Connect with Us

Nga Spartak Ngjela/ Pse bën Meta si i çakallosur

Politikë

Nga Spartak Ngjela/ Pse bën Meta si i çakallosur

Publikuar

-

Deklarata tronditëse e ish-këshilltarit të Trump/ Ngjela: Historia e tradhëtisë shqiptare po përsërit vetveten

Komedia Meta vijon…

Meta sot kërkoi ndihmë nga Basha për të marrë armët.

Basha sigurisht që tallet me të, sepse situata e tyre është shumë e rëndë. Kurse Basha ka hallin e tij.

Basha mezi po i rregullon yneret e tij në Amerikë, kurse Meta kërkon luftë me Amerikën dhe Bashkimin Europian!!!

Basha e di mirë çdo të thotë kjo luftë, se e provoi me mbledhjen e molotovëve në protestën e fundit.

Po Meta, a e di këtë?

Meta, në fakt, është në situatën kur nuk kupton dot asgjë.

Kërcënon diplomatët, shpif, dhe me mendjelehtësi mendon se kanceleritë e mëdha perëndimore mund të “tremben”.

Dhe ka filluar të flasë për sovranitetin. Si Enver Hoxha, kur i rrezikohej karrigia.

LEXO EDHE:  KPA e shkarkoi/ Meta fton në presidencë Besnik Muçin

Por nuk ka asnjë shqiptar që ta përkrahe, me përjashtim të atyre që ka pranë dhe i paguan.

Në fakt, është i trembur, dhe nën klithma frike po kërkon sovranitet për të garantuar pronat dhe paratë e tija.

Këtë sigurisht që e kuptojnë të gjithë shqiptarët, prandaj po e neverisin.

Kurse Uashingtoni sigurisht që qesh me të, se e di madje edhe ku i ka depozitat e parave.

Por, tani që Ilir Meta po bën si i çakallosur, a do ta denoncojë Uashingtoni që edhe shqiptarët t’i dinë bëmat e tij korruptive?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmëroi se do ta padiste për shpifje/ Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Kam fituar dhe gjyqe të tjera me ty

Publikuar

-

Nga

Paralajmëroi se do ta padiste për shpifje/ Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Kam fituar dhe gjyqe të tjera me ty

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, ka reaguar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se do ta padisë për shpifje.

Duma shprehet se kjo padi është një tregues që Veliaj është i “kapur kokë e këmbë” nga mafia, teksa thekson se kjo nuk do e ndal.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën! Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta. Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I doli emri në përgjime/ Sfidon këshilltari Metës: Nuk e vërtetoni dot, s’i bëj muhabetet në telefon

Publikuar

-

Nga

I doli emri në përgjimet italiane/ Sfidon këshilltari Metës: Nuk e vërtetoni dot, unë s’i bëj muhabetet në telefon

Këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla, emri i të cilit ka dalë në përgjimet e mafies në Itali, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale ku sulmon Karlo Bolinon.

Kulla thotë se akuzat ndaj tij nuk mund të vërtetohen, ndërsa shton se nëse do donte të takonte njeri, bisedat nuk i bënte nëpër telefon.

Kapter Flluskes(perkthejeni iltalisht se e kam nje kat poshte shtepise dhe e njoh prej 22 vitesh), kapter flluska ti e di mire qe po te doja te te takoja Kreun e Antimafias De Raho s do merrja ne telefon as ty kapterri i Flluskave te Rilindjes as kete kapterrin e Katanxarros, por shefat e shefave qe ti kam sjelle Ty tek Bunkeri yt mes Tiranes dhe ti me luteshe ti prezantoja. Jeni kaq qesharake saqe une ju sfidoj publikisht te vertetoni me prokurite ketu dhe pertej detit nese une kam takuar apo kam kerkuar ndonjehere takim me Shefin e Prokurorise Kombetare Antimafia De Raho apo Ju perfqsuesit e perfaqsuesve te Mafias ne Tirane keni takuar apo bere tendera apo ndertime ne Tirane apo diku tjeter me parate e Ndragetes apo Mafias ne Shqiperi. Hapni hetim te plote dhe beni trasparence ne cdo kohe.

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do të largohet nga PD nëse humb zgjedhjet?/ Basha tregon ku do e shohim pas 25 prillit

Publikuar

-

Nga

A do të largohet nga PD nëse humb zgjedhjet?/ Basha tregon ku do e shohim pas 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se është i bindur se me 25 prill, ai do të konfirmohet kryeministër i Shqipërisë.

I pyetur në “Kjo Javë” nëse do të jepte dorëheqje nga posti i drejtuesit të PD-së nëse humbiste zgjedhjet, dhe nëse do vijonte të qëndronte në krye të PD Basha tha se shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin.

“Pa pikë diskutimi që shqiptarët me 25 prill do zgjedhin ndryshimin dhe nuk do të ketë forcë që do ta ndal ndryshimin.

Partia Demokratike do të fitojë, opozita e bashkuar do të fitojë, socialistët do të kenë shansin që të rikthejnë Partinë Socialiste në një forcë progresive dhe jo në një bashkëpunëtorë të hapur të mafias siç e ka bërë Edi Rama, siç doli nga përgjimet;”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE