LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Qeveria aksion për të sulmuar Presidentin"/ Daci: Kanë të paktën 15 çështje të hapura në Kushtetuese

19 Nëntor 2019, 21:42, Politikë CNA
"Qeveria aksion për të sulmuar Presidentin"/ Daci: Kanë

Teksa komentonte situatën politike në vend me ngërçin institucional për Kushtetuesen, juristi, Jordan Daci ka ironizuar betimin e kandidates për anëtare të Kushtetueses, Arta Vorpsi, tek noterja.

?Për betimin (anëtarja e GjK) ka menduar se nuk duhet të betohet te Presidenti, por tek Gjykata Kushtetuese, por si duket në vend të shkojë te Gjykata ka përfunduar te noteri. Kjo tregon një plan të para menduar të mazhorancës për të bërë të mundur që nga tre emërtesa që ka presidenti t’i marri të paktën një ose sa më shumë të munden?, ka thënë Daci.

Për juristin, e gjitha që po ndodh me Kushtetuesen është një sulm i mazhorancës për të sulmuar presidentin Meta, për shkak se qeveria ka të paktën 15 çështje të hapura në Gjykatën Kushtetuese.

?Kjo lidhet me të gjithë aksionin e mazhorancës për të sulmuar presidentin, për ta shkarkuar. Kjo mazhorancë ka të paktën 15 çështje të hapura në Kushtetuese, të cilat zhbëjnë gjithçka çfarë ka ndodhur në këto 4 vitet e fundit. Dhe nëse do kishim pasur gjykatë Kushtetuese jam i bindur që kësaj shumice do i ishin thyer hundët trefish më shumë se të gjithë mazhorancat e deritanishme?, ka thënë ndër të tjera Daci./CNA.al

Lajmet e fundit nga