LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“President duplex”/ Gazetari ironizon Metën

19 Nëntor 2019, 09:32, Politikë CNA
“President duplex”/ Gazetari ironizon Metën

Gazetari Adriatik Doçi ndërsa komenton situatën politike në vend, ka ironizuar presidentin Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Doçi shkruan se presidenti i cili tashmë ?përbetohet? në mbrojtje Kushtetutës, është po i njëjti që dekretoi dy data për një palë zgjedhje.

Po ashtu Doçi shkruan se kemi dy anëtare për një vend vakant në Kushtetuese, dhe dy kushtetuta, njërën për hallet e familjes, tjetrën për shtetin.

?President duplex. Dy data për një palë zgjedhje.

Dy anëtare për një vend vakant në Kushtetuese.

Dy kushtetuta, njërën për hallet e familjes, tjetrën për shtetin.

Dy zonja të para, njërën për tryeza të mbyllura nën jorgan, tjetrën/in për tryeza të hapura nën çatinë e Presidencës.?-shkruan Doçi.

Lajmet e fundit nga