LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëzoi audiopërgjimin Biba-Bianku/ “Prokurori i shantazhit”, rehabilitohet në prag Vettingu

19 Nëntor 2019, 11:17, Vetingu CNA
Rrëzoi audiopërgjimin Biba-Bianku/ “Prokurori i

Në vitin 2016, kur përflitej zbatimi i procesit të Vettingut, gjyqtarët dhe prokurorët u kujdesën për pasuritë e patundshme dhe jo vetëm.

Ata u vunë në lëvizje duke shitur pronat apo edhe duke i kaluar në emra të tjerë dhe herë duke i deklaruar si dhurata apo dhe si trashëgimi.

Në mes gjyqtarëve dhe prokurorëve miliarderë ka edhe nga ata që jetojnë vetëm me pagën dhe një patundshmëri që kanë pasur e kanë shitur.

Ky është rasti i , i cili si të vetmin burim të ardhurash deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes në UKT.

Një patundshmëri të llojit arë që ai thotë se bashkëshortja e tij e ka trashëgimi e ka shitur në vitin 2016, pikërisht në kohën kur zienin diskutimet për Vettingun.

Kujtojmë se prokurori Adriano Dyrmishi ka hetuar rastin ?Biba-Bianku?.

Hetimet nisën në vitin 2018, pas publikimit në media të një përgjimi me audio, sipas të cilit numri dy i KQZ-ës Denar  Biba akuzohej se kishte shantazhuar në emër të Qeverisë, gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku.

Por, prokurori Dyrmishi, kërkoi nga gjykata  që të miratojë, kërkesën për  pushimin e hetimeve, duke argumentuar, se Ledi Bianku nuk ishte marrë dot në pyetje pasi nuk ndodhej në Shqipëri.

Sipas të njëjtit, prokuror nga hetimet ka rezultuar, se nuk ka asnjë ndikim të paligjshëm nga ana e Bibës tek gjyqtari.

Komentet nëse qëndron vërtet ky argument i prokurorit apo kjo është vendosur nën presionin e Vettingut, i ka mbyllur gjykata me miratimin e kërkesës për pushimin e hetimeve.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e prokurorit Adriano Dyrmishi.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, por nuk e shkruan pagën.

Viti 2010 (Deklarata fillestare)

Gjendje cash, siguruar nga të ardhura familjare, në shumën 2 000 000 lekë.

Automjet Mercedez Benz 190 D, prodhimi i vitit 1992 me vlerë 200 000 lekë.

Kredi konsumatore , 150 000 lekë.

Viti 2010 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, Nëntor-Dhjetor 2010, në shumën rreth 130 000 lekë.

Kredi konsumatore , 150 000 lekë. Shuma e pashlyer është 53 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 935 659 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 949 428 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Drejtorisë së Trajtimit të Studentëve nr 2 në Tiranë, në shumën  31 697 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 129 911 428 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Drejtorisë së Trajtimit të Studentëve nr 2 në Tiranë, në shumën  31 697 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 065 779 lekë.

Viti 2015

Automjet tip Audi A4, i prodhuar në vitin 2006, blerë me të ardhurat e familjes në vlerën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 051 933 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste e burimeve njerëzore në UKT, në shumën 47 000 lekë.

Viti 2016

Llogari bankare hapur pas lindjes së fëmijës dhe dhënë nga Bashkia në shumën 5 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 049 214 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shitja si bashkëpronare e pasurisë, e llojit arë, në fshatin Gercalli, Fier, në shumën 375 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste e burimeve njerëzore në UKT, në shumën 594 502 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 087 810 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste e burimeve njerëzore në UKT, në shumën 434 369 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 092 625  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste e burimeve njerëzore në UKT, në shumën 698 442 lekë./CNA.al

Shantazhoi gjyqtarin?/ Pushohen hetimet ndaj Denar Bibës

Konfirmon Strasburgu/ Denar Biba shantazhoi gjyqtarin Ledi Bianku

??Audio-përgjimi?/ Denar Biba nxjerr zbuluar Bashën

?Audio-përgjimi i manipuluar? / Denar Biba akuza opozitës

Shantazhi ndaj gjyqtarit në Strasburg/ Denar Biba i kujton Bashës marrëveshjen e 18 majit

Lajmet e fundit nga