LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rasti i Alvin Berishës/ Meta dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit në Turqi

19 Nëntor 2019, 12:15, Politikë CNA
Rasti i Alvin Berishës/ Meta dekreton lirimin nga detyra të

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Turqi, Gent Gazheli.

Në dekretin e Presidentit, thuhet se lirimi i tij nga detyra ka ardhur me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë këtu se largimi nga detyra si ambasador i Gent Gazhelit është përfolur pak ditë më parë, ndërsa lidhet me rastin e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, që u shpëtua nga kampi i ferrit ?Al Hol? në Siri falë ndërhyrjes së gazetarëve italianë të ?Le Iene?.

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja ?dh?, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 ?Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë?, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11356
Tiranë, më 19.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Lajmet e fundit nga