Connect with Us

Pezullohen 9 patenta te Tuneli i Krrabës/ Policia: Nuk është pistë avioni

Kronika

Pezullohen 9 patenta te Tuneli i Krrabës/ Policia: Nuk është pistë avioni

Publikuar

-

Policia Rrugore vijon kontrollet e rrepta në aksin Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit të policisë, prej orë 07:00 të mëngjesit janë pezulluar 9 patenta për shpejtësi të evidentuara.

“Vijon të ndodhë. Të qarkullosh me mjet s’do të thotë që të të duket si pistë avioni apo makina.
Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm deri në këto momente, kontrolle të pandërprera në Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas.
9 patenta të pezulluara për shpejtësi të evidentuara gjatë kontrolleve me prej orës 07:00 deri në orën 15:00. Shpejtësi që varionin nga 147 km/h deri në 182 km/h. Shpejtësi që të vret jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplaset motorçikleta në Lushnje, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një motorçikletë është përplasur pasditen e sotme në Lushnje.

Mësohet se si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 50-vjeçar i motorçikletës, S.Gorovelli, i cili është dërguar me urgjencë në spital, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, ende nuk raportohet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vidhnin banesa dhe sende me vlerë, arrestohen tre të rinjtë në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës arreston tre shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës.

Mësohet se seksioni për Hetimin e Krimeve ka bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve me iniciale M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Blutë raportojnë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/Përplasen 3 automjete

LEXO EDHE:  Panik në Lezhë/ Makina merr flakë pranë një karburanti

Dy prej vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 000 lekë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çështja “Babale”/ Prokuroria jep pretencën, Salianji të shpallet fajtor

Publikuar

-

Nga

Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar sot seanca gjyqësore në lidhje me çështjen “Babale”, ku prokuroria ka dhënë pretencën për tre të akuzuarit për kallëzim të rremë.

Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji.

Për Albert Veliun është kërkuar 3 vite e gjashtë muaj burg, ndërsa për Fredi Alizotin organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga/ Ndërron jetë 35 vjeçarja

Ndërkohë për gazetarin Jetmir Olldashin u kërkua 1 vit burg, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara./CNA.al

LEXO TE PLOTE