Connect with Us

Miliona lekë cash, agjenci udhëtimesh e sigurimesh/ Gjyqtari i “artë”, thyen rekordin me pasuri

Vetingu

Miliona lekë cash, agjenci udhëtimesh e sigurimesh/ Gjyqtari i “artë”, thyen rekordin me pasuri

Publikuar

-

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, mund të konsiderohet si gjykata më milionere në vend. Në fakt gjykata nuk është biznes, por janë gjyqtarët të cilët pretendohen që bëjnë drejtësi, të cilët janë kthyer në biznesmenë.

Gjyqtari Agron Zhukri, ndryshe, mund të quhet edhe gjyqtari i artë për shkak të pasurisë që posedon.

Agjenci udhëtimi, agjenci sigurimesh, patundshmëri, apartamente luksoze në Tiranës, dhe aktivitete të tjera private që gjyqtari i kanë vënë në emrin e bashkëshortes dhe djalit.

Në deklaratën fillestare atë të vitit 2003, gjyqtari Zhukri deklaron një shtëpi banimi, ndërtuar para vitit 1990 me vlerë 3 milion lekë e rikonstruktuar më pas si ambjent zyre, agjenci me vlerë 2 milion lekë. Gjithashtu ai deklaron një automjet në pronësi të bashkëshortes në shumën 1.5 milion lekë. Të ardhura nga agjencia e udhëtimit dhe sigurimit të bashkëshortes, në vitin 2013, shkojnë në shumën 130 000 lekë.

Deri në vitin 2005, patundshmëria e gjyqtarit nuk ka ndryshuar, ndërsa në vitin 2006 ai ka blerë 2 apartamente  banimi, me sipërfaqe 131.8 m2 me vlerë 280 000 euro. Këto apartamente i ka vënë në emër të bashkëshortes.

Në vitin 2005 të ardhura nga biznesi i bashkëshortes shkojnë në 135 050 euro, ndërkohë ai deklaron që dy apartamentet i ka blerë me kredi e cila ka përfunduar së paguari në vitin 2015.

Në vitin 2007, të ardhura nga biznesi i bashkëshortes kapin shifrën 65 000 euro, ndërsa në vitin 2008 të ardhurat janë në vlerën 74 500 euro, për të vijuar më tej në vitin 2009 me të ardhura në shumën 31 600 euro.

Ndërkohë nga qiraja e dy apartamenteve ka përfituar shumën 21 600 euro, ndërsa për studimet e djalit ka shpenzuar 10 900 euro. Në total për vitin vitin 2009,  gjyqtari ka shpenzuar  35 783 euro.

Në vitin 2010, shpenzimet e gjyqtarit kapin shifrën 36 580 euro, ndërkohë që bashkëshortja Rezarta Zhukri ka blerë një automjet Peugeot 308, me vlerë 10 902 euro.

Në vitin 2011 gjyqtari ka shpenzuar për studimet djalit 13 000 euro, ndërsa në total shpenzimet shkojnë 39 290  euro.

Një vit të ardhurat nga biznesi janë në vlerën 8 526 277 lekë, ndërsa të ardhura nga qiratë e dy apartamenteve  2 745 600 All.

Kështu gjendje cash në vitin 2013, gjyqtari deklaron 21 000 euro. Totali i të ardhurave në vitin 2013, në shumën 12 049 848 lekë, ndërsa në vitin 2014 totali i të ardhurave në vitin 2014, në shumën 25 275 155 lekë.

Edhe në vitin 2015, 21 000 euro gjyqtari i ka cesh. Në vitin 2016, gjyqtari Zhukri deklaron vlerën monetare prej 192 milion lekësh të siguruara nga biznesi i bashkëshortes së tij. Në total vlera monetare e deklaruar prej tij në vitin 2016 arrin shifrën e 261 milion lekëve dhe 18.444 euro.

Në vitin 2017, përveç të ardhurave nga bizneset, gjyqtari deklaron se ka depozituar në hipotekë një kontratë për një sipërfaqe që përfiton ngë qenia pronar e një trualli ku po ndërtohet një godinë banimi.

Në vitin 2018 ai deklaron gjendje cash nga të ardhurat familjare 1 400 000 lekë, të ardhura nga qiratë në shumën 4 876 800 lekë, të ardhura nga biznesi i bashkëshortes, në shumën 11 096 519 lekë dhe 31 149 254 lekë si dhe të ardhura nga aktiviteti privat i Arold Zhukrit në shumën 1 604 018 lekë All

Pasuria e deklaruar nga gjyqtari Agron Zhukri

Viti 2003

Shtëpi banim, ndërtuar para vitit 1990 me vlerë 3 milion lekë e rikonstruktuar më pas si ambjet zyre, agjenci me vlerë 2 milion lekë.

Automjet në pronësi të bashkëshortes në shumën 1.5 milion lekë.

Vepra arti riprodhim, punuar nga gjyshi i bashkëshortes.

Gjendje cash në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 720 000 lekë.

Të ardhura nga agjencia e udhëtimit dhe sigurimt të bashkëshortes në shumën 130 000 lekë.

Licencë për bileta avionit dhe për agjenci sigurimesh.

Viti 2004

Nuk ka ndryshime të pasurisë së luajtshme të paluajtshme nga viti 2003.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 80 000 lekë (muaji).

Shpërblim vjetor, 30 000 lekë.

Puna jashtë orarit e paguar me 30 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 780 000 lekë.

Shpërblim vjetor, 25 000 lekë.

Puna jashtë orarit e paguar me 20 000 lekë.

Viti 2006

Shitje automjeti Mitsubishi, me vlerë 14 500 euro.

Blerje automjeti Volsvagen Classic me vlerë 43 000 euro.

Blerje  2 ap.banimi, me sip.131.8 m2 me vlerë 280 000 euro.

Të ardhura nga shitja e ap banimit ndërtuar mbi truallin e familjes me vlerë 30 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 840 000 lekë.

Shpërblim vjetor, 25 000 lekë.

Puna jashtë orarit e paguar me 20 000 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes nga agjencia e sigurimit dhe agjencia e udhëtimit. Sigurime, 35 000 euro, udhëtime, 60 050 euro, turizmi, 40 000 euro.

Të ardhura nga investimi me blerje trualli, ndërtim me vlerë 30 000 euro.

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 4 500 euro, ndërsa e pashlyer 180 000 euro.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 817 384 lekë.

Shpërblim vjetor, 30 000 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes nga agjencia e sigurimit dhe agjencia e udhëtimit. Sigurime, 10 000 euro, udhëtime, 40 000 euro, turizmi, 15 000 euro.

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 18 000 euro, ndërsa e pashlyer 162 000 euro. Shlyerje komisionesh bankare, 12 000 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 817 384 lekë.

Shpërblim vjetor, 30 000 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes nga agjencia e sigurimit dhe agjencia e udhëtimit. Sigurime, 9 500 euro, udhëtime, 45 000 euro, turizmi, 20 000 euro.

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 18 000 euro, ndërsa e pashlyer 132 000 euro. Shlyerje komisionesh bankare, 12 000 euro.

Viti 2009

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 20 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 982 295 lekë.

Shpërblim vjetor, 15 000 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes nga agjencia e sigurimit dhe agjencia e udhëtimit. Sigurime, 9 600 euro, udhëtime dhe turizmi, 22 000 euro.

Të ardhura nga qiratë e dy ap, me vlerë 21 600 euro.

LEXO EDHE:  Drejtësi me këste/ Qeveritarët e kokainës, shkarkojnë gjyqtarë dhe prokurorë

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 24 883 euro, ndërsa e pashlyer 125 074 euro.

Shpenzime për studimet e djalit më vlerë, 10 900 euro.

Shpenzime total për vitin 2009, në shumën 35 783 euro.

Viti 2010

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 21 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 016 547 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes nga agjencia e sigurimit dhe agjencia e udhëtimit me vlerë 5 800 000 ALL.

Të ardhura nga qiratë e dy ap, me vlerë 2650600 All.

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 22 130 euro, ndërsa e pashlyer 110 005 euro.

Shpenzime për studimet e djalit më vlerë, 12 000 euro.

Shlyerje kredie për makinën e bashkëshortes Peugeot 308 me vlerë 2 450 euro, ndërsa pa shlyer 8 452 euro.

Shpenzime total për vitin 2010, në shumën 36 580 euro.

Bashkëshortja Rezarta Zhukri ka blerë një automjet Peugeot 308, me vlerë 10 902 euro.

Viti 2011

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 25 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 016 547 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes nga agjencia e sigurimit dhe agjencia e udhëtimit me vlerë 7 180 076 ALL.

Të ardhura nga qiratë e dy ap, me vlerë 2 688 000 All.

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 22 090 euro, ndërsa e pashlyer 90 740 euro.

Shpenzime për studimet e djalit më vlerë, 13 000 euro.

Shlyerje kredie për makinën e bashkëshortes Peugeot 308 me vlerë 4 200 euro, ndërsa pa shlyer 4 907 euro.

Shpenzime total për vitin 2011, në shumën 39 290 euro.

Viti 2012

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 23 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 046 190 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes nga agjencia e sigurimit dhe agjencia e udhëtimit me vlerë 8 526 277 ALL.

Të ardhura nga qiratë e dy ap, me vlerë 2 745 600 All.

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 21 135 euro, ndërsa e pashlyer  72 333 euro.

Shlyerje kredie për makinën e bashkëshortes Peugeot 308 me vlerë 4 200 euro, ndërsa pa shlyer 707 euro.

Viti 2013

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 21 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 042 409 lekë.

Të ardhura nga paga e Arold Zhukrit në shumën 239 200 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes me vlerë 8 002 639 ALL.

Të ardhura nga qiratë e dy ap, me vlerë 2 745 600 All.

Totali i të ardhurave në vitin 2013, në shumën 12 049 848 All.

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 19 993 euro, ndërsa e pashlyer  52 742 euro.

Shlyerje kredie për makinën e bashkëshortes Peugeot 308 me vlerë 707 euro, ndërsa pa shlyer 707 euro.

Viti 2014

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 19 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 277 071 lekë.

Të ardhura nga paga e Arold Zhukrit në shumën 245 000 lekë.

Të ardhura nga paga e Rezarta Zhukrit në shumën 1 185 120 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes me vlerë 19 841 564ALL.

Të ardhura nga qiratë e dy ap, me vlerë 2 726 400 All.

Totali i të ardhurave në vitin 2013, në shumën 25 275 155 All.

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 19 531 euro, ndërsa e pashlyer 33 231 euro.

Viti 2015

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 21 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 251 599lekë.

Të ardhura nga paga e Arold Zhukrit në shumën 389 200 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Rezarta Zhukrit në shumën 1 192 800 lekë.

Bashkëshortja ka shitur automjetin Peugeot 308 në shumën 7 000 euro.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes me vlerë 10 250 838 ALL.

Të ardhura nga qiratë e dy ap,në pronësi të bashkëshortes me vlerë 1 302 000 All.

Të ardhura nga aktiviteti privat i Arold Zhukrit në shumën 290 000 All.

Totali i të ardhurave në vitin 2015, në shumën 14 656 437 All.

Kredi për blerjen e dy apartamenteve. Shuma e shlyer është 18 956  euro, ndërsa e pashlyer 18 130 euro.

Viti 2016

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 1 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 279 565 lekë.

Të ardhura nga paga e Arold Zhukrit në shumën 626 892 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Rezarta Zhukrit në shumën 1 560 600 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes me vlerë 8 014 881 ALL dhe 11 169 015All.

Të ardhura nga qiratë e dy ap,në pronësi të bashkëshortes me vlerë 1 295 196 All.

Të ardhura nga aktiviteti privat i Arold Zhukrit në shumën 660 275 All.

Shlyer kredia për blerjen e 2 ap.

Viti 2017

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 1 500 000 lekë.

Gjyqtari deklaron se ka depozituar në hipotekë një kontratë për sip që përfiton ngë qenia pronar e një trualli ku po ndërtohet një godinë banimi.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 285 707 lekë.

Të ardhura nga paga e Arold Zhukrit në shumën 829 980 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Rezarta Zhukrit në shumën 1 773 400 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes me vlerë 11 284 242 ALL dhe 38 610 857 All.

Të ardhura nga qiratë e dy ap,në pronësi të bashkëshortes me vlerë 3 160 000 All.

Të ardhura nga aktiviteti privat i Arold Zhukrit në shumën 1 304 944  All.

Të ardhura nga paga e djalit Arold Zhukri, si mësimdhënës, në shumën 230 400 All.

Viti 2018

Gjendje cash nga të ardhurat familjare 1 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 328 462 lekë.

Të ardhura nga paga e Arold Zhukrit në shumën 940 130 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Rezarta Zhukrit në shumën 1 560 600 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, Lorin Zhukri, në shumën 488 046 lekë.

Të ardhura nga qiratë në vitin 2018, në shumën 4 876 800 lekë.

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes, në shumën 11 096 519 lekë dhe 31 149 254 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat i Arold Zhukrit në shumën 1 604 018 lekë All./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Nga Vladimir Karaj

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede u përball në një seancë të dytë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një denoncim që ngrinte dyshime për konflikt interesi dhe gjykim të çështjeve të njëjta në dy shkallë të gjyqësorit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, bëri me dije se çështja ishte shtyrë, pikërisht për shkak të denoncimit të marrë në ditën e seancës dëgjimore të 10 janarit 2020.

Sipas denoncuesit, Gazidede kishte shqyrtuar si gjyqtare e Shkallës së Parë dhe më pas si gjyqtare e Apelit dy çështje të njëjta, duke dëmtuar paanshmërinë e procesit. Sipas denoncimit, Gjykata e Lartë që kishte shqyrtuar ankimin e palëve, e kishte përdorur këtë si argument për prishjen e vendimeve të Apelit. Po ashtu, denoncuesi pretendonte se Gazidede ishte në konflikt interesi dhe se kishte gjykuar çështje me palë kompaninë Albtelekom, në të cilën kishte aksione. Gazidede i kundërshtoi akuzat. Ajo tha se për një nga çështjet, gjykimi i saj kishte qenë i arshivuar dhe edhe pse palët ishin të njëjta dhe objekti i saj i ngjashëm.

Gazidede tha se në rastin e dytë, ajo nuk kishte gjykuar çështjen siç përmendej në denoncim, por kishte zhvilluar vetëm një seancë paraprake. Gjyqtarja tha se kjo seancë kishte dështuar, pasi palët nuk kishin qenë të pranishme dhe pas kësaj ajo kishte kaluar në dhomën penale dhe çështja ishte rishortuar. E pyetur nga relatorja se pse Gjykata e Lartë kishte vendosur të prishte vendimet e Apelit Administrativ, nisur edhe nga prania e saj në këto çështje më herët, Gazidede tha se “Gjykata e Lartë nuk kishte pasur arsye ta shikonte kaq thellë rastin”. Ajo vuri në dukje se vendimet kishin qenë unanime dhe se prania e saj nuk kishte ndikuar në proces. Gazidede po ashtu mohoi akuzat për konflikt interesi për shkak të aksioneve në kompaninë Albtelekom. Ajo tha se aksionet, prej të cilave ishte hequr dorë, ishin të papërfillshme.

LEXO EDHE:  Foto-PS rikonfirmoi Pekën në detyrë?/ Zbulohet anëtari i KQZ  që e shoqëronte

LEXO EDHE:  Gjosha takon Ambasadorin polak/Drejtësia i hp rrugën çeljes së negociatave

“Janë vetëm 0.000333 për qind,” tha ajo, duke theksuar se ishin përfituar nga bashkëshorti si punonjës i kompanisë kur ajo ishte shtetërore. Ajo shtoi se vlera e tyre ishte e vogël dhe se asnjëherë nuk kishin përfituar dividentë nga kompania. “Nëse de jure vlerësohet si shkelje, de fakto s’ka pasur pasoja,” shtoi jo, duke theksuar se vlera e aksioneve kishte qenë vetëm në letër. Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Në janar të këtij viti ajo u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI dhe me barrën e provës për disa prej pasurive. KPK vuri në dukje disa mosdeklarime dhe mungesë burimesh. Gjyqtarja pretendoi se mosdeklarimet ishin “gabim njerëzor”, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh punë dhe të ardhura që nuk ishin parë nga Komsioni.

Edhe në këtë seancë, asaj iu vu në dukje si konflikt interesi pasja e askioneve, ndërsa u tha se i ishte kaluar barra e provës edhe për një sërë gjetjesh në kriterin e profesionalizmit. Gazidede ka kërkuar në të dy seancat konfirmimin në detyrë. Vendimi pritet të njoftohet më 10 korrik 12.00.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Dokumenti-Skandali në Gjykatën e Rrethit Tiranë/ Gjyqtarja shkel ligjin

Publikuar

-

Nga

Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë drejtësi për qytetarët, duket se janë ato që bëjnë padrejtësi ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me një padi të bërë nga një shtetas shqiptar.

Në datë 15.01.2020, shtetasi me inicialet G.L. vendos të hapë padi civile ndaj shtetasit me iniciale Z.Z , pronar dhe administrator i një firme ndërtimi në Tiranë, për blerjen e tokës në zonën e Saukut, ku i padituri nuk ka realizuar aktin e shitjes së kësaj toke pas përfitimit të shumës 22,500 Euro nga paditësi në vitin 2013, shumë e cila përbente të gjitha kursimet familjare të këtij qytetari dhe familjes së tij.

Në datën 09.06.2020 gjyqtarja e rrethit gjyqësor Tiranë, Fida Osmani, pasi ka shqyrtuar padinë dhe aktet VENDOS: KTHIMIN E PADISË DHE AKTEVE PA VEPRIME, si padi me të meta.

Arsyetimi që e nderuara ka bërë për klasifikimin e padisë me të meta janë adresat e pasakta të të paditurve (të gjithë bashkëpronarëve të truallit), të cilin e bazon ne nenin 145/a.

E nderuara ama ka harruar të vërtetojë këtë fakt, pasi i vetmi burim i saktë i gjeneraliteteve dhe adresave të shtetasve është Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë. Ajo e ka cilësuar padinë me të meta duke SUPOZUAR që adresat janë të pasakta.

LEXO EDHE:  Ambasadori amerikan: Sot është një ditë shprese për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Sakrificat e Kryemadhit për atdheun/ Nga luksi tek relaksimi i “Landit të Fierit”

Për të vijuar më tej, Neni 130 i Kodit të Procedurës Civile, thotë se: “Njoftimi shkresor i njoftohet personit të thirrur KUDO KU AI GJENDET, Neni 131 thotë se: Kur nuk është i mundur njoftimi sipas dispozitave të nenit 130, ai bëhet në zyrën e tij apo në vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare”.

Neni 133 thotë se: “Kur nuk dihet vendbanimi, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në Gjykatë dhe në vendin e afishimit, ku ai ka patur banesën e fundit, gjithashtu në faqen elektronike zyrtare të Gjykatës”.

Të gjitha këto nene të Kodit të Procedurës Civile, janë anashkaluar dhe trajtuar si joekzistente nga gjyqtarja.

Nga të gjitha këto duket qartë që qëllimi në vetvete i gjyqtares ka qënë të mbrojë të paditurin.

Me vendimin KTHIM TË PADISË PA VEPRIME, gjyqtarja FIDA OSMANI ka vendosur: Hajduti milioner Z.Z të mbajë token dhe 22.500 Euro, ndërsa i dëmtuari të jetojë me faktin që i janë vjedhur 22.500 Euro ose të kërkojë mënyra të tjera për vendojsen e drejtësisë.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga zbardhja e vendimit, paditësi nuk ka marrë në dorë këtë vendim nga Gjykata, për ta ankimuar atë në Gjykatën e Apelit. Përpjeket e tij për të marrë në dorezim personalisht vendimin në gjykatë kanë rezultuar të pasukseshme deri më sot./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtarja në sitën e vettingut/ Si u tetë-fishua pasuria e Alkelina Gazidede nga viti 2003-2017

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të martën më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo.

Alkelina Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alkelina Gazidede nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Gazidede zotëronte pasuri familjare me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me tetë herë, duke kapur vlerën e 24.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet nga pasuri të paluajtshme me vlerë 10.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 11.6 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 270 mijë lekë. Familjarët e gjyqtares zotërojnë gjithashtu aksione me vlerë 100 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 44.5 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 32% në buxhetin e të ardhurave, ndërsa pagat e familjarëve zënë 31%. Të ardhurat e siguruara nga biznesi i familjarëve janë në masën 16%, ndërsa të ardhurat nga qiratë përbëjnë rreth 9% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Alkelina Gazidede, dy deklarata rezultojnë me probleme.

LEXO EDHE:  Heshten hetimet ndaj gjyqtarit/ Markelian Kuqo radhit milliona euro patundshmëri

LEXO EDHE:  Vettingu/Fjalët e para të Ramës pas seancës së jashtëzakonshme

Gjyqtarja Alkelina Gazidede rezulton me balanca negative të pasurisë për vitet 2010 dhe 2016, duke mos justifikuar me burimet e deklaruara shtesat e aseteve në këto vite. Në vitin 2010, diferenca është 336 mijë lekë, ndërsa për vitin 2016 shënohet një diferencë e vogël prej 23 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” procedurat e paqarta për ndërtimin e një shtëpie dhe më pas legalizimin e saj. Në vitin 2004, subjekti deklaron ndërtimin e një shtese kati me vlerë 11 mijë euro mbi shtëpinë ekzistuese, ndërsa në vitin 2006 deklaron shtesën e një papafingoje të palegalizuar. Në deklarim nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me të njëjtën shtesë të deklaruar në vitin 2004 apo me shtesë të re pasurie.

Lidhur me shtëpinë, gjyqtarja deklaron gjithashtu se ka blerë truallin nga ALUIZN-i në vitin 2010, ndërsa në vitin 2011 ka përfunduar procesi i legalizimit të pronës.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me huamarrjet e bashkëshortit të subjektit në vlerat 7 mijë euro dhe 3.6 milionë lekë gjatë periudhës deklaruese.

Deklarata e pasurisë  së vitit 2003

Deklarata e pasurisë  së vitit 2004

Deklarata e pasurisë  së vitit 2005

Deklarata e pasurisë  së vitit 2006

Deklarata e pasurisë  së vitit 2007

Deklarata e pasurisë  së vitit 2008

Deklarata e pasurisë  së vitit 2009

Deklarata e pasurisë  së vitit 2010

Deklarata e pasurisë  së vitit 2011

Deklarata e pasurisë  së vitit 2012

Deklarata e pasurisë  së vitit 2013

Deklarata e pasurisë  së vitit 2014

Deklarata e pasurisë  së vitit 2015

Deklarata e pasurisë  së vitit 2016

Deklarata e pasurisë  së vitit 2017

 

 

LEXO TE PLOTE