Connect with Us

“Minoi Kushtetuesen”/ PD reagon për kallëzimin ndaj Dvoranit

Politikë

“Minoi Kushtetuesen”/ PD reagon për kallëzimin ndaj Dvoranit

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka lidhur me vendimin e Presidentit Meta për të kollëzuar penalisht kreun e KED.

Përmes një deklarate shpërndarë mediave, Bardhi shprehet se me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

“Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Gjuha e Erion Veliajt ndaj gazetarëve/ PD rezolutë për të ndalur kërcënimet dhe fyerjet

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po iu përgatis për Gjermani”/ Altin Goxhaj ironizon Bashën për emigrimin e të rinjve

Publikuar

-

Nga

Altin goxhaj flet per gjyqin e qeverise ndaj bisnesmenti italian

Avokati Altin Goxhaj ka folur për fenomenin e shpopullimit të vendit tonë si pasojë e emigrimit të të rinjve.

Goxhaj e vuri theksin tek arsimimi dhe punësimi i të rinjëve si dy arsye themelore të shpopullimit qe japin ndikim direkt në ekonomi.

Teksa foli për politikat arsimore ai ironizoi kreun e PD, Lulzim Basha duke thënë se ”tu thuash të rinjëve shqiptar thjeshtë do iu përmirësoj arsimin nuk mjafton, është njësoj si tu thuash po iu përgatis për Gjermani.
Duhet të këtë një infrastrukturë më të mirë në mësimdhënie ashtu edhe në kurrikula, fjala bie në teknologji informacioni dhe ti orientosh drejt tregut të punës.”

Ai foli edhe për sektorin ekonomik duke thënë se biznesi këtu nuk përkrahet përkundrazi sulmohet duke permendur njësitë kontrolluese siç janë tatimoret.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Tahiri kalëron mbi shalën 7 500 euro

LEXO EDHE:  Zbulohen faktet sesi Luli i gënjente ndërkombëtarët

“Emigracioni i të rinjëve për një jetë më të mirë vjen si pasojë e papunësisë dhe krahut të lirë të punës duke e krahasuar me fenomenin e ardhjes së shtetasve të tjerë emigrant në vendin tonë siç janë afrikanët përshembull çka ul ndjeshëm krahun e punës”, tha Goxhaj në studion e Fax News.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos shih veten 24 orë non stop në pasqyrë”/ Qytetarët i hakërrehen Ramës: Kush doktor të bëri operim?

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë, sa i takon njohjes së lejeve të drejtimit të automjetit në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndërsa citon Ministrin Federal të Transporteve në Gjermani, bën të ditur se ky i fundit do t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv, sa i takon kësaj çështje.
Mirëpo ajo që bie në sy janë edhe komentet e qytetarëve të cilët nuk ngurojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre nga qeveria.

Ata shprehen se Rama nuk është i aftë të drejtojë shqiptarët.

“O Ramë mos shif veten 24 orë non stop në pasqyrë boll pe veten qe 23 vjet 24 ore non stop ne pasqyre o rame se shqiprin e shkaterrove e vrave duke pa veten 24 ore ne pasqyre ik nga politika se nuk je mire te ka lene doktori me gabimin e tij te ka lene te paafte si njeri jo me te drejtosh 3 milion shqiptar ti sdrejto dot 1 makine jo re drejtosh 3 milion shqiptarë”, shkruan një komentues.

“Kush eshte ai doktor qe te boni operim ty se te ka lene te pa afte te ka shkaterru jeten ,ca bo gabimi doktorit ecen dhe behet kryeminister dhe merr ne qafe nje komb ,faji I doktorit eshte qe te ka shku keq operimi dhe sje mire dhe gabimi I doktorit po na kushto jeten ne dhe ty ,o rame jep dorheqje nuk ke faj ti fajet I ka doktori mos e le gabimin e doktorit te na udheheq ne”, thuhet në një nga komentet e shumta të qytetarëve në adresë të Ramës.

LEXO EDHE:  Basha degradoi në vitin 2017/ Ish anëtari i Këshillit Kombëtar “skanon” kreun e PD

LEXO EDHE:  Gjuha e Erion Veliajt ndaj gazetarëve/ PD rezolutë për të ndalur kërcënimet dhe fyerjet

Një tjetër komentues i kërkon llogari kryeministrit për ndërtimin e shtëpive të shembura ga tërmeti I 26 nëntorit.

“O njerezit presin ndertimet e shtepiave te demtuara Nga termeti ,jan me mijera njerez ne laç qe po mjekohen ne kushte te veshtira,premtimi yt ishte qe ne muajin maj do jet gati spitali I ri .njerezit Duan pune ekonomi, ti nxjerr patentat”, shkruan komentuesi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi publikon videon/ Mbrojtja e Dakos, frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi teksa publikon një video, thotë se këmbëngulja e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogance por është frikë!

Sipas Bardhit, është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit.

“Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.
Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE