LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Problemet e gazetarëve në punë/ AMA kërkon ringritjen e sindikatave

19 Nëntor 2019, 15:30, Sociale CNA
Problemet e gazetarëve në punë/ AMA kërkon ringritjen e

Problemet me të cilat ballafaqohet gazetaria shqiptare, kanë qenë në vemendje të tryezës së dytë për rregullimin ligjor të marrëdhënieve të punës së gazetarëve në mediat audiovizive.

Gjatë fjalës së tij, kreu i UGSH Aleksandër Çipa është shprehur se sot gazetaria shqiptare është në një krizë të thellë, duke e lidhur këtë edhe me vonesat e pagesave.

?Unë mendoj se duhet një ristrukturim i shoqatave të gazetarëve dhe ringritja e sindikatave. Në të kundërt nuk do të dalim nga kjo gjendje!? paralajmëroi zoti Çipa.

Edhe pedagogu i gazetarisë Mark Marku u shpreh se ?Aspekti makroekonomik është një prej arsyeve më të rëndësishme pse sot gazetaria shqiptare është më i këtë gjendje. Aspekti ligjor i cili nuk zbatohet si në rregullimin e marrëdhënieve ashtu edhe për të drejtat bazike të gazetarëve e bëjnë të cënueshme dhe censurueshme median?.

Deputeti socialist dhe kreu i komisionit parlamentar të mediave Musa Ulqini tha se ?Model në çështjen e kontratave është Transmetueseve Publik me mbi 800 punonjës të pajisur me kontrata?.

?Gazetarët aty përpara se të punësohen, marrin në dorë një kontratë. Ata e lexojnë dhe njihen me kushtet e punës. Por kjo nuk do të thotë se në RTSH nuk ka probleme? tha zoti Ulqini.

Organizatori i tryezës kreu i AMA-s Gent Salaj tha se ?Nga viti në vit ka përmirësime për kushtet e punës së gazetarëve. Mua me vjen keq që këtu nuk janë të gjithë aktorët sepse nese ka gazetarë që paguhen pak nuk do të thotë se nuk ka profesionalizëm?. AMA paraqiti një material të detajuar për t?u njohur me sugjerime në ndryshimin e ligjit të medias./CNA.al

Lajmet e fundit nga