqerisë, duke propozuar nje tjeter strukture lexojeni pikerisht keto dite të hirta!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Bail out-i i ndërtuesve

Publikuar

-

Nga

Nje nga aktet me brutale te nderhyrjes se qeverive ne tregun e lire eshte ai qe quhet bail out. Kjo eshte situata kur qeveria shpeton me parate e qytetareve, kompani te falimetuara, qe tregu i lire i ka denuar me vdekje, ose kur ble asete qe tregu i ka refuzuar.
Zakonisht ky mekanizem perdoret per te shpetuar bankat ne prag te falimentit ose edhe industri te rendesishme, sic eshte ajo e automobilave ne SHBA. Por edhe kur perdoret per keto raste, serish bail out-i eshte perversitet, korruptiv dhe atentat ndaj tregut te lire.
Plani i qeverise per te blere apartamentet stok te ndertuesve eshte i tille. Saktesisht nje thike mu ne zemer qe i ngulet tregut te lire. Po perdoren parate e qytetareve per te blere nje mall qe tregu e ka refuzuar.
Degjova kryeministrin sot te thoshte qe nuk ja u blejme ndertuesve nese duan te bejne fitim dhe qe ne do te vendosim si tavan cmimin e tregut. Per cfare cmimi tregu behet fjale? Sepse po te ishte per cmimin e tregut do ishin shitur nderkohe ato, nuk do ishin stok. Por per shkak se tregu nuk i do jane aty te pashitura.
Pertej te gjithave, varianti me i mire do te ishte ai i ndertimit te lagjeve te reja. Te plotesuara me infrastrukture, sherbime publike dhe hapsira publike. Kjo do te rregullonte pjeserisht edhe barbarine urbanistike, vecanerisht ne Durres. Por nese qeveria eshte ne presionin e kohes per te strehuar banoret dhe ka vendosur te bleje apartamentet stok te ndertuesve, atehere tavani maksimal i cmimit duhet te jete kostoja fiskale.
Ndertuesit duhen thirrur te garojne kush e ul me shume cmimin nga kostoja fiskale. Madje edhe kostoja fiskale eshte shtrenjte per nje mall qe ka mbetur stok. Por cdo cmim mbi koston fiskale eshte korrupsion dhe marreveshje e piste per te shpetuar me para publike asete dhe kompani qe tregu i ka nxjerre jashte.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Për ata që ndjekin modën e gunës së Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Ka më shumë se 20 vjet, që sa herë ka ndonjë siklet të madh, e merr vetë në dorë skenën dhe bëhet, jo vetëm regjisori, por edhe aktori kryesor i saj. Arsyeja është e thjeshtë, Edi Rama i fton të gjithë të interesuarit që të mos i shikojnë punën, por të merren me gunën e tij. Ndërkohë që askush në Shqipëri nuk e ka votuar për artist, por për zyrtar të lartë shteti, kryeministër, kryetar bashkie, ministër etj.
Këtë po bën edhe këto ditët e trishtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, me një denduri dhe intensitet të admirueshëm, që shkon në përpjestim të drejtë me përmasat e tragjedisë.
Sot duhet të ishte në akuzë dhe në monitorim si njëri nga përgjegjësit kryesorë për këtë Shqipëri të dobët dhe të papërgatitur, të cilën e gjeti gafil tërmeti, duke e këputur dhe gjunjëzuar më shumë aty ku peri ishte më i hollë. Duhet të trajtohej seriozisht dhe pa hallakatje si njëri prej arkitektëve më të rëndësishëm të një projekti diabolik, që e ka zhytur dhe drobitur vendin në një zinxhir korrupsioni, abuzimesh me pushtetin, arbitrariteti dhe padrejtësie, në gjithë këto vite. Dhe, po të doni, si personi që ndoshta mund të ketë edhe përgjegjësi direkte për veprime apo mosveprime të drejtpëdrejta gjatë ushtrimit të detyrës, sot si kryeministër, dhe dikur si kryetar bashkie.
Por ajo që nuk shpjegohet dot është fakti se përse, sa herë që mbyllet perdja, pas akteve të shfaqjes, kritikët e tij më të mëdhenj nisin një debat të egër për fjalët, gjestet, batutat, grimasat, mjekrrën, poturet dhe atletet e udhëheqësit. Duke shkuar në nje fare mënyre si demat pas bezes së kuqe.
Në këtë kontekst duhet parë edhe gjoja beteja e tij permanente me portalet dhe mediat e tjera, e cila, jo rastësisht ngjan me luftën e klasave, sepse ashpërsohet gjithmonë në kohë krizash. Ndërkohë që është fare e qartë se është e gjitha e telekomanduar nga ai vetë, me qëllimin e vetëm që me një gur të vrasë dy zogj.
Sepse, nga njëra anë, e sposton vëmendjen e publikut tek një vatër e vogël dhe artificiale, duke e larguar atë nga krateri kryesor i vullkanit. Dhe nga ana tjetër, e relativizon shumë peshën e atyre që shkruajnë dhe thonë mediat, duke i trajtuar shumicën e tyre si kundërshtar politik.
Dhe ky është një plan që ndihmohet pa masè, kur dikush ulëret më shumë për “fjalën e lirë”, që po sulmohet në kohë tërmeti, sesa për ata që kanë firmosur dhe vulosur për pallate dhe hotele monstra, që zunë brenda 51 shqiptarë të pafajshëm dhe plagosën e lanë pa çati mijëra të tjerë. Dhe nuk ka mënyrë më të keqe për ta liruar vlerën e fjalës, sesa të përfshihesh në polemika boshe me dikë, që kërkon me zor një sherr të vogël për të mbuluar një hall shumë të madh.
Në këto ditë të vështira pas tërmetit, Edi Rama është full time duke bërë punën, që i ka caktuar vetes, e cila sigurisht që nuk ka lidhje me detyrën e kryeministrit. Ndërsa të gjithë të tjerët, që po merren pa u lodhur me gunën e tij, nuk janë duke bërë punën e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE